Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Diçka në vend të asgjë” është përkrahja për SETA-në kundrejt heqjes së vizave me Kanadanë

БНР Новини
Foto: EPA/BGNES

Në takimin e nivelit të lartë javën e kaluar BE-ja nuk u vendos për arritjen e marrëveshjes së tregtisë së lirë me Kanadanë (SETA). Bullgaria dhe Rumania hoqën rezervat e tyre ndaj saj kundrejt garancive të Kanadasë, se gjatë vitit 2017 ajo do të heqë regjimin e vizave për shtetasit e tyre. Mirëpo, kryetari i Komisionit Evropian Zhan-Klod Junker paralajmëroi, se në se marrëveshja nuk do të arrihet nuk do të ketë heqja e vizave.

Përfaqësues të lartë të BE-së theksojnë, se marrëveshja mund të nënshkruhet gjatë kësaj jave, sepse kundërvënia e rajonit belgjian Valonija mund të kapërcehet. Ndër të tjerët sipas kryeministrit Bojko Borisov kjo kundërvënie është e rrezikshme për BE-në, sepse mund të shndërrojë në modë precedentët, që vendimet e përbashkëta të bashkimit të bllokohen për shkak të kundërshtimit të një shteti. Megjithë presionin, Valonija akoma nuk heqë dorë nga kundërshtimi dhe sot përgënjeshtroi shpresat optimiste, duke hedhur poshtë ultimatumin e BE-së të përkrahë SETA-në jo më vonë se sa 24 tetori.

Në Bullgari shumë janë ata të cilët vazhdojnë të mendojnë, se duke pranuar të përkrahë marrëveshjen SETA kundrejt heqjes së vizave për Kanadanë qeveria bën një shkëmbim të “kalit kundrejt pulës”, sepse të dy ato gjëra janë të pabarabarta. Pushtetarët mendojnë ndryshe dhe e konsiderojnë heqjen e vizave si një garanci për barazinë e biznesit bullgar në procesin e integrimit të tregjeve që nga Evropa deri te Kanadaja, gjë që do të garantohen me marrëveshjen SETA.

Marrëveshja u kontraktua parimisht që në tetor të vitit 2013, por bisedimet rreth saj përfunduan në gusht të vitit 2014. Prezantimi zyrtar u bë në shtator të vitit 2014, ndërsa parlamenti i Bullgarisë e diskutoi për herë të parë mezi gjatë korrikut të këtij viti, ndërkaq pothuajse formalisht. Kërkesa e socialistëve, që pozita e Bullgarisë të votohet në sallën parlamentare u hodh poshtë. Megjithë paralajmërimet e shumta të partisë socialiste dhe të nacionalistëve nga “Ataka”, se po përgatitet një tradhti kombëtare dhe se marrëveshja do t’i sjell dëme ekonomisë bullgare, nuk u analizuan pasojat nga miratimi. Kryeministri Bojko Borisov në fakt shkoi në Bruksel pa mandat nga parlamenti për ndonjë pozitë të ndryshme, se sa ajo që u shpall paraprakisht, pra “përkrahje kundrejt heqjes së regjimit të vizave me Kanadanë”. Pasi kërkesa u plotësua, Bullgaria mori diçka në vend të asgjë.

Është paradoksale, por çfarë ishin pozitat e forcave politike deri tashti dhe cilat do të jenë pas nënshkrimit të pritur të marrëveshjes SETA, tashmë nuk ka rëndësi. Në parlament raporti i forcave është i tillë, se pajtimi për përkrahjen kundrejt heqjes së vizave për Kanadanë nuk mund të tërhiqet. Pushtetarët janë “pro” marrëveshjen, e cila është më tepër edhe në dobi të Lëvizjes për të Drejta dhe Liri në opozitë. “Kundër” mbeten vetëm socialistët dhe Partia “Ataka”. Nga ana tjetër klauzolat e vet marrëveshjes janë të tilla, se me miratimin ajo menjëherë hyn në fuqi, edhe pse “përkohësisht”. Në se në procesin e ratifikimit të saj të mëpasshëm ndonjë parlament kombëtar e hedh poshtë, ajo mund të denoncohet me vendim të ri të BE-së. Mirëpo, denoncim nuk pritet, sepse një hap i tillë mund të provokojë një ortek të proceseve arbitrazhe dhe të pretendimeve për kompensime kundër biznesit evropian, gjë e cila secili do të dëshirojë të evitojë.

Opozita kundër SETA-së kishte edhe në vende të tjera të BE-së, por ajo u përballua. Në fakt ajo u përballua edhe në Bullgari. Pritet, që edhe krahina belge Valonia të mbrapsë. Zhvillimet sikur janë të paracaktuara dhe prandaj me më shumë rëndësi është pyetja nëse do të nënshkruhet marrëveshja, por kur do të bëhet kjo. Tani për tani grafiku paraprak për miratim deri në fund të vitit akoma nuk është i shkelur.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ali Ahmeti dhe Angell Angellov

Ali Ahmeti dhe ambasadori Angell Angellov u takuan në Shkup

Ali Ahmeti, kryetar i partisë më të madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Bashkimi Demokratik për Integrim, foli më 16 prill me ambasadorin bullgar në Shkup, Angell Angellov, njoftoi BGNES. Në takim, Ahmeti tha se deklaratat e kryeministrit..

botuar më 24-08-16 3.54.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Turqia ka shpallur luftë tatimore për mallrat e lira nga jashtë Turqia ka vendosur të rrisë ndjeshëm taksat për mallrat e blera jashtë vendit. Kufiri pa taksa për mallrat e blera jashtë vendit është ulur nga 150 në 30 euro (1098.87 TL)...

botuar më 24-08-10 6.05.PD
Svetlin Taçev

Pushteti i përkohshëm u bë një tipar karakteristik i situatës politike në Bullgari

Bullgaria po përballet me zgjedhjet e shtatë të parakohshme parlamentare radhazi në tri vitet e fundit. Arsyeja është se edhe një herë, të tri mandatet eksploruese, t’u dorëzuara nga presidenti partive të përfaqësuara në parlament, mbetën të..

botuar më 24-08-09 7.05.PD