Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Restorantet evropiane preferojnë kërmijtë e një ferme bullgare afër qytetit Sevlievo

БНР Новини

Ato e shëtisin shtëpinë me vete, por kanë dhe një shtëpi pritje – fushën të ndriçuar bujarisht nga dielli. Kjo është historia e 600 mijë kërmijve, dy aventuristëve dhe ëndrrat në krahët e trimërisë.

Përpara katër vjetëve kërcimtarët e rinj Pllamen Pençev dhe Paulina Manuillova venë përpara vetës së tyre një sfidë mjaft të madhe – të themelojnë një fermë për kërmij. Thjesht kështu, pa njohuri dhe mjeshtëri. Blejnë një terren të madh rreth qytetit Sevlievo me ndihmë nga ana e të afërmve dhe të miqve dhe... fillojnë.

СнимкаNë fillim, kur e blemë këtë pronë, ajo qe një fushë e madhe bosh, bile nuk e dinim se deri ku janë kufijtë – tregon Pllamen Pençev. – Hap pas hapi filluam me rrethimin, me sjelljen e ujit dhe të korrentit, me vendosjen e sistemit ujitës e kështu me radhë. Përdorëm traktor, i cili të lërojë tokën dhe ta bëjë gati, që aty e tutje çdo gjë tjetër e bëmë në dorë.

СнимкаKur “PP Helix” është gati, Pllamen dhe Paulina shkojnë në vendin e klloçitjes së kërmijve dhe kthehen me 600 mijë bebe, të mëdhenj sa një kokërr orizi.

СнимкаDhe me ledhatime e pronarëve të kujdesshëm ju bëjnë hije prej skarave prej druri, që t’i shpëtojnë nga rrezet djegëse të diellit. Shumë shpejt fati i fillestarit iu buzëqesh dhe fermerët gjejnë blerësin e tyre të parë – jo kudo, por në Francë dhe aty i shesin kërmijtë e rritur. Që të gjithë ata janë nga lloji Heliks aspersa maksima, të cilët vetëm për disa muaj bëhen mjaft të mëdhenj, që të mund të përdoren për ushqim. Por, cila është shija e tyre?

СнимкаTepër specifike – përgjigjet fermeri i ri, i cili i preferon të përgatitura në bazë të recetës nga Burgundy. – Kërmijtë janë shumë delikatë dhe në qoftë se përgatiten në mënyrë të drejtë, janë një delikates i shkëlqyer. Por, njerëzit nuk e konsumojnë këtë lloj ushqimi, sepse janë robër të disa paragjykimeve. Por, mishi është shumë i shijshëm dhe jo rastësisht në vende si Italia, Franca, Spanja ai preferohet në një nivel mjaft të lartë. Mjerisht, në bullgarët nuk e kemi këtë kulturë. Mbase paraardhësit tanë – gjyshet dhe gjyshërit, janë më mirë të njohur me gatimin e kërmijve, por nuk mendoj se kjo është e vlefshme për brezat më të rinj.

СнимкаDhe me qenë se tregu bullgar mbetet i papërpunuar, Pllamen Pençev eksporton produktin e vet në shtetet evropiane. Gjatë rritjes së kërmijve ai përdor të ashtuquajturën teknologji franceze – gjatë pranverës blen kafshët e sapo dalë, kurse në fillim të vjeshtës i shet, që të mund t’i mbrojë nga e ftohta e dimrit e cila është vdekjeprurëse për ta. Por, fermeri ëndërron të ndërtojë të ashtuquajturin cikël të mbyllur të prodhimit, me të cilin do të mund të fitojë më mirë. Në rast të kundërt puna është shumë, kurse paratë e fituara nuk janë pothuajse asgjë, thotë ai dhe shton, se shumë njerëz mund të heqin dorë, në qoftë se nevojitet të ecin nëpër rrugën e tij.

Pazari është vështirësia më e madhe. Në qoftë se ndonjëri vendos të merret me kërmij, është mirë paraprakisht të gjejnë treg. Dhe në qoftë se personi është shumë këmbëngulës, me fitimin e përvojës ai do të mësohet sesi t’i risë, si të bëjë më pak gabime, që të mund të kufizojë shpenzimet dhe në të njëjtën kohë të ketë sukses si tonazh, prodhimtari e kështu me radhë”, pohon Pllmeni.

СнимкаKuptohet, rritja e kërmijve është biznes, por si çdo një qenie e gjallë dhe ata mund të gjejnë rrugën e vet drejt zemrës së njeriut. Pllamen Pençev pohon se, shumë lehtë lidhet pas kafshëve të tij të vogla, sepse ato janë të qeta, mjaft të mençura dhe lehtë u nënshtrohen trajnimit. Rreth tyre dhe ai vet mësohet dhe tregon histori kureshtare, disa të lexuara, të tjera të para me sytë e tij. Si kjo-sesi kërmijtë me 24 mijë dhëmbët e veta mund të bluajnë çdo lloj ushqimi. Ose si këta dashnorë të zjarrtë i përkushtohen pasionit të tyre 13 orë me radhë. Mjerisht, historia për kërmijtë ka dhe anën e vet të errët dhe ajo është e lidhur me brutalitetin në kuzhinë. Unë shes kërmij të gjallë dhe mundohem të mos mendoj për këtë, bën konkluzion në mënyrë filozofike fermeri.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: pphelix.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ushqimi apo ngrohja?" – këtë pyetje nuk do të bëjnë familjet në Evropën Lindore këtë dimër, në dallim të atyre në Evropën Perëndimore

Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..

botuar më 24-12-11 7.15.MD

Dina Xhevali nga Siria: Kam jetuar një jetë pa rrugëdalje, ndërsa në Bullgari asgjë nuk është e vështirë për mua

Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..

botuar më 24-12-11 7.30.PD

Shkencëtarët studiojnë gjenomin e Bullgarisë

Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..

botuar më 24-12-10 4.43.MD