Më 14 tetor me një premierë botërore të poemës simfonike “Trakia” të kompozitores bullgare Dobrinka Tabakova, Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare, me dirigjent maestro Rosen Gergov, hap stinën e vet të re në sallën “Bullgaria”. Do të interpretohen dhe dy nga krijimet më të qarta të disa nga kompozitorëve më të rëndësishëm rusë.
“Mendova sesi ta bëj programin për hapjen, sepse çdo një fillim është shumë i rëndësishëm dhe tregon politikën programuese të orkestrës sonë. Ai përfshin krijime të shumta të kompozitorëve bullgarë, si dhe dy premiera vendase dhe dy botërore. Për mua qe me rëndësi të prezantojmë më shumë muzikë bullgare përpara publikut dhe krijime, të cilat nuk janë ekzekutuar dhe nuk janë të njohura. Prandaj e zgjodha posaçërisht Dobrinka Tabakovën, me të cilën do të hapim koncertin. U ndala tek ajo, sepse ajo është një bullgare e re dhe e talentuar, e cila bën një karrierë të madhe nëpër botë dhe është një kompozitore e së ardhmes. Muzika e saj është shumë interesante dhe meriton të prezantohet. Kemi dhe një solist të shkëlqyer nga Austria – Julian Hedenborg. E zgjodha atë, me qenë se ai përfaqëson gjeneratën e muzikantëve të rinj dhe akoma të pa frenuar, të cilët kanë një joshje dhe energji të madhe. Ai mund ta ndez publikun. E gjithë qenia e tij është frymëzuese. Ai do të ekzekutojë në koncertin e dytë për piano të Rahmaninovit. Dhe për final, zgjodha “Petrushka” nga Stravinski. Ky është një krijim shumë virtuoz për orkestrën. Është një sfidë të ekzekutohet, pavarësisht se nga çfarë klase është orkestra. Gjithmonë është e vështirë. Ky nuk është krijim, i cili është interpretuar shumë shpesh në Bullgari. Më shumë ekzekutohet “Zogu i zjarrtë” dhe “Sekreti pranveror” dhe prandaj zgjodha “Petrushkën”. Programi është shumë interesant për publikun dhe do të bëhet një koncert i mirë.”
Kompozitorja Dobrinka Tabakova tregon për punën e saj me Orkestrën e Radios Kombëtare Bullgare:
“Që prej dhjetë vjetëve punoj me këtë orkestër. Është një privilegji i madh dhe një nder për mua, se stinën e re muzikore Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare do ta hapë me një vepër nga të miat. Për herë të parë punojmë me dirigjentin Rosen Gergov. Mendoj, se është me rëndësi, që kompozitorët të bëjnë përpjekje që, veprat e tyre të arrijnë deri tek dëgjuesit. Për këtë, është e domosdoshme t’i ftojmë ata në botën tonë. Më e vlefshmja është që muzika të jetë e gjallë dhe, ne, kompozitorët e gjallë ta prezantojmë. Vetëm kështu kjo kulturë do të mbijetojë. Poema mban titullin “Trakia”. Kjo është vepra ime e parë simfonike. E kompozova që kur isha studente dhe tani e adaptova për këtë premierë në Sofje. Vepra u frymëzua nga natyra e Trakisë dhe nga kontrastet e mëdha midis luginave dhe maleve. Në të ka edhe një farë nostalgjie.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në ditët e fundit të verës, Tedi Ruseva me emrin artistik Tiara prezanton këngën e saj të re “Vetëm deti”. Me të, aktorja, karriera muzikore e së cilës filloi vetëm katër vjet më parë, përmbushi ëndrrën e saj të dashur - të marrë pjesë në konkursin..
I riu Todor Gaxhallov merret me muzikë që në moshën 5 vjeçare, kur filloi të luante piano dhe të këndonte. Shkollimin e vazhdoi në shkollën e muzikës në Plovdiv dhe pas kësaj edhe në akademinë e muzikës në Sofje. Që në moshë të re merrte pjesë..
Një nga grupet më të njohura në vendin tonë me një nga vokalistet më interesante dhe magnetike – “Kerana dhe kozmonautët” - i shton një yjësi të re kozmosit të tij muzikor. Më 19 shtator, në Sofje, muzikantët do të prezantojnë me një koncert..
Toma Zdravkovin e njohim si një nga zërat më karakteristikë të rokut bullgar. Pas një periudhe të ngopur me pjesëmarrje në formate televizive, ai..