“Mjerisht ne lëvizim në bazë të inercisë, kur flasim për Rilindjen tonë kombëtare dhe për personalitetet, të cilët japin frymën e epokës rilindëse. Shikojmë si në bazë të librave mbi të kaluarën dhe shumë lehtë harrojmë mësimet, të cilat është dashur t’i përvetësojmë pas Çlirimit nga Sundimi Osman. Rilindja është epoka, për të cilën gjoja dimë shumë, por në qoftë se jemi mjaft kritik do të pohojmë se, dimë shumë pak. Sipas inercisë ne i klasifikojmë iluministët e popullit – i pari i dyti, pa i parë në detaje veprat e tyre konkrete dhe të zbulojmë kontributin e tyre real të çdo njërit prej tyre në historinë tonë”, tha në një intervistë përpara ca kohe për Radio Bullgarinë profesori i historisë nga Universiteti i Sofjes “Shën Kliment Ohridski” Pllamen Mitov.
Në lidhje me Ditën e Iluministëve Popullor iu drejtuam përsëri profesorit Mitev në dëshirën tonë t’ju prezantojmë një nga figurat më të shquara të Rilindjes bullgare – Sofronjij Vraçanski(1739-1813). Ne, bullgarët, e lidhim fillimin e lëvizjes së iluministëve të frymës popullore gjatë shekujve të pushtetit osman me atin Paisij Hilendarski (1722-1773) dhe “Historinë e sllavo-bullgare”, të përfunduar gjatë vitit 1762. Trashëgimtari i tij, Sofronij e tejkalon mjaft mësuesin e tij. Paisij shkruan krijimin e parë rilindës, kushtuar historisë bullgare në një nga celulat e Manastirit të Zografit, por për një kohë të gjatë “Historia sllavo-bullgare” mbetet si një tregim i panjohur. Ai bëhet i njohur gjatë viteve 70 të shekullit të XIX në sajë të studimeve të shkencëtarit të njohur Marin Drinov. Derisa ajo të cilën e bën Sofronij Vraçanski, le mbresa jashtëzakonisht të dukshme për zgjimin shpirtëror të bullgarëve, është i bindur profesori Pllamen Mitev:
“Përveç se bën dy kopjime të “Historisë”, Sofronjij është dhe autor i mbi 10 librave me dorëshkrim, ku një vëmendje të veçantë kanë dy përmbledhjet e tij të Vidinit. Në të dytin prej tyre ai i drejtohet kongregacionit të tij duke e shtyrë të japë paratë e veta jo nëpër manastiret, por për mësuesit e mençur, të cilët t’i mësojnë fëmijët e tij në ato, në të cilat popujt e tjerë evropianë tanimë i kanë mësuar dhe i kanë aplikuar në historinë e vet politike – tregon profesori Pllamen Mitev. – Në të njëjtën kohë, rreth periudhës 1803-1808, Sofronij Vraçanski përkthen disa tekste jashtëzakonisht të vlefshme. Ai përgatit libër për 3 fetë – judaizmi, krishterimi dhe islami, të cilët japin larminë në Ballkan, përfshi dhe të tokave bullgare. Përkthen dhe “Teatron politikon” të njohur gjatë shekullit të XVIII një ese të Amvrosij Marlian, në të cilën shqyrtohen modelet politike të shteteve. Nga ky tekst bullgarët nga ajo kohë mësojnë se çfarë tipi shtetesh ka. Kur fillojmë të luftojmë për çlirimin tonë, Sofronij Vraçanski mundohet të përgatisë elitën e ardhshme politike për zgjedhjen e më së mirës nga përvoja njerëzore.”
“Nedellniku” i njohur i Sofronit, i botuar gjatë vitit 1806, është libri i parë i shtypur në gjuhën e re bullgare. Deri në periudhën e Çlirimit ky është libri më i ribotuar bullgar – me 6 botime, tregon profesori Pllamen Mitev: “Nuk ka kishë bullgare pa të paktën një kopje nga ky libër, sepse ai përdoret në shërbesat fetare nga të gjithë priftërinjtë tanë”.
Gjatë vitit 1811, Sofronij shkruan lutje drejtuar gjeneralit Mihaill Kutuzov, komandant i ushtrisë ruse në luftën Ruso-turke (1806-1812). Aty ai paraqet kërkesat e bullgarëve në të gjithë programin politik:
“Sofronij propozon të krijohet një krahinë autonome bullgare, në të cilën bullgarët do të marrin një liri të plotë mbi resurset e veta natyrore, të zhvillojnë tregtinë e lirë dhe zanatet, të ndërtojnë fabrika, të kenë një veprimtari arsimore. Ai propozon që autonomia të krijohet në një rajon rreth burimit të lumit Danub, që përkon me Ongëllin e dikurshëm të krijuesit të shtetit bullgar Asparuh, duke parashikuar se, më tutje ndaj kësaj krahine autonome do të mund të bashkohen dhe territore të reja dhe të reja bullgare – sqaron profesori Mitev. – Në fillim të shekullit të XIX-të Sofronij spikat si një iluminist i bindur, i cili syzon mundësinë të zgjidhet çështja bullgare në bazë të mënyrës më të leverdishme për paraardhësit tanë, dhe mundohet në praktikë të realizojë këtë ëndërr, duke marrë një pjesëmarrje aktive në organizimin e emigracionit bullgar gjatë kësaj lufte ruso-turke me shpresën se, në ecurinë e saj bullgarët do të marrin lirinë e vet. Mjerisht, kjo nuk rastis. Një vit pas nënshkrimit të Marrëveshjes Paqësore të Bukureshtit nga viti 1812, Sofronij Vraçanski vdes. Por, trashëgimia e tij le mbresa të qëndrueshme. Përpara tij përkulen që të gjithë bullgarët e arsimuar, sepse vlerësojnë atë, të cilën ai e ka bërë në emër të së ardhmes bullgare.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: arkiv
A ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar..
Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..
Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..
Rezervati arkitekturor Arbanasi pranë Veliko Tërnovos është ndër destinacionet më të preferuara për turistët. Veçanërisht tërheqëse janë manastiret dhe..