Çfarë i vështirëson më shumë studentët? Ndoshta kjo është përvetësimi i vëllimeve të mëdha të informacionit, një pjesë prej të cilit ata nuk e kuptojnë mirë. Mësimi i detyrueshëm gjithashtu ndikon keq mbi përqendrimin dhe motivimin e tyre.
Mirëpo, një njeri ka provuar ta zgjidhë këtë problem të paktën pjesërisht. Do t’ju takojmë me bashkatdhetarin tonë Aleksandër Najdenov, i cili bashkë me një mik të tij, një gjerman, krijoi një platformë në ndihmë të studentëve dhe shkencëtarëve, të quajtur Paper Hive. Ja se çfarë përbën ajo?
“Në Berlin, bashkë me bashkëthemeluesin e platformës, i cili është doktor i matematikës, patëm dëshirë të zgjidhim një problem të madh të shkencëtarëve dhe studentëve. Ky është kuptimi i teksteve të vështira. Letërsia shkencore është më e vështira në botë. Këta janë milionë artikuj dhe libra. Duke i lexuar, njeriu arrin te ndonjë formulë, të cilën nuk e kupton. Nuk ka se çfarë të bësh dhe atëherë kërkon në Google, duke humbur shumë kohë. Kjo është diçka që duam të ndryshojmë. Ne kemi bërë kështu qe të mund të shtrosh online çdo një pyetje, të lidhur me këtë artikull, dhe ndonjë koleg yti të përgjigjet.”
Shkencëtarët lexojnë dhe i pasurojnë dituritë e veta. Nëpërmjet këtij sajti ata i zbulojnë më shpejt përgjigjet e mijëra pyetjeve. Atje janë publikuar një milion e gjysmë artikuj dhe libra, të cilët mund të lexohen falas. Aleksandër shpreson që sajti të përdoret nga sa më shumë njerëz, sidomos nga studentët dhe nga pedagogët, të cilët kanë preferuar të mbeten te ne. Janë duke u zhvilluar bisedime me shkencëtarë bullgarë nga të gjitha degët e shkencës, të cilët t’i ndihmojnë me pasurimin e informacionit në sajt.
Aleksandër e quan veten “emigrant i kohës”. Çfarë do të thotë kjo?
“Kjo më erdhi ndër mend para disa vitesh, duke i parë protestat e ekologëve nga një kuzhinë e Berlinit. Për ndonjë shkak i bashkova fjalët “kohë” dhe “emigrant”. Vetë unë isha emigrant atëherë dhe pastaj fillova të mendoja për veten si një emigrant i përkohshëm, i cili nuk është lidhur me një vend të veçantë, por me një rrjet prej shokësh, kauzash dhe pune. Çdo ditë pavarësisht nëse jetojmë në Berlin, Sofje ose Londër, bisedojmë me shumë miq bullgarë.”
Aleksandër thotë se është “emigrant i kohës”, sepse duke udhëtuar në Evropë krenohet se kalon përmes pikëkalimeve vetëm me kartë identiteti dhe mund të udhëtojë shpeshherë nga Berlini deri në Sofje dhe anasjelltas, sepse ka bileta të lira. Ai mund të punojë pa problem me Bullgarinë nga jashtë dhe ka arritur të krijojë një bashkësi të vet atje, e cila e bën për t’u ndier në shtëpi, pavarësisht se ndodhet disa mijë kilometra larg atdheut.
Aleksandër Najdenov ka mbaruar arsim të lartë në degën e biznesit dhe informatikës, por që duke i bërë studimet nuk mbeti indiferent ndaj ngjarjeve te ne, por edhe ndaj bullgarëve jashtë shtetit. Prandaj mori vendim për të krijuar një rrjet prej bullgarësh, i cili e inkurajon punën mbi kauza dhe iniciativa me vlerë sociale. E quajti “Ide të bashkuara për Bullgarinë”.
Cilat janë qëllimet e tij dhe projektet e tij më të rëndësishme?
“Dy janë qëllimet e rrjetit “Ide të bashkuara për Bullgarinë”. Njëri është lidhja e bullgarëve në vend dhe jashtë. Qëllimi i dytë është sipërmarrja sociale si projekte afatgjata për shoqërinë. Filluam para afro 5 vitesh me një grup shokësh, të cilët bënin studime në Bullgari, Gjermani, Angli, SHBA. Në një moment ne i thamë vetes se në qoftë se nuk fillojmë që gjatë studimeve tona të bëjmë diçka të mirë për vendin tonë, do të largohemi nga ai një herë e përgjithmonë. Projekti ynë më i madh është një forum për sipërmarrje sociale “Idetë – këta jemi ne.” Çdo vit ne grumbullojmë rreth 100-150 bullgarë, pavarësisht se ku mësojnë, ose punojnë ata. Në grupe të ndryshme ata krijojnë nga zeroja iniciativa të reja, me qëllim përmirësimin e gjendjes në vendin tonë.”
Një prej shembujve për projekt të realizuar me sukses të këtij forumi është “Mjekimi pa kufi”. Ai u përket bullgarëve, të cilët nisin për t’u mjekuar jashtë. Në qoftë se nuk e dinë gjuhën, kanë nevojë për banesë, apo ndihmë në institucione, atëherë ata mund të lidhen me mbi 130 vullnetarë nga 13 shtete.
Një kauzë e tillë mund të quhet sipërmarrje sociale, sepse i ka ndihmuar shumë njerëz, duke zgjidhur ndonjë problem. Kur të duam të ndryshojmë diçka, atëherë çdo një prej nesh mund të bëhet sipërmarrës social. Hapi i parë drejt së ardhmes sonë më të mirë është të besojmë se ajo varret nga ne.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër kopshtin zoologjik, si dhe një kuiz me dhurata për fëmijët, njofton Bashkia e Burgasit. Veprimtaria është..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..
Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të..