Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një inxhinier avionësh krijon gjëra përrallore mbi dru

БНР Новини

Duart e njeriut kanë forcën të gjallërojnë – mjafton që të prekin me dashuri dhe të drejtohen nga fantazia. Dhe atëherë lindin gjëra për të cilat nuk kemi menduar, të cilat të emocionojnë me bukurinë e vet. Kurse, kur vëmë re dhe shkënditë e Zotit në krijimet, kuptojmë se i ka merituar përpjekjet dhe viktimat e bëra.

СнимкаKa pasur njëherë e një kohë një copë druri. Ai nuk ka qenë ndonjë dru i posaçëm dhe i veçantë, por një trung i madh i zakonshëm, të cilët gjatë dimrit i vendosin në sobë dhe në vatër, në mënyrë të mund të ngrohin dhomat...”. Kështu nis përralla për Pinokion, sikur të na thotë, se dhe materiali i cili nuk bën fare përshtypje mund të kthehet në një diçka të shkëlqyer. Mjafton që ndonjë si babi Xhepeto, t’i japë jetë.

Sa herë punuesi i drurit Vllad Vlladov ka frymëzuar me mjeshtërinë e tij jetë të një cope prej druri, të hedhur në pyll, diku në rrugë ose në ndonjë oborr të braktisur? Gjatë 79 vjetët e tij ai ka parë që shpendi i bukur feniks të fluturojë prej duarve të tij dhe disi të ndiejë një uratë nga një amvise shtëpie e cila ka mundur të përgatis një gjellë të shkëlqyer me një lugë prej druri të përmbushur me shumë ngrohtësi. Por, a rastis kështu gjithmonë, kur e kupton se çfarë ka përfshirë dhe ka futur krijuesi në shpirtin tënd dhe me një mirënjohje t’i përkushtohesh.

СнимкаPor, asgjë nuk ka parashikuar se, ndonjë ditë duart e tij do të krijojnë piktura të ndryshme prej druri. Me përjashtim të avionëve, të cilët i ka gdhendur në fëmijëri. Mbase për shkak të tyre, djali i cili ka lindur në fshatin e krahinës së Lloveçit – Beli Osëm, ka shkuar në shkollën ushtarake në Dollna Mitropolia të mësojë për inxhinier avionësh. Dhe pasi e ka kaluar periudhën e shpërndarjes së vet në Dobriç, specialisti i ri ka gjetur vendin e tij të vërtetë në Krumovo, ku ka mbetur deri në ditën e fundit të vet të punës. Regjimenti i helikopterëve i ka dhënë mbështetjen të mund të sigurojë familjen e tij, kurse çasti më emocionues ka ardhur gjatë mbrëmjes, kur ai ka zbritur në podrumin e tij në shtëpinë që ka në qytetin e Plovdivit, të kthyer në një atelie, që të ndalojë kohën.

Menjëherë pasi fillova punë e kuptova se kam aftësi në drugdhendje – kujtohet për hapat e tij të para në art Vllad Vlladov. – Në qytetin Dobriç merresha nga pak me të, por kur erdha në Plovdiv, fillova të punoj shumë më tepër me dru. Të gjitha gjërat e mia janë fryt të kureshtjes sime – kudo dhe çfarëdo që kam parë, që mund të punohet prej druri, e kam marrë. Kam punuar dhe duke parë fotografi. Puna me dru më ka mësuar me shumë gjëra, por më e rëndësishmja sikurse është qetësia. Kur zbrisja në podrum, nuk e kuptoja se kur kalon koha dhe shpesh herë gruaja ime ka ardhur të më thërrasë për të ngrënë darkë. Në përgjithësi druri më harxhonte shumë kohë.

Por, a mundej dhe të flasë? Dhe kush i shikonte i pari pamjet – imagjinatën njerëzore ose copën e drurit?

Unë fillimisht ndalem mbi pikturën të cilën do ta bëj, dhe pas kësaj zgjedh drurin, që të mund ta punoj – thotë mjeshtri. – Zakonisht më duhen midis 2 dhe 3 muajve, kurse për gjërat më të vogla rreth 20 ditë. Por pjesa më e madhe e gjërave kërkojnë shumë punë. Bliri është më i përshtatshëm për drugdhendje – është i lehtë, punohet shumë mirë me të, spastrohet lehtë dhe llaku i vendoset shumë lehtë. Për një periudhë të shkurtër kohe jetova për pak në qytetin Karllovo, në ekonominë pyjore aty kishte pemë bliri të rrëzuar. I morra që aty dhe i ruajta për një periudhë më të gjatë kohe.

СнимкаSot podrumi i mjeshtrit është i mbushur me zahire, por diku aty në qosh, në pritje, akoma qëndrojnë instrumentet e tij, me të cilat ka punuar krijime të shumta. Vllad Vlladovi pohon se, mundësitë e tij tanimë janë të vogla. Prandaj provoi një gëzim të ri – për herë të parë pa në sytë e ndonjë njeriu tjetër një mahnitje nga punimet e tij mbi dru. Pavarësisht se është munduar dhe ka punuar vite të tëra me radhë krijimet e tij me pamje magjepsëse – kafshë, shpendë, vajza dhe turli farë gjërash të tjera, mezi kohët e fundit ai i paraqiti punimet e tij. Në ekspozitën në galerinë e qytetit Plovdiv “Aleko” u mblodhën adhurues të shumtë, të cilët e përmbushën me buqeta të shumta me lule dhe fjalë të mira, kurse shokët e tij e inkurajuan me urimin “Vazhdo në po këtë drejtim!” Dhe kush e di, mbase dashuria sjellë forca dhe bën çudira!

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

40 vjet nga themelimi i “Apolonia”

Pak vite përpara se të ndjenim frymën e lirisë që erdhi pas rrëzimit të Murit të Berlinit, shumë muzikantë, artistë, shkrimtarë performonin për herë të parë në skenat e festivalit "Apolonia" në Sozopoll . I njohur asokohe me pseudonimin..

botuar më 24-08-27 6.45.PD

Kujtimi i basit të operës Boris Hristov si emblemë e Bullgarisë nga fundi i shekullit të XX-të

Një ekspozitë fotografike kushtuar personalitetit të basit të madh bullgar të operës Boris Hristov mund të shihet deri më 28 gusht në Sofje. Ekspozita organizohet nga departamenti "Kultura, Arkeologjia dhe Trashëgimia Kulturore" e Bashkisë së..

botuar më 24-08-25 10.15.PD

Lutierë nga e gjithë bota do të mblidhen në Kazanllëk në vitin 2025

Qyteti i Kazanllëkut, i vendosur në Luginën Bullgare të Trëndafilave, është zgjedhur për të pritur në vitin 2025 Konkursin Ndërkombëtar të Lutierëve të Violinës, Violës, Violonçelit dhe Kitarës. Forumi do të mbahet gjatë Festivalit të njohur të..

botuar më 24-08-25 7.30.PD