Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Paqartësi serioze pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Bullgari

БНР Новини
Foto: BGNES

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale më 6 nëntor akoma nuk janë të qarta, mirëpo parapraket tregojnë se të dielën e ardhshme balotazhi do të jetë shumë i vështirë dhe në një situatë të re të politikës së brendshme.

Supozimet për fitore për partinë qeverisëse GERB dhe kandidaten e saj Cecka Caçeva nuk u realizuan dhe ajo fitoi vetëm në 3 qarqe të shtetit, derisa rivali i saj Rumen Radev i përkrahur nga Partia Socialiste Bullgare është në vend të parë në 20 prej 28 qarqeve bullgare dhe për herë të parë që nga viti 1990 e këtej kandidati i socialistëve është në vend të parë në Sofje. Në kryeqytet partia qeverisëse GERB është forca e dytë, mirëpo kandidati i Bllokut të Reformatorëve Trajço Trajkov ndodhet vetëm një përqindje pas saj. Kjo tregon se të djathtët fillojnë të restaurojnë pozitat e veta të forta në Sofje.

Ka njerëz, të cilët mendojnë, se rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale janë një indikator për ndryshim të konsiderueshëm në balancën e forcave politike në shtet. Në favor të kësaj teze është edhe rezultati i arritur nga kandidati i koalicionit të “Patriotëve të Bashkuar” Krasimir Karakaçanov. Ai zë vendin e tretë pas Radevit dhe Caçevës. Për ndryshim flet edhe rezultati i kandidatit të pavarur Veselin Mareshki, i cili u bë i pari në qytetin e tij Varna dhe i katërti në shtet. Çfarë do të bëhet, në se iniciatori i referendumit kombëtar për sistemin politik Sllavi Trifonov, do të vendosë të krijojë një parti dhe të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare? Tani për tani Trifonovi nuk jep sinjale se do të veprojë kështu, mirëpo është e dukshme se ekziston një mundësi e tillë – milionët që votuan në referendumin e provokuar prej tij i japin një arsye të mjaftueshme. Vetë Sllavi Trifonov me një ton plot nënkuptim pohon se do ta bëjë “atë që është e domosdoshme”.

Ndryshe nga zgjedhjet parlamentare, presidencialet janë mazhoritare, jo proporcionale. Dhe në këtë kuptim nuk mund të bëjmë lidhje të drejtpërdrejtë midis rezultateve në llojet e ndryshme të zgjedhjeve. Ndoshta kryeministri Bojko Borisov është i drejtë duke komentuar se pavarësisht nga pozita e dytë e kandidates së partisë qeverisëse GERB në raundin e parë, GERB-i vazhdon të jetë forca e parë politike. Është kështu sepse kandidati, i cili mori më shumë vota, nuk është propozuar nga Partia Socialiste Bullgare, por nga një komitet i iniciativës dhe socialistët vetëm e përkrahin Rumen Radevin. Fakti se për Radevin kanë votuar jo vetëm socialistë, por edhe simpatizues të GERB-it pranohet bile nga vetë ai. Këtë e dinë edhe Partia Socialiste Bullgare, edhe shefja e saj Kornelija Ninova, e cila tani për tani nuk komenton pyetje për zgjedhje eventuale parlamentare dhe flet vetëm për shanset në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale.

Në këtë etapë prognozimi i raundit të dytë të zgjedhjeve është shumë i vështirë. Askush nuk mund të thotë se si do të votojë për shembull elektorati i “Patriotëve të Pavarur”, pasi kandidati i tyre Krasimir Karakaçanov shpalli se nuk do të rekomandojë asnjërin prej dy rivalëve. Pavarësisht nga kjo mund të pritet se një pjesë e votave të patriotëve do të shkojë për kandidatin e GERB-it, sepse një pjesë e formacionit patriotik e përkrahin partinë qeverisëse në pushtetin ekzekutiv. Reformatorët pohojnë se në balotazh do të përkrahin kandidaten e GERB-it, por kjo nuk mund të thuhet për të gjithë reformatorët. Në favor të kandidatit të socialistëve ndoshta do të jenë votat e dhëna në raundin e parë për Pllamen Oresharskin. Ky kandidat ishte përkrahur nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë, mirëpo edhe kjo llogari është me kusht. Sepse bile nuk është e qartë a do të kemi një aktivitet aq të lartë elektoral pas zhgënjimeve dhe radhëve para pikave të votimit në raundin e parë.

Paqartësitë serioze i bëjnë prognozat shumë të vështira. Aq të vështira se ndoshta është më mirë të mos bëjmë prognoza deri më 13 nëntor.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev

Klasa politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka frikë të njohë ekzistencën e fjalës "bullgar" atje

Kreu i shtetit Rumen Radev bëri thirrje për veprime konkrete të menjëhershme nga qeveria bullgare dhe institucionet evropiane për respektimin e parimeve evropiane për zgjerimin e Bashkimit Evropian. “Qeveria e re në shtetin tonë fqinj ka treguar..

botuar më 24-06-26 8.09.MD
Doc. Dr. Spas Tashev

Integrimi evropian nuk do të jetë ndër prioritetet kryesore të qeverisë së sapozgjedhur të Maqedonisë së Veriut

Festa e Frymës së Shenjtë në Bullgari shënohet edhe si Dita e Maqedonisë. Tradita filloi pas Kryengritjes së Ilindenit të vitit 1903, pasi fillimisht ishte Dita e Luftës për Maqedoninë dhe Edrenenë, dhe pas Luftës së Parë Botërore u bë "Dita e..

botuar më 24-06-24 4.03.MD
Ekrem Imamoglu

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryebashkiaku i Stambollit kritikoi marrëveshjen për emigrantët mes Turqisë dhe BE-së Kryetari i bashkisë së Stambollit dhe një kundërshtar i presidentit Erdogan, Ekrem Imamoglu, kritikoi ashpër marrëveshjen e vitit 2016 midis..

botuar më 24-06-21 1.47.MD