Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Problemet rreth referendumit krijojnë tension para raundit të dytë të zgjedhjeve

БНР Новини
Foto: BGNES

Gjatë javës midis raundit të parë dhe atij të dytë të zgjedhjeve për President, në shoqërinë bullgare ka pakënaqësi dhe paqartësi rreth numërimit të votave të referendumit kombëtar. Në përgjigje të akuzave se rezultatet e referendumit janë të manipuluara, ose të falsifikuara, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaroi se deri tani nuk ka njoftuar rezultate zyrtare të anketës së bërë dhe se do ta bëjë këtë ditën e premte, pasi analizon mospërputhjet e njoftuara. Mirëpo, që para vendimit zyrtar, forcat kryesore politike bënë të ditur se madje votat të mos mjaftojnë që të trajtohen rezultatet e referendumit si të detyrueshme për Parlamentin, ato do t’i përkrahin.

Një qëndrim i tillë tani bën përshtypje shumë të madhe. Para zgjedhjeve më 6 nëntor partitë e mëdha politike nuk shfaqën interes ndaj referendumit dhe ndaj fushatës sqaruese. Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për këtë fushatë u regjistruan vetëm dy formacione politike të paraqitura në Parlament – ABV dhe Bashkimi Civil për Demokraci Reale. Para referendumit partitë nuk i përgënjeshtruan paralajmërimet se votimi për referendumin mund të jetë i rrezikshëm, sepse pyetjeve nuk mund t’u jepet përgjigje e një kuptimtë. Mirëpo, tani ato i marrin parasysh përgjigjet e dhëna, sepse është rrezikshëm të distancohen nga përkrahja e lartë për aplikimin e zgjedhjes mazhoritare të deputetëve në dy raunde, për pakësimin e subvencionit të partive për çdo një votë të marrë reale nga 11 në 1 lev.

Në situatën e jashtëzakonshme rivalët në raundin e dytë për President – partia në pushtet GERB dhe partia në opozitë Partia Socialiste Bullgare, kanë qëndrim pothuaj të njëjtë ndaj rezultateve të referendumit. GERB është duke shqyrtuar dy variante. Sipas variantit të parë partia duhet të respektojë krejtësisht rezultatet e tij. Sipas variantit të dytë duhet të zhvillohet debat. Logjikën e kësaj pozite Kryeministri Bojko Borisov e përgjithësoi me proverbin: “Zëri i popullit është zëri i Zotit”. E ngjashme është edhe logjika e Partisë Socialiste Bullgare, e cila bëri të ditur se do të parashtrojë ndryshime në Kodin Zgjedhor edhe sa u përket tri çështjeve të referendumit. Edhe të dyja partitë nuk i fshehin rezervat e tyre ndaj shkallës së reduktimit të subvencioneve të partive politike, por tani për tani nuk e thellojnë debatin mbi këtë temë. Kjo është e kuptueshme, sepse aktualisht me rëndësi më të madhe është raundi i dytë i zgjedhjeve për President të shtetit. Kështu qe tani për tani ka të ngjarë që të premten Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të shpallë rezultate, sipas të cilave “barriera e detyrueshme” e referendumit do të përballohet.

Pavarësisht se si zhvillohet çështja këtej e tutje, vetë shqyrtimi i saj flet për një tension të madh në shoqërinë bullgare. Nuk bëhet fjalë për tension midis partive politike, por midis tyre dhe shoqërisë në përgjithësi. Me reaksionet e veta partitë treguan se e kanë kuptuar këtë dhe ka kanë dëshirë për ndryshim. Çështja është se çfarë pikërisht do të jetë ky ndryshim dhe çfarë është çmimi i tij.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Матео Пиантедози

Ngjarjet me adresë ballkanike

Italia hap dy qendrat për emigrantët në Shqipëri Italia do të hapë në tetor të parën nga dy qendrat për emigrantët në territorin e Shqipërisë. Kështu ka bërë të ditur ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, raporton ANSA. Të dy vendet..

botuar më 24-09-21 7.05.PD

Vlerësimet për resorin bullgar në KE - nga kënaqësia deri në zhgënjim

Komisionerja bullgare Ekaterina Zaharieva merr resorin "Start-ups, kërkimet shkencore dhe inovacionet" në Komisionin e ardhshëm Evropian. Për mediat, Ekaterina Zaharieva e përcaktoi resorin e saj si "portofoli i së ardhmes", dhe më pas refuzoi t'u..

botuar më 24-09-17 5.34.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Rajoni Tulcea po përgatitet të bëhet një gjeopark i UNESCO-s Autoritetet në qarkun Tulcea po ndërmarrin hapa për ta kthyer Dobruxhën Verilindore në një Gjeopark Global të UNESCO-s, një territor i zhvillimit të qëndrueshëm, vlerat e të..

botuar më 24-09-14 10.25.PD