Fundjavën e kaluar u zhvillua një nga takimet e mëdha të njerëzve në fushën e softuerit me kod të hapur. Bëhet fjalë për OpenFest. Edicioni i tij i parë ishte në vitin 2003 në Sofje dhe që nga atëherë festivali zhvillohet çdo vit. Ideja është që në një vend të mblidhen adhurues, krijues dhe fansa të rinj të arteve të hapura dhe të sofruerit me akses të lirë. Kështu organizatorët lehtësojnë shkëmbimin e dijeve dhe përvojës.
Gjatë dy ditëve të festivalit mijëra njerëz patën mundësi të njihen me të rejat në këtë sferë. Një prej tyre është Cvetan Uzunov. Para katër vjetësh ai “zbuloi” OpenFest-in dhe tani ai është një nga lektorët e tij. Cvetan tashmë 25 vjet merret me dizajn elektronik dhe me prodhimin e harduerit dhe softuerit, kurse gjatë gjashtë vjetëve të fundit – me krijimin e kompjuterëve të vegjël në bazë të Linux-it. Ata janë shumë të përhapur kohët e fundit dhe për këtë arsye ishin pjesë e prezantimit të tij të sivjetshëm – “Bëj vetë laptopin tënd”. Se si lindi ideja për këtë?
“Ideja për këtë kompjuter portativ lindi në mënyrë spontane. Para një viti pastrova zyrën time dhe në një qoshe gjeta nëntë laptope të vjetra. Pyeta veten cili është shkaku që ato të ndodhen atje. Të gjitha patën ndonjë problem – procesor të dobët, ekran të thyer apo defekte të vogla mekanike. Në të kaluarën, kur kam bërë përpjekje për t’i rregulluar ato ose nuk ka pasur pjesë këmbimi, ose ato kanë qenë shumë të shtrenjta. Bëra një listë me të gjitha karakteristikat, të cilat dua t’i zotërojë laptopi im. Në vend të parë duhet të jetë i lehtë, bateria e tij duhet të zgjasë tërë ditën, duhet të punojë pa problem me softuerin më aktual, me të cilin e përdor. Unë jam adhurues i teknologjive të hapura dhe për këtë arsye dua që laptopi im të punojë me kod të hapur.”
Po të dëshirojmë të jemi të sinqertë do të themi se secili prej nesh haset me probleme të tilla, secili do një kompjuter më të personalizuar dhe më të përshtatshëm për punën e tij. Se si pikërisht kodi i hapur mund të jetë i dobishëm për përdoruesin?
“Dëshirojmë të ofrojmë këtë laptop si kit (komplet). Kështu secili do të mund t’i bashkojë komponentët dhe do të dijë se si pikërisht punon çdo një pjesë. Përdoruesi do të mund vetë ta riparojnë atë dhe në se ndonjë prej komponentëve prishet, atëherë do të mund të këmbehet vetëm ai. Kështu në fakt laptopi mund të punojë përjetësisht dhe ideja është që ai të jetë modular dhe të ketë një vlerë edukative.”
Ndoshta këtu është e ardhmja e teknologjive kompjuterike dhe sa më parë fëmijët njihen me llojet e tilla të laptopeve, sa më lehtë do të kuptojnë funksionimin e tyre. A do të zhvillohet dija teknologjike e fëmijëve, në se në shkollë, në orët e informatikës, ata lidhin komponentët e kompjuterëve dhe programojnë?
“Kështu fëmijët do të kuptojnë se s’ka asgjë të ndërlikuar. Për ta aktualisht kompjuteri është një kuti të zezë me susta dhe displej. Ata nuk mendojnë për këtë se çfarë bëhet brenda kësaj kutie, sepse po ta hapin atë, nuk do të mund të përdorin garancinë. Në një laptop me kod të hapur këto pengesa nuk ekzistojnë.”
Përparësitë kryesore të harduerit dhe të sofruerit të hapur janë se njeriu mund të mësohet nga kodi i të tjerëve, se secili mund të përshtatë kompjuterin me nevojat e tij dhe jo në vend të fundit – kur njerëzit kanë akses tek kodi programor i kompjuterit, ata lehtë mund të gjejnë gabimet në të dhe mund t’i heqin.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht..
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në..