Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimet për zgjedhjet i tejkaluan të gjithë kandidatët

БНР Новини
Foto: BGNES

Afati i regjistrimit të komiteteve të iniciativës, partive dhe koalicioneve, të cilat dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme për president më 6 nëntor, tashmë skadoi. Në qoftë se dokumentet e të gjithë të regjistruarve – 11 parti, 5 koalicione dhe 15 komitete të iniciativës, miratohen, atëherë në garën për kreun e ri të shtetit do të marrin pjesë 31 çifte presidenciale.

Këtë herë përgatitja për zgjedhjet ka disa veçori. Megjithëse që gjatë ditës së parë të afatit të regjistrimit partia në pushtet GERB deklaroi dëshirën e saj për pjesëmarrje, ajo ende nuk ka shpallur çiftin e saj për kandidat presidentë. Gjatë verës kishte pohime se ajo do t’i shpallë kandidatët e saj gjatë muajit shtator, kurse tani flitet se kjo do të ndodhë më 2 tetor. Kështu, siç duket, GERB nga njëra anë do të jetë partia e parë që ka deklaruar dëshirë për pjesëmarrje në zgjedhje, por në të njëjtën kohë mund të bëhet partia e fundit, e cila do t’i shpallë kandidatët e saj. Vonimi është disi i çuditshëm, duke pasur parasysh faktin se përgatitja për zgjedhjet presidenciale në Bullgari përsëri filloi më herët dhe nuk u vonua. Kjo është jo vetëm e çuditshme, por madje shkakton dyshime dhe është në dëm të fuqisë në pushtet, sepse na bën për të menduar se partia është e vështirësuar në shpalljen e një kandidati të fuqishëm.

Deri para pak kohe në rrethet politike kishte qëllime për bashkimin e votës së presidentit, por koalicione të konsiderueshme nuk u formuan. Në vend që të ngrihet unike kundër forcave në pushtet, e majta do të paraqitet në zgjedhjet presidenciale e ndarë në tre pjesë. Koalicioni i planifikuar midis Partisë Socialiste Bullgare dhe ABV-së u dështua. “Lëvizja 21” e ish socialistes Tatjana Donçeva jo vetëm refuzoi koalicionin e majtë, por gjatë ditës së fundit të afatit të regjistrimit në Koalicionin Qendror të Zgjedhjeve bëri të ditur se do të marrë pjesë në zgjedhje bashkë me Lëvizjen Liberale Kombëtare për Stabilitet dhe Zhvillim, që udhëhiqte para disa vitesh bashkë me Partinë Socialiste Bullgare me emrin Lëvizja Kombëtare Simeoni II. Nuk u formua edhe koalicioni i pritur midis GERB-it dhe Bllokut të Reformatorëve. Mirëpo, befasimi i madh ishte regjistrimi nga një komitet i iniciativës, që propozoi për kandidat president ish Kryeministrin Pllamen Oresharski, i cili ishte në krye të qeverisë me një mandat të Partisë Socialiste Bullgare. Kandidatura e tij u përkrah zyrtarisht nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë dhe mori përkrahje episodike, por vendimtare nga partia “Ataka”. Befasimi është i madh për shkak të fatit jo të mirë të ish Kryeministrit dhe shkakton pyetjen “Kush dhe pse e ngre këtë kandidaturë?” Sipas disa analizatorëve, ajo ka qëllim të krijojë njëfarë mburoje të kandidatit ende të panjohur të GERB-it kundër oligarkisë.

Megjithëse ende nuk është i qartë nominimi i GERB-it, sociologët tashmë bënë disa përfundime dhe prognoza. Në të gjitha rastet sipas tyre zgjedhjet do të zhvillohen me dy raunde. Në raundin e parë do të shihet përkrahja e ngushtë partiake, shkalla e mobilizimit të simpatizantëve të veçantë dhe çdo një parti do të mund të bëjë një vlerësim realist nëse ia vlen të ngulë këmbë për zgjedhje të parakohshme parlamentare apo jo. Në raundin e dytë do të shtrihen kufijtë e përkrahjes së ngushtë politike dhe një rol më të rëndësishëm do të ketë personaliteti dhe aftësia e çdo një prej kandidatëve. Përveç kësaj sociologët shënojnë se Bullgaria e starton fushatën presidenciale me befasim shumë të ulët ndaj institucioneve kryesore. Për këtë shkak ata nuk përjashtojnë mundësinë që kriza e besimit të shndërrohet në votë proteste, ose në apati dhe aktivitet të dobët zgjedhor. Një veçori tjetër e situatës paraelektorale është lidhur me orientimin e elektoratit, orientim ky i cili formohet në kushtet e një shqetësimi në rritje nga mjedisi i politikës së jashtme dhe të një kritike të matur në planin e politikës së brendshme. Çfarë do të jetë rezultati në këtë zhvendosje të fokusit të vëmendjes në krahasim me zgjedhjet e kaluara presidenciale – askush tani për tani nuk guxon të thotë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shpërndarja e vendeve të eurodeputetëve nga Bullgaria është e qartë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpërndau mandatet sipas partive për 17 vendet e eurodeputetëve nga Bullgaria. GERB-SDS merr 5 mandate, Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS) - 3, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) - 3,..

botuar më 24-06-13 9.39.PD

U bë traditë që bullgarët jashtë vendit të votojnë për ata që shprehin ndjenja proteste

Kriza politike në Bullgari solli befasinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare - të gjashtat në më pak se tre vjet. Nga një parlament gjashtëpartiak, parlamenti ynë u rrit me një forcë të re politike, pasi 13 deputetë do të ketë partia politike..

botuar më 24-06-12 7.05.PD
Edhe nëse liderët e forcës së parë politike Bojko Borisov dhe të DPS-së Deljan Peevski bien dakord për një kabinet të përbashkët, ata do të kenë nevojë për mbështetjen e një lojtari të tretë politik

Dilema - qeveri e rregullt apo zgjedhje në vjeshtë, mbetet edhe pas 9 qershorit

Fitorja në dukje vendimtare e GERB-SDS në zgjedhjet për parlamentin kombëtar nuk do të thotë se partia me çdo kusht do të arrijë të formojë një qeveri në të vetmen formë të mundshme të imponuar gjatë qeverisjes së fundit, pra të ashtuquajturin..

botuar më 24-06-11 6.55.PD