“Bota e mrekullueshme e trakes” është ekspozita, me të cilën Muzeu Regjional Etnografik në qytetin Pllovdiv u përfshi në Festat e Vjeshtës të Arteve në qytet. Organizatorët prezantojnë besime dhe zakone karakteristike, mënyrën e jetesës dhe kulturën e grave nga Trakia. Pikërisht ajo gjithnjë ndiqte, ruante dhe transferonte traditat, kujdesej për shtëpinë, fëmijët, harmoninë familjare. Grozdalina Georgieva nga Muzeu Regjional Etnografik sjell më shumë hollësi për ekspozitën në fjalë:
“Paraqesim gruan në të gjitha aspektet. Që nga lindja përmes vajzërisë me të gjitha zakonet karakteristike, pas kësaj fejesës dhe dasmës, të cilat janë momentet më të rëndësishme për çdo çupe. Pas kësaj ajo hyn në rolin e nënës dhe të gruas-gjyshe. Ekspozita prezanton të gjitha ciklet jetike të gruas. Kështu përveç ditës së përditshme të gruas, e cila është shtylla e familjes, zbulohet edhe forca e saj magjike. Gruaja-gjyshe pranohet jo vetëm si gruaja, e cila ndihmon, ajo është shëruese, dhe mami. Ka festa speciale i kushtuara atyre, si dhe për nënën e cila kujdeset për tërë shtëpinë. Të gjitha eksponatet shoqërohen edhe me shkrime plotë legjenda të ruajtura përmes shekujve. Gruaja është mbrojtëse e traditave. Të gjitha eksponatet e paraqitura në ekspozitë janë pronë të muzeut.”
Çfarë tipa të veshjeve të grave janë të paraqitura shpjegon zonja Grozdalina Georgieva:
“Aty prezantohen fustane pa mënga dhe saja të zbukuruara me gajtanë. Zakonisht saja mbahet mbi një këmishë me mëngë të gjata. Nga të dyja anët e lumit Marica dominojnë dy tipat veshje. Këtu veshjet e grave janë krejt të ndryshme, gjë që është një traditë e ruajtur përmes shekujve, megjithëqë kufiri është një lumë.”
Me fustane të ndryshme, përparëse, shami tradicionale kishin mundësi të vishen vizitueset dhe të fotografohen në kuadrin e “Natës së Galerive dhe Muzeve” në qytet. Kështu ato të paktën për një çast përfytyruan një botë patriarkale, ku përveç funksioneve familjare dhe sociale, gruaja kishte edhe detyrime të zbatojë ritet e ndryshme dhe të respektojë rregullat e vendosura prej shekujsh.
Muzeu Regjional Etnografik në qytetin Pllovdiv është i dyti për nga madhësia tek ne, specializuar në këtë fushë. Ai u themelua në vitin 1917. Nga viti 1938 ndodhet në Shtëpinë e Kujumxhievit, e cila është monument i kulturës me rëndësi kombëtare. Përveç ekspozitës së përhershme që mund të shihet nga miqtë e qytetit, muzeu është edhe bashkorganizator dhe mikpritës i festivaleve të ndryshme folklorike, të muzikës së dhomës dhe të asaj moderne. Pas ekspozitës i kushtuar gruas – nënë, gjyshe, amvise, nuse muzeu do të rregullojë një ekspozitë tjetër “Qëndisja – pasuria e krijuar nga bullgarja”.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Muzeu Regjional Etnografik në qytetin Pllovdiv
Në ditët e sotme, si në të kaluarën, që nga mëngjesi i hershëm i Natës së Buzmit, familjet po merren me përgatitjet për darkën më të rëndësishme të vitit. Darka në pritje të Krishtlindjeve është pa mish, por gjithashtu duhet të jetë e pasur dhe e..
Nata e Buzmit, e quajtur ndonjëherë edhe Vigjilja e Krishtlindjes, Krishtlindjet e Vogla, perceptohej si pjesë e një periudhe të errët, të tmerrshme, e ngarkuar me një potencial të fuqishëm për të ndikuar në të gjithë vitin e ardhshëm. Prandaj, nata..
Me 20 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Ignat Hyjmbajtësit. Sipas besimeve, dhimbjet e lindjes së Nënës së Zotit fillojnë nga kjo ditë. Edhe në këngët popullore thuhet:“Filluan dhimbjet e lindjes së nënës së Zotit”. Në kalendarin..