Fizarmonicisti Kallojan Kumanov është ndër mijëra muzikantët bullgarë, të cilët jetojnë jashtë atdheut. Vegla e tij është me mundësi të pasura, posaçërisht kur ndodhet në dyert e një mjeshtri. Kallojani interpreton muzikë të llojeve të ndryshme – nga epoka dhe vende të ndryshme. Në repertorin e tij ka muzikë popullore bullgare, vepra klasike, pjesa tradicionale spanjolle. Ai është pedagog në 7 shkolla muzikore në Barcelonë, është solisti i Orkestrës së Fizarmonisitëve të Katalunjës (Orquesta de acordeones de Sabadell – Catalunya).
“Merrem gjithashtu me klasa mjeshtërore – tregoi ai– punoj në një nga shkollat e Konservatorit (Conservatoria de Superior del Liceu), në Akademinë Muzikore (Academia musical de arte Orfeo Graciens) e në disa vende të tjera. Deri vonë isha dirigjent i Orkestrës së Fizarmonicistëve të ishullit Minorka. Merrem me stile të ndryshme të muzikës. Përveç muzikës klasike në Bullgari të gjithët interpretojmë muzikë popullore – ajo është pasioni i madh i secilit fizarmonicist tek ne. Isha ftuar në një shkollë në Katalunjë, ku udhëheq një kurs për muzikë ballkanike. Puna atje është shumë interesante. Kam nxënës të ndryshëm – jo vetëm fizarmonicistë, por edhe violinistë, pianistë... Ka aktorë, të cilët marrin pjesë në ndonjë spektakël, për të cilin dëshirojnë të mësojnë se si të interpretojnë disa melodi. Më shpesh nxënësit e mi interesohen për muzikën bullgare, maqedonase dhe rumune.”
Si solist Kallojan Kumanov merr pjesë në projekte të artistëve të njohur spanjollë.
“Kënaqem shumë me mundësitë që i kam në Spanjë. Në skenë punoj me muzikantë të shkëlqyeshëm, bile nuk mund të numëroj emrat e të gjithëve. Për shembull, kohët e fundit marr pjesë në një projekt të një kompani muzikore me kërcimtarë të shquar të flamengos. Udhëheqësi është një balerin i njohur – nga ai mësoj shumë gjëra. Projekti është gërshetim midis flamengos dhe stileve të tjera. Publiku e pëlqen shumë atë, sallat gjithmonë janë të plota, spektaklet – gjithmonë – të suksesshme. Jam më i lumtur kur kam mundësi ta interpretoj në skenë folklorin bullgar. Muzika jonë është në të vërtetë e jashtëzakonshme. Në Bullgari jemi mësuar me këtë frazë dhe e pranojmë si një shabllon që ka humbur kuptimin e vet, mirëpo duhet ta rimendojmë atë. Secili muzikant bullgar di se kur tregojmë jashtë shtetit artin tonë, menjëherë marrim mirënjohje, dyert hapen për ne. Kam pasur shumë raste të tilla – të përjetoj krenarinë dhe lumturinë prej kësaj se jam muzikant bullgar. Njëherë shkova në një koncert të një grupi të Katalunjës, i cili interpreton muzikë ballkanike. Ishte grupi më i mirë atje. Pas koncertit i përshëndeta muzikantët dhe u bë e qartë se ata kanë dëgjuar muzikën time. Këngëtarja në të vërtetë ishte në ekstazë për shkak të takimit tonë. Ajo më tha se studion muzikologji dhe në universitet mësojnë muzikën bullgare me ritmet tona. Nuk mund të përshkruaj ndjenjat e mia atëherë. Ka aq shumë kombe të mëdha, mirëpo ata studiojnë jo muzikën e tyre, por folklorin bullgar. Dhe kjo bëhet në një shtet me tradita aq të mëdha muzikore si Spanja. Kjo duhet të dihet.”
Kallojani tregoi se po mendon për një projekt, të cilin do të realizojë në Bullgari me muzikantë bullgarë. Pas aq shumë vjetëve jashtë atdheut ai ka dëshirë të bëjë diçka interesante që do të kujtohet.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina Todorova, formacioni i fëmijëve do të interpretojë këngë të dashura të Krishtlindjeve. Lexoni më..
Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X Factor” dhe ka punuar jashtë vendit. Pasi kthimit të saj nga Norvegjia, ajo ka punuar me fëmijë si..
Duke fituar popullaritet të konsiderueshëm si pjesë e dyshes Pavell & Venci Venc' , Pavell Nikollov mori rrugën e tij të pavarur në muzikë. Ditë para ditëlindjes së tij më 10 dhjetor, ai publikoi këngën solo "Në izolator". Në të, përveç se..
Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev,..