Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pas zgjedhjeve për President në Bullgari do të ketë edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare

БНР Новини
Pas fitores së Rumen Radevit (majtas), Kryeministri Bojko Borisov deklaroi se do të japë dorëheqje.
Foto: BGNES

Rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve për President në Bullgari ende nuk janë shpallur zyrtarisht, por pa dyshim fituesi është Rumen Radev. Kandidatura e tij u ngrit nga një komitet i iniciativës dhe mori përkrahjen vendimtare të Partisë Socialiste Bullgare. Rrethanat rreth zgjedhjes së Presidentit të pestë bullgar në historinë më të re të Bullgarisë shkaktojnë një situatë pa precedent të politikës së brendshme.

Kryeministri Bojko Borisov dha dorëheqje dhe nuk do të bëjë provë për formimin e qeverisë së re në kuadrin e Parlamentit të tanishëm. Vendimi i Borisovit mund të duket emocional, por është krejtësisht logjik. Sepse për “gjeneralin e kuq” kanë votuar edhe zgjedhës të partnerëve të tij të koalicionit – të Bllokut të Reformatorëve, të Frontit Patriotik, madje të vetë partisë GERB. Pas dhjetë fitoreve me radhë në zgjedhje nga GERB, humbja e zgjedhjeve presidenciale gjatë 2016-ës është shumë e hidhur.

Kjo është fitorja e parë në zgjedhje e kandidatit të socialistëve që prej shumë vitesh, por përkrahja e madhe, që ai mori nga votuesit dhe shtresat e tjera politike, nuk i jep sedër të mjaftueshme Partisë Socialiste Bullgare dhe ajo gjithashtu është për zgjedhje të parakohshme parlamentare, në të cilat eventualisht do të bëhet forca e parë politike. Detyra nuk është e lehtë, sepse sipas disa vëzhguesve, megjithë humbjen në zgjedhjet për President, GERB-i vazhdon të jetë forca e parë politike dhe kjo në zgjedhjet proporcionale, siç janë ato parlamentare, është një përparësi vendimtare.

Qeveria në Parlamentin e tanishëm mund të formohet edhe nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë si forca e tretë politike, por praktikisht kjo është e pamundur, sepse Lëvizja nuk ka resurs të mjaftueshëm për këtë. GERB dhe Partia Socialiste Bullgare refuzojnë ta përkrahin. Në të njëjtën kohë Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë nuk mund të shpresojë te përkrahje nga diku tjetër.

Në këtë situatë zgjedhjet parlamentare duken të pashmangshme. Kjo do të ripohohet me siguri në ditët e afërta pas konsultimeve mes Presidentit Plevneliev dhe forcave kryesore politike. Mirëpo, situata është specifike edhe për shkak të faktit se gjatë tre muajve të fundit të mandatit të vet Presidenti nuk mund ta shpërndajë Parlamentin, kurse nga ana tjetër caktimi i datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare bëhet me aktin e njëjtë, me të cilin shpërndahet Parlamenti. Siç duket Presidenti do të duhet të konsultohet me Gjykatën Kushtetuese, që të vendosë se si të veprojë. Sipas disa vëzhguesve, në Bullgari do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi formohet qeveri teknike, e emëruar nga Presidenti, pa shpërndarjen e Parlamentit. Mirëpo, kjo mund të çojë në ndryshim të madh në sistemin politik, sepse para se të largohen deputetët nga Parlamenti në fund të janarit ata do të miratojnë një ligj, me të cilin do të njohin zyrtarisht rezultatet e referendumit për aplikimin e votës mazhoritare dhe të asaj të detyrueshme dhe për pakësimin e subvencioneve partiake.

Sipas disa specialistëve situata e krijuar është krizë politike, sipas mendimeve të tjera kjo është situatë pa precedent. Afro 30 vjet që nga fillimi i ndryshimeve demokratike, vendi ynë ecën në rrugë ende të pashkelura.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev: Është shumë e rëndësishme të garantohet funksionimi normal i shtetit

Në fillim të konsultimeve politike për emërimin e ushtruesit të detyrës së kryeministrit dhe të qeverisë së re të përkohshme, kreu i shtetit tregoi se praktikisht ka nisur fushata zgjedhore. Sipas Rumen Radevit, Asambleja e 50-të Kombëtare nuk ka..

botuar më 24-08-08 6.49.MD

Linja hekurudhore për në Bullgari është e padëshiruar nga autoritetet e reja në Shkup

Në javët e fundit, qeveria e re në Maqedoninë e Veriut, e udhëhequr nga Hristijan Mickoski, çuditërisht kërkoi që të ndërpritet ndërtimi i linjës hekurudhore drejt Bullgarisë. Argumentet e palës maqedonase janë se projekti për ndërtimin e hekurudhës..

botuar më 24-08-08 7.05.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbia raporton rënie të emigrantëve dhe mbyll disa qendra të refugjatëve Komisionerja për Refugjatët dhe Migrimin e Serbisë, Natasha Stanisavlleviç, bëri të ditur se numri i emigrantëve në vend u ul me 80% dhe u vendos që përkohësisht të..

botuar më 24-08-02 6.38.MD