Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Biblioteka Kombëtare “Sh. Kirill dhe Metodij” prezanton një pjesë të trashëgimisë së ruajtur letrare

БНР Новини
Foto: BGNES

Një ekspozitë në Bibliotekën Kombëtare “Shenjtorë Kirill dhe Metodij” prezanton vepra të çmueshme të konfiskuara nga një ndërmjetës, i cili bënte provë t’i shes një koleksionuesi. Me vendim të Gjyqit të qytetit Shumen biblioteka u pasurua me 91 libra të jashtëzakonshëm në gjuhët ruse, armene, turke, frëngjishte dhe bullgare. Prej tyre prezantohen 45, sepse në sallën e madhe të hyrjes nuk ka mjaftë vend.

СнимкаAta libra janë jashtëzakonisht të çmueshëm dhe do të ruhen për brezat – tha drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, docente, doktore Krasimira Aleksandrova. Gjysma e librave të konfiskuar, janë inkunabul, ose të shtypur para vitit 1501, dhe biblioteka nuk dispononte kopje të tyre. Veprat e tjera janë botimet e para të autorëve bullgarë si dhe përkthime të letërsisë së huaj. Biblioteka ruan edhe disa prej kryeveprave më të rralla dhe më të çmueshme në botë, bëhet fjalë për trashëgiminë letrare sllave. Ndër eksponatet ka një dorëshkrim me nënshkrimin e revolucionarit bullgar Georgi Stojkov Rakovski. Konsiderohet, se ky është botimi i parë i një libri për masonerinë. Sekretin e tij na zbulon docenti Ljubomir Georgiev nga Biblioteka:

“Për mua ky botim ishte interesant për disa arsye. E para, se edhe në shekullin e XXI bullgari ka nevojë për simbolet e Rilindjes Kombëtare. E dyta, se ai tregon si njerëzit, të cilët kërkojnë të arrijnë interesin vetjak, bëjnë përpjekje dhe shfrytëzojnë mënyra të ndryshme të falsifikojnë një dokument historik. E treta, se ky dorëshkrim vet sugjeron si mund të zbulohet një falsifikim i tillë. Ka një sërë arsyetimesh që dëshmojnë, se ai u falsifikua. Disa prej tyre kanë të bëjnë me shkrimin e fjalëve të veçanta, por kryesisht, me krahasimin e teksteve të botuara. Ai, i cili e ka shkruar ka bërë përpjekje të mëdha. Ai ka zbuluar një libër të vjetër nga shekulli XIX me kopertinën përkatëse, me lutje të shkruara në të dhe pas kësaj i plotësoi.”

Doli që dorëshkrimi është i falsifikuar, por dëshmi për këtë nuk grumbullohen lehtë. Në artikullin “Tregues, ose si të shitesh Rakovskin”, docente Desisllava Ivanova nga Universiteti i Shumenit, shkruan, se dorëshkrimi me siguri nuk i përket revolucionarit Rakovski. Ai është një kopje e një botimi nga fillimi i shekullit XIX. Sipas studimit të saj, teksti qëllimisht ishte shkruar në mënyrë arkaike dhe ishte i përshtatur të tingëllojë si ata të asaj epoke. Me qëllim nuk përmenden fakte dhe emra nga e kaluara, si dhe citatet e autorëve si Marin Drinov, gjë nga e cila duket se është i huazuar.

СнимкаEkspozita mund të shihet deri më 30 tetor. Ajo prezanton të paktën një pjesë të pasurisë letrare bullgare, gjë me të cilën mund të krenohemi në të vërtetë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Varna i jep edhe një herë skenë artistëve në fushën e muzikës eksperimentale

Organizatorët e festivalit RADAR , i cili zhvillohet nga data 2 deri më 4 gusht në Varna, premtojnë një program plot ngjarje që tejkalojnë standardet tona të njohura. Edicioni i njëmbëdhjetë radhazi premton të jetë një ndërthurje e arteve..

botuar më 24-08-03 8.05.PD

Teatri Popullor “Ivan Vazov” me një sfidë ndaj publikut për 120 vjetorin e tij

Teatri Popullor "Ivan Vazov" do të kënaqë 120 adhurues të artit teatror me një biletë falas për një nga shfaqjet e sezonit të tij të ri në vjeshtë. Shkaku është 120 vjetori i themelimit të tij në vitin 1904. Fatlumët do të kenë mundësinë të blejnë një..

botuar më 24-07-28 7.25.PD

Festivali veror i filmit në Bansko prezanton pamje ekstreme për adhuruesit e aventurave

Vitin e radhës banorët dhe mysafirët e qytetit malor Bansko do të transferohen në botën e alpinizmit, kinemasë ekstreme dhe aventureske, njoftoi BTA. Edicioni i sivjetshëm i "Pasioni filmik nën yjet e verës" është në tri mbrëmje - nga data 25..

botuar më 24-07-25 5.26.MD