Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Teodosij Spasov prezanton albumet e reja me muzikë prej autori në stil folklorik

БНР Новини
Foto: arkiv personal

“Mbresa” dhe “O’Majno valle” janë dy albumet e reja të muzikantit Teodosij Spasov. Në të fyelltari prezanton disa pjesa prej autori. Të dy albumet janë të bashkuar nga stili – të gjitha pjesët janë mbi tema të muzikës popullore të kompozuara ose të cituara nga muzikanti i famshëm.


Albumin “Mbresa” Teodosij Spasov e incizoi bashkë me Orkestrën e Muzikës Popullore të Radios Kombëtare Bullgare. Më shumë hollësi për të sjell vet muzikanti:

Me këtë album shpreh respektin ndaj muzikës popullore dhe dëshirën, se si ajo sipas meje, duhet të tingëllojë. Ai është edhe një respekt ndaj stërgjyshërve dhe ndaj mjeshtërve të veglave popullore, të cilat shfrytëzova për incizimin e albumit. Në librezën e diskut, në gjuhën bullgare dhe angleze, janë të shkruara biografitë e këtyre instrumenteve. Shpesh harrojmë, se në duart mbajmë foshnja të tyre. Ndërsa mjeshtrit e veglave popullore mallëngjehen kur dëgjojnë si nxirren tingujt prej tyre. Tri veglat, të cilat përdora për incizimin e albumeve kanë histori interesante. Shumica e pjesëve në albumin “Mbresa” i ekzekutoj në një fyell të punuar prej abanozi. Materialin më dhuroi një mjeshtër90 vjeçar punues i veglave muzikore. Ai edhe nuk deshi të thotë emrin. Kishte dëgjuar se kam koncert në qytetin Varnë dhe i kishte porositur një miku të tij të më japë një torbë me copëza druri të punuara për oboe. Prej kësaj dhurate mjeshtri Zheçko Marinov punoi një vegël të mrekullueshme muzikore. Duket se shpirti i mjeshtrit të panjohur vazhdon të jetojë në këtë fyell.

Pjesët në albumin “Mbresa” janë të kompozuara për Orkestrën e Muzikës Popullore të Radios Kombëtare Bullgare me dirigjent Dimitër Hristov. Vet autori i veprave Teodosij Spasov thekson, se kur bëri kompozimet mendonte për secilin prej solistëve – si do të ekzekutojë pikërisht këtë muzikë, dhe si do të ndjejë veten. Incizimet u bënë në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare. Dy vjet kaluan midis premierës dhe daljes së albumit. Kjo ishte një kohë me momente të vështira për krijuesit, gjë për të cilën ai rrëfen:

Prindërit e mi vdiqën dhe atëherë kuptova, se atë, të cilën e kam kompozuar, tërë qëndrimi im ndaj folklorit është lidhur me ta. Kuptova, se muzika ime u është kushtuar kryesisht atyre, bashkëshortes dhe birit tim, miqve të mi. Kujtova edhe gjyshja dhe gjyshi, për hapat e mi të parë në muzikën popullore, të cilët i bëra në fshatin tim të lindjes Belica. Kujtova edhe emocionet në studion e Radios Kombëtare Bullgare në qytetin Pllovdiv, ku bëra incizime që kur isha student. Në fakt me Radion Kombëtare Bullgare është lidhur tërë jeta ime profesionale. Dhe i thash vetes se ato janë mbresat e mia të cilat pasqyrohen në muzikën time. Që këtu lindi edhe titulli i këtij albumi.

Albumin e dytë të incizuar nga “Teodosij Spasov folk kuintet”, muzikanti e prezanton ashtu: “Në se ndonjëri do të vendosë të vallëzojë – vet ose me miq, atëherë mund të bëjë këtë nën tingujt e albumit “O’Majno Valle”. Për këtë album Teodosij Spasov tregon:

Albumin e incizova sivjet gjatë turneut tim dhjetëditor në Bullgari. Ai filloi në fund të majit dhe përfundoi në fillim të qershorit. Ideja ishte i muzikantit Pejo Peev, të realizojmë incizimin në lagjen Komatevo të qytetit Pllovdiv. Në kuintetin tim marrin pjesë Pejo Pejev – gëdullka, Ivan Georgiev – gajde, Genadi Rashkov – daulle, Hristijan Cvjatkov – kitarë. Ata janë mjeshtër të talentuar dhe më japin shumë energji. Albumi “O’Majno Valle” në të folurin në qytetin Pllovdiv ka një rëndësi të veçantë. Aty njerëzit i drejtohen njeri tjetrit me fjalën “O’majno, si je, çfarë bënë”. Përsa i përket kopertonin improvizova me temën “copë buke” ose bullgarisht “komat hljab”, për shkak të emrit të lagjes Komatevo. Kështu lindi ideja që të fotografohemi me “byrekun e ciganit”. Të gjithë nga brezi im, të cilët luajtën deri vonë gjatë pushimeve, e dinë çfarë do të thotë kjo. Kur ishim të uritur vajtëm në shtëpi dhe aty gjyshet shpejt e shpejtë na përgatiteshin një copë buke të lyer me vaj luledielli ose ulliri me sasi të vogla krip dhe pjepër të kuq. Ky “byrek i ciganit” na jepte forcë që të vazhdojmë lojërat. Me lojën lidhet edhe muzika në album. Pjesët janë me improvizime të shumta të të gjitha instrumenteve.

Një lojë të fjalëve përbën titulli i albumit “O’Majno valle”. Ky është një improvizim gërshetuar midis përshëndetjes karakteristike për banorët e qytetit Pllovdiv, ku u drejtohen njeri tjetri me fjalët “O’Majno” dhe fjalës bullgare “omajno”, gjë që në përkthim do të thotë “magjepsës”.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për Surva në Ellovdoll

Të gjitha ritualet bullgare të maskaradës e kanë origjinën nga rituali koleduvane dhe lindja e diellit në Janar. Me adoptimin e krishterimit, për të mos hedhur hije mbi Zotin e porsalindur, zakoni filloi të zbehej. Në Bullgarinë Perëndimore, në kohën kur..

botuar më 25-01-23 7.30.PD
Foto: Qendra kulturore

Sekretet e hallvës së bardhë dhe si një ëmbëlsirë ruan zakonet e vjetra bullgare

Hallva, ky tundim i ëmbël me shije orientale, është i mirëpritur në tryezën tonë, sidomos gjatë festave. Duke gjykuar nga përshkrimet e udhëtarëve perëndimorë, hallva ishte një ëmbëlsirë e zakonshme në tokat bullgare që në shekullin e 16-të . Hallva e..

botuar më 25-01-18 9.10.PD

Riti “Larja e dhëndurëve” kryhet në Ditën e Shën Gjonit në fshatin Allvanovo

Ditën e Shën Gjonit në fshatin Allvanovo, rajoni i qytetit Tërgovishte të Bullgarisë Verilindore, kryejnë ritin e "Larjes së dhëndurëve". Rituali kryhet për shëndetin dhe kalitjen, për prosperitetin e familjeve të reja që u martuan vitin e kaluar,..

botuar më 25-01-07 2.34.MD