Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët u bënë mjaft të ndjeshëm ndaj riatdhesimit të turqve

Foto: AA photo/Hurriyet

Një javë të tërë, opinioni shoqëror në Bullgari emocionohet nga riatdhesimi i 7 qytetarëve turk, të konsideruar për përkrahës të predikuesit opozitar Fetullah Gjulen. Mbase nga moskuptimi se përse, pasi Shtetet e Bashkuara refuzojnë të dorëzojnë predikuesin Ankarasë, Bullgaria i dorëzon përkrahësit e tij, ose për një përkujdes për fatin  e njerëzve të ekstraduar pas kthimit të tyre në një regjim nga i cili kanë ikur, bullgari ndjek me vëmendje çdo një hollësi nga rasti duke qenë gati të  kritikojë autoritetet e veta. Mediet zbuluan se, përpara ekstradimit të 7 gjulenistëve, pa bërë shumë zë Turqisë i janë dorëzuar 2 opozitarë të tjerë, të cilët janë të ndjekur në lidhje me publikimet për korrupsion në qeverinë. Lindën dhe asociacione me skandal rreth biznesmenit turk Abdullah Byyk i cili ka ikur nga atdheu i vet në bazë të shkaqeve politike, i ekstraduar përpara rreth 2 muajve pavarësisht nga qëndrimi i shpallur nga gjykata, se kërkesa për dorëzimin e tij është e motivuar politikisht dhe ka për qëllim represionin politik. Kazusi doli jo vetëm nga kufiri i vet, por dhe u politizua duke u bërë shkak për konfrontime në luftën parazgjedhure. Kandidati për president Rumen Radev, i përkrahur nga Partia Socialiste Bullgare, lejojë një farë varësie të autoriteteve bullgare  nga regjimi i Erdoganit, kandidati i partisë tani drejtuese GERB Cecka Caçeva bëri replikën se, interesi kombëtar dhe interesat e shtetit janë më të rëndësishme  nga mbrojtja e të drejtave të veçanta, kurse kjo zemëroi kandidat presidentin e bllokut të djathtë Reformator Trajço Trajkov, sipas të cilit kjo shprehje e Caçevës është e padenjë dhe fyerës për bullgarët.

Dhe sa i përket kazusit Byyk dhe sa i përket kazusit me 7 vetat e ekstraduar gjatë kësaj jave, mbrojtësit e të drejtave njerëzore dhe avokati kombëtar i popullit Maja Manollova pohuan qartazi se autoritetet bullgare kanë vepruar në shkelje të kushtetutës dhe të legjislacionit ndërkombëtar. Dhe në njërin rast, dhe në rastin tjetër, avokati i popullit zhvilloi takime me drejtorinë “Migracion” dhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme për shkak të të drejtave të shkelura gjatë nxjerrjes së të huajve nga vendi.

Deri në këtë moment nuk ka një qartësi kategorike nëse qytetarët turk të dëbohen nga Bullgaria kanë pasur mundësi të kërkojnë strehim dhe mbrojtje. Avokati i popullit këmbëngul qe të jetë e informuar për çdo një dëbim të detyrueshëm të të huajve nga Bullgaria. Kryeministri Borisov pohon se, në lidhje me refugjatët e ka shumë të vështirë të balancojë në emër të interesit shtetëror dhe apelon ti vihet fund sugjerimeve nga ana e njerëzve, të cilët nuk i kuptojnë këto gjëra, kurse opinioni shoqëror tu besoi vendimeve dhe veprimeve të zyrave. Gjatë të gjithë kësaj rrëmuje njerëzit mbeten në padije se cili do të jetë fati i qytetarëve turk, të cilët Bullgaria ja ktheu Turqisë dhe a janë ruajtur të drejtat e tyre njerëzore.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbia raporton rënie të emigrantëve dhe mbyll disa qendra të refugjatëve Komisionerja për Refugjatët dhe Migrimin e Serbisë, Natasha Stanisavlleviç, bëri të ditur se numri i emigrantëve në vend u ul me 80% dhe u vendos që përkohësisht të..

botuar më 24-08-02 6.38.MD

GERB është forca e parë politike mes votuesve, 44% duan zgjedhje të parakohshme

Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin më 1 gusht, GERB-SDS do të ishte forca e parë politike, sipas një sondazhi të “Market LINKS”. GERB - SDS merr 23% mbështetje. “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) është me 15.3%...

botuar më 24-08-01 10.47.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Minoriteti turk në Trakinë Perëndimore është një prioritet për Ankaranë Problemet e pakicës turke në Trakinë Perëndimore janë prioritet për Turqinë në dialogun e saj me Greqinë. Ankaraja do të vazhdojë të kujdeset për "bashkatdhetarët e saj"..

botuar më 24-07-26 1.48.MD