Ato e shëtisin shtëpinë me vete, por kanë dhe një shtëpi pritje – fushën të ndriçuar bujarisht nga dielli. Kjo është historia e 600 mijë kërmijve, dy aventuristëve dhe ëndrrat në krahët e trimërisë.
Përpara katër vjetëve kërcimtarët e rinj Pllamen Pençev dhe Paulina Manuillova venë përpara vetës së tyre një sfidë mjaft të madhe – të themelojnë një fermë për kërmij. Thjesht kështu, pa njohuri dhe mjeshtëri. Blejnë një terren të madh rreth qytetit Sevlievo me ndihmë nga ana e të afërmve dhe të miqve dhe... fillojnë.
“Në fillim, kur e blemë këtë pronë, ajo qe një fushë e madhe bosh, bile nuk e dinim se deri ku janë kufijtë – tregon Pllamen Pençev. – Hap pas hapi filluam me rrethimin, me sjelljen e ujit dhe të korrentit, me vendosjen e sistemit ujitës e kështu me radhë. Përdorëm traktor, i cili të lërojë tokën dhe ta bëjë gati, që aty e tutje çdo gjë tjetër e bëmë në dorë.”
Kur “PP Helix” është gati, Pllamen dhe Paulina shkojnë në vendin e klloçitjes së kërmijve dhe kthehen me 600 mijë bebe, të mëdhenj sa një kokërr orizi.
Dhe me ledhatime e pronarëve të kujdesshëm ju bëjnë hije prej skarave prej druri, që t’i shpëtojnë nga rrezet djegëse të diellit. Shumë shpejt fati i fillestarit iu buzëqesh dhe fermerët gjejnë blerësin e tyre të parë – jo kudo, por në Francë dhe aty i shesin kërmijtë e rritur. Që të gjithë ata janë nga lloji Heliks aspersa maksima, të cilët vetëm për disa muaj bëhen mjaft të mëdhenj, që të mund të përdoren për ushqim. Por, cila është shija e tyre?
“Tepër specifike – përgjigjet fermeri i ri, i cili i preferon të përgatitura në bazë të recetës nga Burgundy. – Kërmijtë janë shumë delikatë dhe në qoftë se përgatiten në mënyrë të drejtë, janë një delikates i shkëlqyer. Por, njerëzit nuk e konsumojnë këtë lloj ushqimi, sepse janë robër të disa paragjykimeve. Por, mishi është shumë i shijshëm dhe jo rastësisht në vende si Italia, Franca, Spanja ai preferohet në një nivel mjaft të lartë. Mjerisht, në bullgarët nuk e kemi këtë kulturë. Mbase paraardhësit tanë – gjyshet dhe gjyshërit, janë më mirë të njohur me gatimin e kërmijve, por nuk mendoj se kjo është e vlefshme për brezat më të rinj.”
Dhe me qenë se tregu bullgar mbetet i papërpunuar, Pllamen Pençev eksporton produktin e vet në shtetet evropiane. Gjatë rritjes së kërmijve ai përdor të ashtuquajturën teknologji franceze – gjatë pranverës blen kafshët e sapo dalë, kurse në fillim të vjeshtës i shet, që të mund t’i mbrojë nga e ftohta e dimrit e cila është vdekjeprurëse për ta. Por, fermeri ëndërron të ndërtojë të ashtuquajturin cikël të mbyllur të prodhimit, me të cilin do të mund të fitojë më mirë. Në rast të kundërt puna është shumë, kurse paratë e fituara nuk janë pothuajse asgjë, thotë ai dhe shton, se shumë njerëz mund të heqin dorë, në qoftë se nevojitet të ecin nëpër rrugën e tij.
“Pazari është vështirësia më e madhe. Në qoftë se ndonjëri vendos të merret me kërmij, është mirë paraprakisht të gjejnë treg. Dhe në qoftë se personi është shumë këmbëngulës, me fitimin e përvojës ai do të mësohet sesi t’i risë, si të bëjë më pak gabime, që të mund të kufizojë shpenzimet dhe në të njëjtën kohë të ketë sukses si tonazh, prodhimtari e kështu me radhë”, pohon Pllmeni.
Kuptohet, rritja e kërmijve është biznes, por si çdo një qenie e gjallë dhe ata mund të gjejnë rrugën e vet drejt zemrës së njeriut. Pllamen Pençev pohon se, shumë lehtë lidhet pas kafshëve të tij të vogla, sepse ato janë të qeta, mjaft të mençura dhe lehtë u nënshtrohen trajnimit. Rreth tyre dhe ai vet mësohet dhe tregon histori kureshtare, disa të lexuara, të tjera të para me sytë e tij. Si kjo-sesi kërmijtë me 24 mijë dhëmbët e veta mund të bluajnë çdo lloj ushqimi. Ose si këta dashnorë të zjarrtë i përkushtohen pasionit të tyre 13 orë me radhë. Mjerisht, historia për kërmijtë ka dhe anën e vet të errët dhe ajo është e lidhur me brutalitetin në kuzhinë. Unë shes kërmij të gjallë dhe mundohem të mos mendoj për këtë, bën konkluzion në mënyrë filozofike fermeri.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: pphelix.com
Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..
Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..
Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO...
Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm..