Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Jazztory – historia e xhazit në tinguj dhe në tablo

Jazztory është një varg arsimor, i cili prezanton kompozitorë dhe ekzekutues nga bota e “muzikës së lirë”. Ideja i përket bateristit xhaz Borisllav Petrov, autor dhe drejtor i leksioneve. Koncerti i parë me prezantim multimediatik ishte para tre vitesh – më 6 mars të vitit 2013 dhe iu kushtua saksofonistit dhe kompozitor Çarli Parkër. Më se 20 janë edicionet e veprimtarisë Jazztory deri tashti. Më 28 tetor adhuruesit e xhazit u njohën me saksofonistin Hank Mobli. Megjithëqë ai u nda tepër herët me jetën, pas tij mbetën incizime të veprave të mrekullueshme.

Saksofonisti Hank Mobli nuk ka popullaritet të madh as në Bullgari, as në botë – tregon autori i leksioneve Borisllav Petrov. – Ai është nga njerëzit, të cilët mbetën “nën hije”. Është një saksofonist i talentuar, i cili punonte kryesisht në vitet 50- dhe 60-të të shekullit të kaluar. Pasi u sëmurë rëndë u tërhoq nga skena. Kjo ishte në fillim të viteve 70-të. Për muzikën e zbuloi bateristi Art Blejki, i cili kërkonte muzikantë të talentuar për formacionin Thе Jazz Messengers. Hank Mobli ishte njeri prej anëtarëve të këtij grupi legjendar. Pas kësaj filloi një karrierë me vete. Për fat të mirë arriti të bëjë shumë incizime, duke përfshirë edhe muzikë prej autori. Muzikantët me të cilët prezantuam saksofonistin Mobli janë miq të mi dhe bashkëmendimtarë. Saksofonist ishte Arnau Grafone – spanjoll, diplomuar në Konservatorin në Hagë. Në grup ishin kitaristi Aleksandër Logozarov dhe Veselin Veselinov Eko – kontrabas.”

Hank MobliBorisllav Petrovi sjell edhe detaje interesante rreth nismës së vet: “Për mua Jazztory është historia e xhazit në tinguj dhe në tablo. Përpiqem të gjej materiale arkivale për çdo temë. Në Internet ka mjaftë filma, por më duket se njerëzit nuk kanë dhurim të bëjnë kërkime të shumta. Unë prezantoj gjërat në një formë kompakte – përafërsisht për 35 minuta materiale dokumentare dhe shumë muzikë. Dëshiroj të paraqes xhazin në mënyrë më autentike. Kishte kohë kur Bullgaria ishte e izoluar nga zhvillimi i natyrshëm i kësaj muzike. Ajo sikur nuk ekzistonte tek ne nga vitet 40-të deri në fund të viteve 60-të të shekullit të kaluar. Pikërisht atëherë xhazi doli nga roli i tij i muzikës zbavitëse dhe për vallëzim. Dalëngadalë fitoi statutin e “artit të lartë”. Atëherë u bënë inovacionet më të mëdha në këtë gjini muzikore dhe u shënuan arritje të mëdha në xhazin prej autori. Prandaj prezantoj muzikën me tingëllimin e saj më të saktë, me faktet e sakta, stilet e sakta, theksoj atë që është karakteristike për autorët dhe ekzekutuesit. Nuk dëshiroj të prezantoj vetëm emra të njohura, por kryesisht personalitetet, të cilët ndikuan zhvillimin e kësaj muzike. Mësova dhe jetova në Holandë në vazhdim të 12 viteve. Atje arsimi në fushën e xhazit është zhvilluar shumë mirë, vazhdimisht ka koncerte të muzikantëve të mëdhenj në këtë gjini, publiku është informuar. Vendosa që të jap kontributin tim edhe në Bullgari. Ata të cilët interesohen të grumbullojnë informacion në mënyrën më të mirë. Kur në Bullgari e ndaluan xhazin në Evropën Perëndimore ai u shndërrua në simbol të lirisë. Edhe krijues dhe intelektualë e ngritën në kult. Ideja ime është që në edicionet Jazztory të kthehem te vitet e hershme të kësaj muzike edhe tek ne, kur ajo zhvillohej ashtu si edhe kudo në botë. Një nga edicionet e ardhshme do t’i kushtojë grupit The Andrews Sisters, të cilët kishin popullaritet në kohën e Luftës së Dytë Botërore. Krahas kësaj një miku im më sugjerojë se të rinjtë nuk njohin edhe emra si Simeon Shterevi dhe Millço Levievi. Kështu që kjo është detyra kryesore e vargut të transmetimeve – të plotësojnë boshllëqet në informacionin, të thyejnë disa mite dhe t’i sjellin kënaqësi dhe gëzim publikut.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Jazztory



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Çelësi Sol" zhbllokon kujtimet e shtëpisë së babait

Në vitin e ri hyjmë me shumë ngrohtësi, e cila na jep këngën “Çelësi është Sol”. Poetesha Gina Dundova gjeti frymëzim për poezitë e saj gjatë vizitës në qytetin Teteven dhe shëtitjeve nëpër bjeshkët malore rreth tij. Ajo ia kushtoi kompozitorit..

botuar më 25-01-02 6.55.PD

"Dhuro një buzëqeshje"

Në ditën e fundit të dhjetorit, po e dërgojmë vitin me një buzëqeshje, dhe kjo është buzëqeshja më e pastër - e një fëmije. “Dhuro një buzëqeshje” është kënga e parë e kompozuar enkas për këngëtaren 9-vjeçare Siana Sllavçeva. Kënga me muzikë të Haighashod..

botuar më 24-12-31 6.15.PD

Muzikanti Dimitër Atanasov: Le t’u bëjmë një bilanc veprave të mira që kemi bërë për të tjerët

Krishtlindja ka ardhur! Jemi të lumtur nëse kemi ngrohtësi dhe arrijmë t'u dhurojmë dashuri dhe buzëqeshje njerëzve që na rrethojnë. Dhe fryma e Krishtlindjeve - është në zemrat, në dritat, dekorimet dhe .... në këngët. “Për të gjithë ne ditët e ndritura të..

botuar më 24-12-27 6.30.PD