Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja po përgatit masa më të ashpra për migracionin ilegal

Foto: BGNES

Këshilli i Sigurisë dhe i Punëve të Brendshme i BE-së këtë javë diskutoi në Luksemburg domosdoshmërinë për përshpejtimin e proceseve për sigurim teknik të kufijve të jashtme të bashkimit. Në forum Gjermania shtroi çështjen për ndryshimin e shpejtë të rregullave për ofrimin e strehimit dhe për reformimin e ashtuquajturës Strategji të Dublinit  deri në fillimin e vitit 2018. Në këtë lidhje ministrja e brendshme Rumjana Bëçvarova tha se reforma e Rregullave të Dublinit për ofrimin e strehimit duhet të sigurojë një mekanizëm të drejtë, i cili do të japë llogari për pozicionin gjeografik dhe ekonomik të shteteve të BE-së dhe i cili nuk do të mbingarkojë shtetet e vijës së parë.  Ministrat miratuan një dokument të ri identifikimi, i cili lehtëson repetimin e emigrantëve ilegalë në shtetet e tyre të lindjes. Pritet se karakteristikat teknike dhe mbrojtëse të dokumentit do të lehtësojnë pranimin e tij nga shtetet e treta dhe do të përshpejtojë kthimin e njerëzve pa të drejtë qëndrimi në territorin e BE-së.  Për Bullgarinë implementimi i tij do të jetë me rëndësi të madhe, sepse ai do të ndihmojë ndërprerjen e tendencës shqetësuese që migrantë me dokumente të vlefshme të lëshuara nga Agjencia për Refugjatët të përpiqen të ikin nga Bullgaria në drejtim të BE-së jo një herë, por në mënyrë të përsëritur.

Gjatë kohës së mbledhjes në Luksemburg  në Sofje ishte njoftuar se sipas një porosie të kryeministrit Bojko Borisov pas pranimit të ndryshimeve në Ligjin për Ministrinë e Punëve të Brendshme, ministria do të fillojë të emërojë me kontrata pune nëpunës, të cilët do të ndihmojnë kontrollin kufitar dhe mbrojtjen e kufijve, të cilët do të kenë të drejtë të përdorin forcë fizike dhe pajisje ndihmëse si pranga, shkopinj gome, plastike, elektrike etj.  Kjo tregon se pushtetet bullgare po planifikojnë një regjim më të ashpër për kundërvënie të migracionit të paligjshëm. Në përputhje me këto masa është ideja për përdorimin e 15 miliona eurove, të ofruara në kuadrin e ndihmës së BE-së prej 160 miliona eurosh për përballimin e krizës së refugjatëve, për ndërtimin e qendrave të mbyllura strehimi, të cilat do të ndodhen larg vendbanimeve të mëdha . Atje do të qëndrojnë refugjatët derisa sqarohet identiteti i tyre.

Në Luksemburg ministrja e punëve të brendshme Rumjana Bëçvarova shprehi kënaqësinë e saj për këtë se agjencia e re e mbrojtjes kufitare dhe bregdetare filloi punën e vet pikërisht në territorin e Bullgarisë. Ajo shtoi se kontrolli i presionit të migrantëve tashmë është përforcuar jo vetëm në kufirin midis Bullgarisë dhe Turqisë, por edhe në kufirin tonë me Serbi.  Gjermania dhe Austria insistuan për vazhdimin e kontrollimeve të jashtëzakonshme brenda kufijve të zonës së lëvizjes së lirë në Evropë pas afatit të tyre të përcaktuar më parë në mes të nëntorit. Tashmë pyetja nuk është a duhet të ketë regjim të ri, por kur do të ndihen masat e tij.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Bosilegrad të Serbisë diskutuan për temën e të ashtuquajturit "komb i shopëve"

Një forum u mbajt në klubin e shtypit të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) në Bosilegrad të Serbisë, i provokuar nga përpjekjet për ta imponuar të ashtuquajturin "komb i shopëve" ( shopët janë një grup etnografik që banon në pjesët perëndimore..

botuar më 25-02-19 9.42.PD

Andrej Novakov nga Parlamenti Evropian: Bullgaria është një faktor i pashmangshëm në rajon

Bullgaria duhet të marrë financim të synuar për mbrojtjen - këtë e ka kërkuar eurodeputeti bullgar i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Andrej Novakov nga Komisioneri i ri i Komisionit Evropian (KE) për Mbrojtjen. Diskutimi strategjik i burimeve të..

botuar më 25-02-18 1.07.MD

Më pak se 1/3 e bullgarëve presin ndryshime pozitive nga qeveria e re në SHBA

Sipas sondazhit të rregullt sociologjik të Agjencisë “Gallup International Bolkan” në janar 2025, shoqëria ka pritshmëri të moderuara për ndryshime pozitive në Evropë dhe Bullgari nga politikat e presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump. 30.4% e..

botuar më 25-02-18 11.19.PD