Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Huaja e miratuar për Kompaninë Elektrike Kombëtare nuk e zgjidh problemin rreth dëmshpërblimeve për “Belene”

БНР Новини
Pas një debati të ashpër mes deputetëve, Parlamenti miratoi huan për Kompaninë Elektrike Kombëtare.
Foto: BGNES

Tërë javën shoqëria bullgare interesohet për debatin politik dhe parlamentar për dhënien e huas shtetërore për Kompaninë Elektrike Kombëtare, me të cilën t’i paguhet kompanisë ruse “Atomstrojeksport” dëmshpërblime për reaktorët e prodhuar nga ajo për projektin e parealizuar të centralit atomik “Belene”. Që para se të ketë shpallur Parlamenti qëndrimin e vet për këtë çështje, Kryeministri Bojko Borisov e informoi në telefon Presidentin Vladimir Putin për hapat e qeverisë drejt zgjidhjes së problemit, por nguli këmbë për rishqyrtimin e interesave të borxhit. Pas një debati të ashpër Parlamenti vendosi përfundimisht që Kompania Elektrike Kombëtare të marrë hua pa interes dhe pa afat, pa u saktësuar përmasa e saj. Disa orë më vonë u kuptua se Kryeministri e ka angazhuar Ministren e Energjetikës Temenuzhka Petkova për të kërkuar qëndrimin juridik a është i mundur apelimi i pagimit. Problemi lidhur me dëmshpërblimet për “Belene” mbetet i hapur dhe i paqartë dhe e tensionon situatën politike në vend në vigjilje të zgjedhjeve presidenciale, të cilat do të zhvillohen më 6 nëntor.

Shkaku që Ministrja e Energjetikës të zhvillojë sondazhe juridike për mundësinë për apelimin e pagimit mbetet i paqartë. Me kërkesë të kompanisë së avokatëve White & Case Kompania Elektrike Kombëtare tashmë ka vendosur të mos e apelojë vendimin e Arbitrazhit për pagimin e shumës prej 620 mln eurosh dhe interesave përkatëse. Shkaku është se rrallë gjykatat zvicerane i respektojnë këto ankesa, kurse shpenzimet për një veprimtari të tillë do ta ngarkonin suplementarisht buxhetin e kompanisë.

Deri në pagimin e dëmshpërblimeve, për të cilat gjykoi Arbitrazhi, mund të arrihet në qoftë se Kompania Elektrike Kombëtare me të vërtetë merr huan e votuar nga Parlamenti. Mirëpo, a do të arrihet deri te kjo hua, në qoftë se Komisioni Evropian nuk e miraton, me motivin se ajo në fakt është një ndihmë e prapranueshme shtetërore? Qeveria vuri në dukje se është e qartë me procedurat e Komisionit Evropian dhe menjëherë do ta informojë për qëllimin e vet për t’ia siguruar ndihmën shtetërore Kompanisë Elektrike Kombëtare, por nëse një ndihmë e tillë do të livrohet dhe çfarë do të jetë përmasa e saj, kjo do të varet nga përgjigja e Komisionit. Mirëpo, tani për tani nuk dihet se çfarë do të jetë përgjigja e Komisionit dhe kur do ta marrim këtë përgjigje.

Kërkesa e paplotësuar e Partisë Socialiste Bullgare që në vendimin parlamentar për huan të jetë saktësuar shprehimisht përmasa dhe afati i pagimit, hapi një temë tjetër në konfrontimet paraelektorale. Bëhet fjalë për përgjigjen nëse pushtetarët e sotëm kanë nënshkruar një çek të zbrazët për pagimet e palës ruse, ose një çek të tillë në fakt kanë nënshkruar socialistët në pushtet në periudhën 2006 – 2008, kur pa kontratë ose prokurime publike për pajisjen e “Belene” kanë paguar paraprakisht për të gjitha këto. Këtë përgjigje do ta presim gjatë fushatës paralektroale.

Mirëpo, pyetjet rreth problemit shtrihen përtej zgjedhjeve. Socialistët nuk i kundërvihen faktit se dëmshpërblimet e caktuara nga Arbitrazhi për projektin e parealizuar “Belene” duhet të paguhen, por e shtrojnë pyetjen: “Çfarë duhet të bëjmë këtej e tutje?” Ata thonë se janë dakord me idetë për ristrukturimin e projektit dhe për gjetjen e një investitori, me të cilin qeveria të zhvillojë bisedime, por çfarë do të jenë këto bisedime, pasi ndër pushtetarët ekziston mendimi se vendi ynë nuk ka nevojë për një central të ri atomik?

Huaja e votuar nga Parlamenti për Kompaninë Elektrike Kombëtare jo vetëm se nuk do ta zgjidhë problemin lidhur me dëmshpërblimet për “Belene”, por nuk do ta zgjidhë edhe debatin për të ardhmen e centralit të dytë atomik në Bullgari. Sepse për zgjidhjen e këtij debati ka nevojë për konsensus për energjetikën bërthamore, kurse konsensus të tillë në Bullgari tani për tani nuk ka.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev

Klasa politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka frikë të njohë ekzistencën e fjalës "bullgar" atje

Kreu i shtetit Rumen Radev bëri thirrje për veprime konkrete të menjëhershme nga qeveria bullgare dhe institucionet evropiane për respektimin e parimeve evropiane për zgjerimin e Bashkimit Evropian. “Qeveria e re në shtetin tonë fqinj ka treguar..

botuar më 24-06-26 8.09.MD
Doc. Dr. Spas Tashev

Integrimi evropian nuk do të jetë ndër prioritetet kryesore të qeverisë së sapozgjedhur të Maqedonisë së Veriut

Festa e Frymës së Shenjtë në Bullgari shënohet edhe si Dita e Maqedonisë. Tradita filloi pas Kryengritjes së Ilindenit të vitit 1903, pasi fillimisht ishte Dita e Luftës për Maqedoninë dhe Edrenenë, dhe pas Luftës së Parë Botërore u bë "Dita e..

botuar më 24-06-24 4.03.MD
Ekrem Imamoglu

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryebashkiaku i Stambollit kritikoi marrëveshjen për emigrantët mes Turqisë dhe BE-së Kryetari i bashkisë së Stambollit dhe një kundërshtar i presidentit Erdogan, Ekrem Imamoglu, kritikoi ashpër marrëveshjen e vitit 2016 midis..

botuar më 24-06-21 1.47.MD