Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Piano estravaganca” përsëri me një program interesant dhe emocionues

Foto: piano-extravaganza.com
Ekstravaganca do të thotë liria e formës, prania e elementeve nga artet e ndryshme, një origjinalitet dhe ekstremizëm në kuptimin më të mirë të kësaj fjale. Festivali “Piano ekstravaganca” tanimë gjashtë vjet me radhë mbron emrin e vet, duke i pasuruar përfytyrimet tona për një muzikë në piano dhe vendin e saj në botën e eksperimenteve të bukura dhe të shumëkuptimshme. Sivjet programi përfshin një periudhë relativisht të gjatë kohe, plot me recitale solo, koncerte të dhomës, “Ditë të dyerve të hapura” për fëmijë dhe të moshuar... Një nga ngjarjet shoqëruese është premiera e filmit dokumentar “Rruga e pianistëve” me pjesëmarrjen e disa nga pianistët më të njohur të kohës sonë – Marta Argerih, Serhio Tiempo, Korin Lehner. Sipas traditës koncertet janë në Klubin Qendror Ushtarak në zemër të kryeqytetit. Sivjet ka dhe dy të tjera në një sallë tjetër përsëri shumë të njohur – Galerinë Kombëtare të Arteve. Aty do të kemi nderin të dëgjojmë premierën e “Jazz before Jazz” më 4 tetor – koncert të Mario Stançevit, piano (Bullgari/Francë) dhe Lionell Marten, saksofon (Francë). Në ditën tjetër është recitimi i mikut të posaçëm të festivalit – profesor Pjotër Paleçni nga Polonia. Mbyllja është më 23 nëntor në sallën “Bullgaria”, kur do të ekzekutoi Sëng-Xhin Ço nga (Koreja e Jugut) – mbajtës i dekoratës së parë në edicionin e 17 të Konkursit ndërkombëtar për piano “Frederik Shopen” në Varshavë. Nga ky koncert më 23 nëntor, fillon dhe biseda me Ljudmill Angellovin:

“Koncerti me të cilin e mbyllim “Piano Estravagancën” është si rezultat nga bashkëpunimi jashtëzakonisht i vlefshëm midis festivalit tonë dhe komitetit organizativ të “Frederik Shopenit” – një nga konkurset më të autoritetshme për piano. Mes laureatëve të tij janë disa nga pianistët më të njohur të kohës sonë. Në sajë të kësaj kemi nderin të prezantojmë interpretuesin e ri dhe shumë të talentuar nga Koreja e Jugut Sëng-Xhin Ço. Për herë të parë ai do të mbajë një recitim në vendin tonë. Gjatë çdo një edicioni të ardhshëm të konkursit do të ftojmë laureatin e dekoratës së parë. Unë vet kam marrë pjesë në “Frederik Shopen” gjatë vitit 1985 dhe qesh i dekoruar me dekoratë. Ky qe një moment shumë i rëndësishëm në të gjithë rrugën time të plotë si pianist. Pas kësaj fillova të interpretoj krijimet e Shopenit në mënyrë integrale. Që të gjithë 7 koncertet propozojnë projekte interesante. “Kryeveprat romantike për 4 duar” prezanton dyshen nga Italia Serxho Markexhani dhe Marko Skiavo. Pas një koncerti të suksesshëm në Karnegi holl, posaçërisht për festivalin nga Nju Jorku mbërrin dhe pianistja bullgare Nadezhda Vllaeva. Në interpretim të saj do të tingëllojnë për herë të parë tek ne disa krijime të Sergjej Borkeviç. Xhaz pianisti i madh Mario Stançev dhe saksofonisti francez Lionell Marten prezantojnë albumin e vet “Jazz before Jazz”, i bazuar mbi muzikën e krijuar nga Lluis Gotshallk.

“Dita e dyerve të hapura” është një ngjarje arsimore, e cila është e drejtuar drejt miqve të pianos. Ky është një shkak të tingëllojë muzikë në pianon e re për koncerte – një instrument i shkëlqyer. Janë të ftuar dhe muzikantë profesional dhe joprofesional nga të gjitha moshat. Mario Stançevi do të flasë për rrugën e tij personale me pianon. Analitiku psikologjik docenti Orlin Todorov do të zhvillojë një bisedë interesante për lidhjen midis fjalëve dhe muzikës. Do të ketë dhe multimedia, xhirime, mendoj se do të jetë shumë interesante dhe do të mund të arrijmë dhe deri tek pjesëmarrësit më të vegjël në ngjarje, që të mund t’i bëjmë një pjesë nga bota e shkëlqyer e muzikës.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Të mos ndalojmë së kërkuari” – mesazhi në muzikën e Zhivko Vasilevit

Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..

botuar më 24-11-14 8.40.PD

"U përmbys mali" – “Deep Zone Project” u përcjell brezave muzikën e mirë bullgare

Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..

botuar më 24-11-13 8.45.PD

Edicioni i vjeshtës i SoFest i bashkon artet

Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..

botuar më 24-11-12 6.15.PD