Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kallojan Kumanov: “Muzika jonë në të vërtetë është e jashtëzakonshme – le ta rimendojmë këtë frazë shabllone”

Foto: kaloyankumanov.com

Fizarmonicisti Kallojan Kumanov është ndër mijëra muzikantët bullgarë, të cilët jetojnë jashtë atdheut. Vegla e tij është me mundësi të pasura, posaçërisht kur ndodhet në dyert e një mjeshtri. Kallojani interpreton muzikë të llojeve të ndryshme – nga epoka dhe vende të ndryshme. Në repertorin e tij ka muzikë popullore bullgare, vepra klasike, pjesa tradicionale spanjolle. Ai është pedagog në 7 shkolla muzikore në Barcelonë, është solisti i Orkestrës së Fizarmonisitëve të Katalunjës (Orquesta de acordeones de Sabadell – Catalunya).

Muzikanti i ri bullgar është nga qyteti Dobriç (Bullgari Verilindore), ku ka mbaruar një shkollë me studim të përforcuar të muzikës, kërcimit dhe artit figurativ. Pastaj ka mbaruar Akademinë e Artit Muzikor dhe të Arteve të Bukura të qytetit jugor Plovdiv. Arsimin e tij e ka vazhduar në Spanjë, ku bëri një master për pedagogjinë muzikore.

“Merrem gjithashtu me klasa mjeshtërore – tregoi ai– punoj në një nga shkollat e Konservatorit (Conservatoria de Superior del Liceu), në Akademinë Muzikore (Academia musical de arte Orfeo Graciens) e në disa vende të tjera. Deri vonë isha dirigjent i Orkestrës së Fizarmonicistëve të ishullit Minorka. Merrem me stile të ndryshme të muzikës. Përveç muzikës klasike në Bullgari të gjithët interpretojmë muzikë popullore – ajo është pasioni i madh i secilit fizarmonicist tek ne. Isha ftuar në një shkollë në Katalunjë, ku udhëheq një kurs për muzikë ballkanike. Puna atje është shumë interesante. Kam nxënës të ndryshëm – jo vetëm fizarmonicistë, por edhe violinistë, pianistë... Ka aktorë, të cilët marrin pjesë në ndonjë spektakël, për të cilin dëshirojnë të mësojnë se si të interpretojnë disa melodi. Më shpesh nxënësit e mi interesohen për muzikën bullgare, maqedonase dhe rumune.”

Si solist Kallojan Kumanov merr pjesë në projekte të artistëve të njohur spanjollë.

“Kënaqem shumë me  mundësitë që i kam në Spanjë. Në skenë punoj me muzikantë të shkëlqyeshëm, bile nuk mund të numëroj emrat e të gjithëve. Për shembull, kohët e fundit marr pjesë në një projekt të një kompani muzikore me kërcimtarë të shquar të flamengos. Udhëheqësi është një balerin i njohur – nga ai mësoj shumë gjëra. Projekti është gërshetim midis flamengos dhe stileve të tjera. Publiku e pëlqen shumë atë, sallat gjithmonë janë të plota, spektaklet – gjithmonë – të suksesshme. Jam më i lumtur kur kam mundësi ta interpretoj në skenë folklorin bullgar. Muzika jonë është në të vërtetë e jashtëzakonshme. Në Bullgari jemi mësuar me këtë frazë dhe e pranojmë si një shabllon që ka humbur kuptimin e vet, mirëpo duhet ta rimendojmë atë. Secili muzikant bullgar di se kur tregojmë jashtë shtetit artin tonë, menjëherë marrim mirënjohje, dyert hapen për ne. Kam pasur shumë raste të tilla – të përjetoj krenarinë dhe lumturinë prej kësaj se jam muzikant bullgar. Njëherë shkova në një koncert të një grupi të Katalunjës, i cili interpreton muzikë ballkanike. Ishte grupi më i mirë atje. Pas koncertit i përshëndeta muzikantët dhe u bë e qartë se ata kanë dëgjuar muzikën time. Këngëtarja në të vërtetë ishte në ekstazë për shkak të takimit tonë. Ajo më tha se studion muzikologji dhe në universitet mësojnë muzikën bullgare me ritmet tona. Nuk mund të përshkruaj ndjenjat e mia atëherë. Ka aq shumë kombe të mëdha, mirëpo ata studiojnë jo muzikën e tyre, por folklorin bullgar. Dhe kjo bëhet në një shtet me tradita aq të mëdha muzikore si Spanja. Kjo duhet të dihet.”

Kallojani tregoi se po mendon për një projekt, të cilin do të realizojë në Bullgari me muzikantë bullgarë. Pas aq shumë vjetëve jashtë atdheut ai ka dëshirë të bëjë diçka interesante që do të kujtohet.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kultura, historia dhe dashuria për natyrën takohen në majën Buzlluxha

Për një vit tjetër, festivali Open Buzludzha lidh kulturën, historinë dhe natyrën në një përjetim të paharrueshëm, rrëzë majës Buzlluxha dhe monumentit me të njëjtin emër. Organizatori i veprimtarisë, e cila do të mbahet nga data 8 deri më 11 gusht,..

botuar më 24-08-08 7.50.PD

“Unë po të shtrij ty” – një lexim modern i këngës popullore bullgare të trevës së Pirinit

Producenti Atanas Zajkov – Atazar dhe dyshja Bisera dhe Lidija na prezantojnë folklorin e bukur bullgar të veshur me tingujt e kohës sonë moderne. Kënga "Unë po të shtrij" mbart frymën e stilit tipik deep house, por tingujt e violës depërtojnë..

botuar më 24-08-07 1.15.MD
Zhaklin Tarakçi

"Feniksi"

E reja Zhaklin Tarakçi ka kënduar që e vogël dhe tashmë ka grumbulluar çmime të shumta, por popullaritetin e ka fituar më së shumti si fituese e "Zërit të Bullgarisë" 2022. Singli i saj debutues "Kakao" është krijuar nga ekipi i producentit Igor..

botuar më 24-08-06 7.25.PD