Robëria pesëshekullore osmane në Ballkan e vuri vulën e saj jo vetëm mbi disa prej riteve dhe zakoneve, por edhe mbi arkitekturën. Në atë periudhë shumë prej kishave të krishtere u shndërruan në xhami. Procesi i kundërt hasej rrallë herë. Një shembull për xhami e cila u kthye në kishë, është tempulli “Shën Shtatë Shenjtorët” në Sofje. Deri në vitin 1900 ky tempull ishte myslimanë dhe njihej si “Xhamia e Zezë”. Kjo për shkak se minareje e saj u ndërtua nga graniti i malit Vitosha, ngjyra e të cilit është e zezë.
Ndër godinat shoqërore, në të cilat bashkëjetojnë elemente të kishës ortodokse dhe të xhamisë, është tempulli “Fjetja e Hyjlindëses” në fshatin Uzunxhovo të rrethit të qytetit Haskovo. Historia e saj akoma studiohet. Ndoshta kjo është arsyeja, për të cilën edhe më sot tregohen shumë legjenda. Sipas njërës prej tyre përafërsisht në vitin 1593 kisha në fshat u shemb, ndërsa në vendin e saj u ndërtua një xhami. Ajo ishte pjesë e një kompleksi të madh, i cili shërbente për pushim të udhëtarëve në këtë krahinë. Është kureshtare, se ndryshe nga xhamitë e tjera, të cilat janë të orientuara në jug te Meka, kjo xhami është e orientuar te juglindja. Prandaj konsiderohet, se ndërtuesi ishte i krishterë, i cili shpresonte, se një ditë fshati prapë do të jetë i lirë dhe i krishterë. Krahas kësaj ai e ndërtoi xhaminë ashtu, që shumë lehtë ajo të shndërrohet në një tempull të krishterë.
Më shumë për historinë mësojmë nga Rosica Paskova – cicerone në kishën “Fjetja e Hyjlindëses”:
Këtu në kohën më të lashtë kishte kishë. Pas kësaj kur turqit e pushtuan trojet bullgare, ajo u shemb. Për shkak të Panairit, që organizohej në fshatin Uzunxhovo, këtu u ndërtua një godinë e madhe shoqërore për udhëtarë dhe tregtarë – karvan saraj, me xhami. Në vitin 1890 në fshat nuk mbetën myslimanë dhe xhamia nuk shfrytëzohej. Në atë kohë të krishterët nuk disponuan kishë. Në vitin 1900 shteti i ktheu këtë pronë fshatit. Një fakt interesant është, se ka një dekret të autoriteteve turke me leje për ristrukturimin e xhamisë në kishë. Në vitin 1906 ajo u shndërrua në kishë të krishtere. Atëherë e vetmja gjë të cilën e shkatërruan ishte minareje. Në vendin e saj u ndërtuan një altar. Në vitin 2007 kisha u restaurua plotësisht.
Ikonostasi i kishës nuk e ka shokun në botë. Në të u gdhend alfabeti glagolik. Lartësia e tij është 9 metra, ndërsa gjatësia – 14 metra. Mjeshtëri i tij Darin Bozhkov vendosi të shfrytëzojë alfabetin glagolik, sepse me anë të tij u përhap Fjala e Zotit në gjuhën bullgare. Kur vizitoi për herë të parë kishën, ai pe se ka një ikonostas të vjetër të gdhendur në vitet 1913 – 1914. Atëherë ai vendosi të ruajë elementet e ikonostasit të vjetër si një respekt ndaj mjeshtërve të parë dhe ikonostasin e ri e punoi si një vazhdim i të vjetrit. Prandaj ikonostasi është i projektuar ashtu që të bëjë një kalim nga e vjetra drejt së resë. Kisha është unike dhe akustika e saj është e jashtëzakonshme. Kjo i detyrohet formës së saj, e cila i ngjan kambanës.
Emri i patronit të kishës nuk u zgjodh rastësisht – “Fjetja e Hyjlindëses”. Kjo për arsye se në qytetin Haskovo dhe në rajonin përreth Shën Mëria ka një rëndësi të veçantë. Qyteti kremton festën e tij më 8 shtator – Ditën e Lindjes së Shën Mërisë. Në vitin 2003 pikërisht në qytetin Haskovo në shenje respekti u ndërtua një nga statujat më të larta në botë të Nënës së Zotit. Lartësia e saj është 31 metra. Me ato dy objekte turistike si dhe me varrezën trake në fshatin Aleksandrovo, rajoni i qytetit Haskovo u afirmua si një itinerar për pelegrinazh. Turistët nga vendi dhe nga jashtë mund të shikojnë si në ato troje bashkëjetuan shumë kultura dhe fe si në të kaluarën edhe më sot.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Joan Kolev
Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..
Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..
Gjatë gërmimeve të fundit arkeologjike në qytetin shkëmbor Perperikon, u zbulua varri i një të ndjeri, me rituale kundër vampirëve të kryera në trup, tha për BTA kreu i hulumtimeve, Prof. Nikollaj Ovçarov. Gjetja shfaqet mes pothuajse 250 varreve dhe..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës..