Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viti 2016 është i suksesshëm për turizmin bullgar. Si ky sukses mund të përsëritet edhe vitin e vijueshëm?

БНР Новини
Foto: BGNES

Mbi 6 milionë turistë të huaj e kanë vizituar Bullgarinë gjatë këtij viti, që është me 16% më shumë kundrejt vitit 2015. Në qoftë se ndaj tyre shtohen dhe bullgarët, numri i tyre i përgjithshëm do të tejkalojë 8 milionë. “Ne disponojmë me të dhëna që nga viti 1991 dhe që të gjitha ato tregojnë se, viti 2016 është më i suksesshëm në krahasim me vitet e mëparshme”, deklaroi gjatë kësaj jave ministrja e turizmit Nikolina Angellkova:

Kemi një vëllim prej 15-20% dhe për periudhën prill-maj, gjë e cila tregon se, hapat, të cilat i ndërmori ministria bashkë me degën – të ketë një fokus mbi produktet të cilat e ndihmojnë në mënyrë suplementare turizmin si spa-turizmi, turizmi kulturor, turizmi i verës, eko-turizmi, gurme-turizmi, golf-turizmi janë në drejtimin e duhur. Sepse ne duhet ta bëjmë më të larmishëm produktin, por dhe konkurrenca e kërkon. Turistët nuk janë më të njëjtët. Përveç pushimit tradicional ata kërkojnë dhe shërbime shtesë, që të mund ta bëjnë maksimalisht të ndryshëm përjetimin e vet në destinacionin e caktuar.

Një vëllim rritës të turistëve në Bullgari llogarit Evrostat. Për gjashtëmujorin e parë të vitit 2016 vendi ynë është në pozitën e parë për nga numri i fjetjeve të realizuara në Bashkimin Evropian. Për rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe të zhvillimit të qëndrueshëm të degës janë të domosdoshme akoma përpjekje të shumta. Në vend të parë, kuadro të arsimuar mirë dhe të përgatitur në sferën e turizmit.

Çdo vit stina verore i drejton hotelierët dhe pronarët e restoranteve përpara problemit sesi të gjejnë nëpunës të arsimuar. 70% nga të zënët në turizëm janë punonjës sezonalë, deklaroi hotelieri Grigor Fidanov gjatë kohës së debatit për kuadrot në turizëm, një pjesë nga fushata kombëtare “Mëso, që të mund të punosh”.

Sipas të dhënave të Ministrisë së punës dhe të politikës sociale të zënët në degë janë afro 170 000, kurse ajo ka nevojë prej akoma 14 000 vetave. Ligji mbi lëvizshmërinë e punës lejon që për 3 muaj të merren në punë sezonale punonjës prej vendeve të treta si Ukraina dhe Moldavia për shembull, ku jetojnë shumë bullgarë.

Mes më të kërkuarit për punë janë kamerierë, bufetierë, recepsionistë, animatorë. Por, faktet tregojnë se ndaj specialistëve të cilët janë më shumë deficit ka një interes më të dobët nga ana e nxënësve në gjimnazet profesionale në turizëm. Në to arsimohen 14 700 të rinj në 14 profesione. Çfarë do të rastis me ta pasi të përfundojnë shkollën?

Institucionet e ndryshme kërkojnë zgjidhje të kësaj çështjeje, por qëllimi është një – një cilësi më të mirë të shërbimeve të propozuara në Bullgari, sepse hotelet e reja, klima e favorshme dhe natyra e larmishme janë vetëm një pjesë nga produkti turistik.

Ministria e turizmit punon për hapjen e kurseve kualifikuese me afat të shkurtër, sqaroi ministrja Angjellkova.

Problemi bazë, i cili shqyrtohet me ne është mungesa e arsimit praktik në sektor dhe në fakt, se më shpesh mungojnë njerëz, të zënë në pjesën kryerëse në sektor. Dhe aty më tepër ka nevojë prej një kualifikimi praktik. Në këtë drejtim ne tanimë studiojmë përvojën spanjolle, portugeze, franceze. Ato janë të një tipi me mundësi për krijimin e një qendre për kualifikim me një drejtim praktik për profesionet e ndryshme. Dhe ky kualifikim është midis 3 muaj dhe 1 vit. E tillë është përvoja e këtyre vendeve. Tani në këshillin midis dikastereve debatojmë sesi kjo mund të realizohet dhe tek ne.

Ministria e punës dhe e politikës sociale ka hapur mundësi për aplikim sipas tri skemave për një financim evropian me vlerë 100 milionë leva (50 mln euro), të cilat janë të drejtuara te punëdhënësit. Ata propozojnë një skemë të zhdërvjellë të arsimit dhe të zënies, kështu që biznesi të ketë mundësi të ndërtojë mjeshtëritë e domosdoshme të personelit, të cilin do ta marrim në punë. “Në kuadrin e programit operativ “Regjione në rritje” po kështu ka mundësi për financimin e sektorit turistik”, deklaroi zëvendësministri i zhvillimit regjional dhe i urbanizimit Denica Nikollova.

U bë e qartë se, mundësi për arsim dhe kualifikim gjatë viteve të ardhshme do të ketë. Në qoftë se punëdhënësit dhe punonjësit tregojnë një aktivitet, Bullgaria do të mund të sigurojë një personel të kualifikuar, me të cilin të propozojë një produkt më të mirë turistik dhe një shërbim me një cilësi më të lartë. Kurse kjo do të sjellë më shumë turistë dhe do të sigurojë një zhvillim të qëndrueshëm të turizmit bullgar.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Udhëtimet falas të Open Vratsa, të cilat shpalosin bukurinë e Vracës dhe Ballkanit të Vracës

Duke filluar nga kjo verë, vizitorët në Vraca mund të eksplorojnë qytetin malor përmes turneve plotësisht falas me guidë sipas modelit të turneve të ngjashëm që ofrohen në qytetet kryesore evropiane . Ideja është që vizitori i cili është ne..

botuar më 24-08-14 7.45.PD

7 nga shpellat më të bukura dhe misterioze në Bullgari

Në Bullgari ka më shumë se 5 mijë shpella, secila më misterioze dhe e paarritshme, secila me historinë, bukurinë dhe misteret magjepsëse. Disa nga këto thesare të vërteta nëntokësore janë të rregulluara dhe mirëpresin turistët. Ju sjellim..

botuar më 24-08-13 7.05.PD

Hotel apo pronë pushimi – çfarë është më fitimprurëse dhe komode?

Ofertat e pronave për pushime në Bullgari janë rritur me 30-40% në tre vitet e fundit. Aktualisht numri i tyre i kalon 20 mijë. Gjithnjë e më shumë klientë preferojnë të marrin me qira një apartament apo edhe një shtëpi të tërë gjatë pushimeve të..

botuar më 24-08-07 7.15.PD