Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ditët e laureatëve “Katja Popova” – theksi emocionues i jetës kulturore të qytetit Pleven

БНР Новини
Foto: BTA




Sivjet festivali “Katja Popova” shënon përvjetorin e vet gjysmë shekullor. Ai është krijuar me ide të këngëtares së madhe operistike Katja Popova (me prejardhje nga Pleveni i Bullgarisë Veriore). Ai organizohet në çdo dy vjet. Prezanton interpretues të rinj që kanë marrë çmime nga konkurse prestigjioze ndërkombëtare. Edicioni i tij i tridhjetë filloi me operën “Toska”, në interpretim të solistëve mysafirë, të Filarmonisë së Plevenit, të Korit bashkiak “Gena Dimitrova” dhe të grupit vokal të fëmijëve “Arlekino”. Spektakli iu kushtua përvjetorit të 75-të të lindjes së Gena Dimitrovës – një këngëtare tjetër botërore, emri i së cilës gjithashtu lidhet me këtë qytet. Interesi ndaj spektaklit qe shumë i madh. Le të kujtojmë se para disa vjetësh teatri operistik atje ishte mbyllur dhe tani komuniteti kulturor i qytetit përpiqet të restaurojë punën e tij.

Dirigjenti i operës “Toska”, me të cilën filluan Ditët e laureatëve “Katja Popova”, qe Najden Todorov. Ja se çfarë tha ai disa minutë pas shfaqjes:

Për mua kjo është pjesëmarrja e dytë në këtë festival. Spektakli ishte i mrekullueshëm. Ai është special për mua sepse i është kushtuar Gena Dimitrovës. Ajo qe një këngëtare unike dhe unë e pata fatin ta njohë atë .Vitet e fundit bashkë me të bëmë shumë spektakle me pjesëmarrjen e teatrit operistik të qytetit Ruse. Dua t’u uroj këtyre formacioneve të mira të këngëtarëve dhe të muzikantëve të qytetit Pleven që sa më shpejtë të restaurohet puna e teatrit të tyre operistik. Ndër solistët e spektaklit ishte tenori i njohur botërisht Piero Xhuliaçi nga Italia. Jordanka Derilova është një këngëtare, e cila shton lavdinë e Bullgarisë jashtë shtetit – është jo vetëm këngëtare e shkëlqyeshme, por edhe një artiste me talent të jashtëzakonshëm. Për Aleksandër Krunev s’ka nevojë të flas – është shumë i madh.

Ndër laureatët e rinj ishin përfaqësuesit e Ukrainës, Kroacisë, Rusisë, Japonisë. Një nga netët e programit iu kushtua laureatëve të qytetit Pleven nga konkurse të ndryshme ndërkombëtare. Së bashku interpretuan Jana Zelenogorska – violinë, Marin Pavllov – flaute etj.

Ljubomir Djakovski – drejtori i Filarmonisë së qytetit Pleven dhe një nga organizatorët e festivalit, është i bindur se duhet të ndjekim traditat e mira të së kaluarës.

Dëshirojmë ta mbrojmë traditën e vjetër – tha ai. – Në të kaluarën u organizuan shumë spektakle operistike me laureatë nga konkurse të mëdha. Duhet të restaurojmë skenën e hapur operistike. Kam ide që të bëjmë një spektakël baleti gjithashtu me laureatë të rinj”. Kënaqem shumë se në programin e sivjetshëm morën pjesë interpretues aq të mirë. Violinistja Lija Petrova fitoi çmimin e parë “Karl Nilsen” gjatë prillit, Viktorija Vasilenku para disa ditësh u bë fituesja e konkursit “George Enesku”.

Dy damat interpretuan në koncertin përfundimtar të festivalit bashkë me ansamblin e dhomës “Solistët e Sofjes”.

Një nga entuziastët më të mëdhenj, i cili përkrah organizimin e Ditëve të Laureatëve është kryebashkiaku i Plevenit Georg Spartanski.

Ky është një theks i veçantë dhe i emocionues i jetës kulturore të qytetit Pleven me histori 50 vjeçare. Detyra jonë e lartë është që të mbrojmë nivelin e lartë të festivalit. Qyteti ynë ka dhënë shumë muzikantë të jashtëzakonshëm si Katja Popova, Gena Dimirrova, Emill Dimitrov. Pleveni është një qytet, i cili meriton të lëvdohet me traditat e tij në fushën e kulturës.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbyllet sezoni i nëntë i Operës Verore "Skena e Shekujve" 2024

Sonte mbyllet sezoni i nëntë i Operës Verore "Skena e Shekujve" 2024, një forum i madh muzikor i Komunës së Veliko Tërnovës. Dy muajt e fundit u ofruan banorëve dhe vizitorëve të kryeqytetit të vjetër bullgar koncerte, shfaqje opere dhe baleti,..

botuar më 24-09-04 2.40.MD

"Asker"

Lyrra është pseudonimi artistik i këngëtares së re Ljubomira Pavllova. Para se të fillonte të performonte si artiste e pavarur, ajo fitoi famë nga pjesëmarrja e saj në formacionet e njohura folklorike, si "Misteri i zërave bullgarë", "Çinari",..

botuar më 24-09-03 6.15.PD

"Mos ik" - një këngë mbi poezinë e Damjan Damjanovit

I riu Cvetelin Nakov është shumë i emocionuar duke na ofruar këngën e tij të parë "Mos ik". Në përputhje me stilin e tij emocial, Rafi Zhamakorcjan krijon një tingull dramatik me muzikë dhe aranzhim bazuar në poezinë e poetit të madh Damjan..

botuar më 24-09-02 7.15.PD