Sofja është një qytet në udhëkryq këtu që nga kohërat e lashta dhe këto takohen gjuhë dhe kultura të ndryshme. Sot kryeqyteti bullgar është edhe më i larmishëm nga kjo pikëpamje. Është e mjaftueshme të ndani një ditë për shëtitje në qendrën historike të Sofjes ose në ndonjë nga qendrat e mëdha tregtare, që të dëgjoni gjuhë nga më të ndryshmet, nga të cilat nuk kuptoni asgjë.
Mes miqve të qytetit do të kapni biseda të zhvilluara në anglisht, rusisht, spanjisht si dhe në gjuhën italiane, por në qoftë se dëgjoni fjalimin e të huajve në ndonjë kafe në rrugën “Pirotska” për shembull, mund të kapni dhe gjuhën greke, turke kurse shpesh dhe atë arabe.
Gjuha nuk është thjesht një mjet për komunikim, ajo është rruga më e afërt dhe e drejtpërdrejtë për njohjen e një kulture të largët. Jo rastësisht në çdo një nga shtetet anëtare të Këshillit të Evropës me shumë vëmendje organizohet festa e cila iu përkushtohet gjuhëve. Qëllimi është që të mund të inkurajohen fëmijët dhe të moshuarit, të cilët mësojnë gjuhë të huaja.
Në ditën e parë me shumë diell të muajit tetor shumë nga kryeqytetasit u mblodhën në një vend, që të mund të saktësojnë dijet e tyre, por dhe që të takohen me pedagogë, të cilët do t’i ndihmojnë në përvetësimin e gjuhës së huaj. Rreth banakëve të 19 gjuhëve të prezantuar evropiane vazhdimisht kishte njerëz, kureshtar të marrin pjesë në viktorinë dhe lojëra.
Në institutin “Servantes” në Sofje dhe personalisht drejtori i tij Havier Valldiviellso i këshillon ata të cilët duan të mësojnë gjuhën spanjolle të dëgjojnë sa më shumë muzikë të mirë dhe të shikojnë filma me seri spanjolle në mënyrë që të mund të mësojnë më mirë gjuhën.
“Aktualisht Bashkimi Evropian mbështetet tek parimi, se secili duhet të flasë shumë gjuhë, dhe jo vetëm një. Kuptohet që anglishtja është gjuha ndërkombëtare për komunikim, por tanimë nuk bëhet vetëm me gjuhën angleze. Kështu vjen momenti që të duhet të mësohet një gjuhë e dytë. Në këtë rast gjuha spanjolle është shumë e përshtatshme, sepse është gjuhë e dytë për komunikim në botë. Bullgarët kanë një profil të tillë, që mësojnë shumë lehtë gjuhë të huaja. Personalisht unë flas spanjisht, frëngjisht në gjuhën baske, italisht dhe anglisht, kurse tani po mësoj dhe gjuhën bullgare.”
Rosica Cvetanova është përkthyese dhe pedagoge në skandinavistikë. Një gjuhë e dashur për të është gjuha suedeze, pavarësisht se bullgarët vështirësohen me fonetikën e saj.
“Si tërësi kjo është një gjuhë shumë e këndshme, me një gramatikë më të lehtë nga kjo në gjermanisht për shembull. Gjuhët janë një kyç drejt njohjes të vendeve përkatëse. Gjuha suedeze është një gjuhë e rëndësishme dhe emocionuese, sepse kjo është gjuha e Astrid Lingrenit, ABBA dhe të muzikës së njohur.”
Në banakun e Republikës së Sllovakisë, takoj ambasadorin, Shkëlqesia e Tij Marian Jakuboci. Ai është prej 3 vjetëve në vendin tonë, por e flet mirë gjuhën bullgare. Tregon se i pëlqen të lexojë dhe të dëgjojë radio këtu. Thotë se në botë rreth 7-8 milionë veta flasin gjuhën e tij, por ai që ka mësuar gjuhën sllovake, ai mund të kuptojë dhe gjuhën çeke, polake, ruse dhe ukrainase.
Docenti Veliçko Panajotov është pedagog dhe thotë se, tanimë ka shumë libra dhe fjalor në gjuhën sllovake në Bullgari.
“Ka kundërshtime gjatë përshtypjeve të para nga gjuha sllovake, sepse ka shumë fjalë, të ngjashme të atyre bullgare, por disa janë të pabesa me faktin se kanë një kuptim tjetër.”
Motoja e Institutit i Gjuhës Bullgare në Sofje është “E shkruara mbetet, duhet të jesh i shkolluar!” Përpara banakut bullgar u mblodhën më tepër njerëz. Bullgarët donin të tregojnë se e njohin dhe e respektojnë gjuhën e tyre. Sepse është me rëndësi të zotërojmë shkëlqyeshëm shkrimin, rikujton Maria Todorova nga Instituti:
“Është shumë e rëndësishme të shkruajmë drejt. Të jesh i arsimuar mirë është çështje të një prestigji dhe një respekt ndaj vetvetes. Këtu marrim pjesë me një lojë dëfryese. Për më të vegjlit ka lojë të lehta të cilat janë të lidhura me njohjen e sinonimeve, germave kurse për më të mëdhenjtë dhe të drejtshkrimit. Të jesh i arsimuar kërkon përpjekje, dëshirë dhe një këmbëngulje.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..
Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..