Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja është përmbajtur për shtimin e forcave të NATO-së në kufirin me Rusinë

Foto: arkiv

Në përgjigje të vendimit të Rusisë të vendosë 330 mijë ushtarë në kufirin e vet perëndimor, ministrat e mbrojtjes të NATO-së morën vendim për krijim të katër grupeve ushtarake me pothuaj 4000 veta në shtetet baltike dhe në Evropën Lindore. SHBA-ja do të dërgojë një batalion me 900 ushtarë në Poloninë Lindore. Që nga maji i vitit të ardhshëm në Estoni do të dislokohet një batalion me 800 ushtarë nga Briatnia e Madhe, Danimarka dhe Franca. Kanadaja dhe Italia do të dërgojnë trupa në Letoni, kurse Gjermania, Holanda dhe Norvegjia, Belgjika,  Luksemburg dhe Kroacia – në Lituani. Briatania e Madhe do të dislokojë në Rumani avionë gjuajtës “Tajfun” për patrullim rreth Detit të Zi. Këtë dislokim të forcave ushtarake “Reuters”-i e cilësoi si “mbledhja më e madhe ushtarake rreth Rusisë pas Luftës së Ftohtë”.   

Bullgaria nuk është përmendur në këtë situatë dhe kjo tregon se Sofja ka një pozitë të përmbajtur. Dhe në të vërtetë ministri i mbrojtjes Nikollaj Nençev tha se ushtarët bullgarë nuk do të marrin pjesë në batalionet e reja në kufirin lindor të NATO-së me Rusinë. Në këtë etapë ndaj palës bullgare nuk është bërë një kërkesë e tillë dhe ajo s’ka ndër mend të marrë pjesë në formacionet e ardhshme, sepse mendon se angazhimi i saj i deritanishëm me 400 ushtarë në brigadën shumëkombëshe të NATO-së në Rumani është i mjaftueshëm. Ky angazhim nuk është i përhershëm, por në rast të nevojës zhvillohet në parim rotacioni.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-së Jens Stoltenberg tha se pritet se gjatë shkurtit të vitit 2017 do të merret vendim për rritjen e pranimit të Aleancës në rajonin e Detit të Zi. Çështja diskutohet prej shumë kohësh dhe tani për tani s’ka vendim përfundimtar, sepse në kontekstin e situatës rreth Ukrainës ajo është tepër delikate. Në mbledhjen e fundit të NATO-së në Bruksel shumë ministra shprehën shqetësime në lidhje me situatën rreth Detit të Zi dhe nënvizuan domosdoshmërinë për prani të  përforcuar nën formën e stërvitjeve. Pozita e Sofjes është përmbajtur edhe për këtë çështje dhe përjashton angazhime të dakorduara mes shteteve të ndryshme të NATO-së. Ministri i mbrojtjes Nençev vazhdon të jetë kundër marrëveshjeve të tilla me Rumaninë dhe Turqinë, mirëpo nuk përjashton mundësinë për arritjen e një pozite të përbashkët me Rumaninë gjatë dhjetorit, para diskutimit të çështjes në NATO.

Në fakt Bullgaria mori angazhim për pjesëmarrje me një fregatë vetëm në operacionin e ri të Aleancës në Mesdhe në parim rotacioni në kuadrin e një muaji disa herë në vit.  Mirëpo ky operacion nuk është pjesë e grumbullimit të madh të forcave në kufirin me Rusi, është pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për ndalimin e presionit të migrantëve ndaj Evropës. Në mënyrë modeste Bullgaria merrte pjesë në këto përpjekje edhe deri tani si një shtet i prekur drejtpërsëdrejti nga migracioni.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ali Ahmeti

Maqedonia e Veriut mund të bëhet shtet me dy popuj me shtetësi bullgare dhe shqiptare

Maqedonia e Veriut nuk ka politika të qëndrueshme ndaj fqinjëve të saj, tha Ali Ahmeti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim, transmeton BTA. Kryetari i partisë më të madhe shqiptare, Ali Ahmeti, theksoi, se..

botuar më 24-07-01 5.04.MD
Bojko Borisov dhe Rosen Zheljazkov

Një kabinet i mundshëm i GERB-it do të vendosë 3 prioritete

Qëllimi i parë dhe më i rëndësishëm është miratimi i një buxheti. Synimi i dytë është Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Eurozona është një çështje politike dhe nëse ka një qeveri, ne mund ta lëvizim atë. Pas kësaj, ne mund të shkojmë me..

botuar më 24-07-01 11.55.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Shkupi pretendon se Bullgaria nuk ka një projekt për lidhje hekurudhore përgjatë Korridorit nr.8 Ndërtimi i linjës hekurudhore nga Kriva Pal в anka deri në Bullgari përgjatë Korridorit nr. 8 mund të humbasë financimin nga BE-ja për shkak..

botuar më 24-06-28 2.45.MD