Regjisori i zërit është një figurë, e cila shpeshherë mbetet inkognito për dëgjuesin. Zakonisht auditori interesohet se kush është drejtuesi i programeve, kush është bashkëfolësi. Mirëpo, regjisori i zërit luan një rol të rëndësishëm në përgatitjen e programeve të radios. “Puna e regjisorit të zërit është të balancojë burimet e ndryshme: tingullin, spikerin, efektet etj., në varësi të skenarit”, na shpjegon Dimitër Pallashev. Ai e quan veten “dinozaur”, sepse mbi 40 vjet prej jetës së tij ka punuar si operator, montues, regjisor zëri dhe autor i programeve për filatelinë.
Sot, megjithëse është pensionist, Dimitër Pallashev vazhdon të bashkëpunojë për radion, përveç kësaj ka akoma një rol në jetën e tij – atë të figurantit në kinema dhe reklama. Kolegët e “Shtëpisë së Vjetër” – siç e quajmë Radion Kombëtare Bullgare, e krahasojnë me kalorësin Don Kishot, për shkak të pamjes së tij fisnike, ose me njeriun-orkestër. Ai do të gjejë bilancin perfekt midis të folurit dhe tingullit të çdo një programi, muzikën më të përshtatshme, do t’ju tregojë në mënyrë delikate të metat në tekstin e përgatitur. Në qoftë se jeni shumë të emocionuar, do të gjejë fjalët e sakta, që të qetësoheni, po të ketë nevojë madje do t’ju bëjë masazh, që ta harroni dhimbjen e kohës. Të gjithë në radio e njohin dhe e duan.
Ja se si Dimitër Pallashev na shpjegoi specifikat e profesionit të tij:
“Regjisori i zërit është prapa pultit, por ai e provon tingullin, po të ketë nevojë bën korrigjime. Ndryshimet drastike janë ndaluar absolutisht. Në punë përdoren edhe pajisje të tjera, si filtra që e ndryshojnë tingullin – për shembull, sikurse protagonisti flet në telefon. Në studio madje kishim një llamarinë të madhe, me të cilën po të duhej bënim erë. E gjithë kjo përpunohet nëpërmjet një pulti special dhe kështu e kemi produktin përfundimtar.”
Kur filloi punë në radio në vitin e largët 1962, Dimitër Pallashev u gjend në një atmosferë të shkëlqyeshme pune:
“Aparaturat ishin të mira, sipas nivelit të atëhershëm – magnetofona dhe pulte gjermane, zvicerane dhe ruse. Kolegët ishin të përzemërt dhe korrektë. Ata bënë çmos që të adaptohem sa më shpejt në mjedisin e ri. Operatori i zërit i vendoste shiritat e magnetofonit, duhej të bënte montazhe. Dhe e gjithë kjo në bashkëpunim me regjisorin e zërit, i cili ishte prapa pultit” – kujtohet Dimitër Pallashev për fillimin, kurse dhjetë vjet më vonë, me diplomën në dorë ai u bë regjisor zëri.
“Gradualisht situata ndryshonte. U montuan pulte dhe magnetofona modernë dhe ne duhej të mësonim t’i përdornim. Në vitin 1999 në punën e Radio Bullgarisë (Programet për jashtë shtetit, ku punoja në atë kohë), filluam të përdornim edhe teknikën kompjuterike. Tani, siç themi me shaka situata është “Këndo dhe puno!” Kur punonim me shirita ishte më ndryshëm. Kur shiriti mbaronte, duhej ta zgjatnim, duke e ngjitur me ngjitëse me shkopinj të vegjël prej qelqi. Tani me kompjuterin gjithçka ndodh më shpejt, është me cilësi më të lartë dhe më efektive. Teknikat e reja janë një prej sfidave para regjisorit të zërit – brenda një kohe të vogël duhet t’i përvetësosh, krahas përdorimit të teknikës së vjetër. Pas 2-3 vitesh teknika është e vjetër, duhet të ndërrohet dhe njeriu përsëri duhet të trajnohet, domethënë duhet të zhvillohesh pa ndërprerje, që t’u sigurosh dëgjuesve një produkt më cilësor. Kur i kam mësuar kolegët gjithmonë kam thënë: “Cilësia e punës suaj duhet të jetë “perfekte”, nuk e pranoj nocionin “mirë”. Edhe tani kam kolegë në radio, të cilët i kam mësuar unë, ka edhe të tillë, të cilët kanë shkuar në radio-stacione të tjera. Kur i takoj, ata më thonë: “A e mban mend, ti më mësonte në atë studio dhe kur unë shkova atje, ata u mahnitën shumë nga aftësitë e mia.” Kështu është, kur të kesh përvojën e domosdoshme, dhe dëshirën për t’i përvetësuar risitë.”
Puna e tij e ka takuar me muzikantë dhe aktorë të njohur, si Millço Leviev, Tanja Masalitinova, Apostoll Karamitev etj., incizimet e të cilëve janë në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare. “Deri më sot mbaj mend disa interpretues si Hasan Çinçiri, Angell Georgiev... Ata ishin perfektë. Mbaj mend se si gjatë një incizimi në studion Nr 1 interpretuesit ishin ulur në një qoshe dhe kur duhej të këndonin, lëviznin të zbathur, që të mos krijohen zhurma suplementare. Ishin shumë të përzemërt, sikurse ishim vëllezër” – kështu, duke biseduar ëmbël me Dimitër Pallashevin e prekëm edhe temën e dashur të punonjësve në radio për gafat në eter.
“Kishte një program live, kushtuar muzikës popullore bullgare. Drejtuesi i programit Sllavejko Sllavçev tha: “Dhe tani “Është shtrirë Tudora”, për të gjithë, të cilët e kanë dëshiruar”. Derisa e dëgjonim këngën “Është shtrirë Tudora”, na telefonuan shumë dëgjues dhe të gjithë na pyesnin: “Si është shtrirë Tudora, ku është shtrirë ajo? Kjo është pornografi” – tha në përfundim me buzëqeshje regjisori i zërit Dimitër Pallashev.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: arkiv personal
Duke u zhvendosur në Besarabi më shumë se dy shekuj më parë, bullgarët morën me vete një pjesë të ritualeve tona të pasura. Në atdheun e tyre të ri, disa zakone u modifikuan nën ndikimin e traditave vendase, të tjera u zhdukën, ndërsa disa të tjera u..
Presidenti i Republikës së Bullgarisë Rumen Radev uroi të gjithë bullgarët në vendin tonë dhe në mbarë botën me rastin e Vitit të Ri 2025 dhe u uroi paqe, shëndet dhe prosperitet. “Bota po përcjell një vit plot rreziqe. Luftërat po bëhen më të..
“Siguria, Evropa” është motoja e Presidencës polake të Këshillit të Bashkimit Evropian, e cila fillon më 1 janar. Ajo përkon me një periudhë pasigurie rreth luftës në Ukrainë, hyrjen e ardhshme në detyrë të Presidentit të porsazgjedhur të SHBA-së, Donald..
“Siguria, Evropa” është motoja e Presidencës polake të Këshillit të Bashkimit Evropian, e cila fillon më 1 janar. Ajo përkon me një periudhë pasigurie rreth..
Presidenti i Republikës së Bullgarisë Rumen Radev uroi të gjithë bullgarët në vendin tonë dhe në mbarë botën me rastin e Vitit të Ri 2025 dhe u uroi..
Duke u zhvendosur në Besarabi më shumë se dy shekuj më parë, bullgarët morën me vete një pjesë të ritualeve tona të pasura. Në atdheun e tyre të ri, disa..