Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Daniella Ruseva pikturon me verë dhe mban në vet veten frymën prej kërkuesi

БНР Новини

Sikur era luan me pikturat e sajnë një botë të imagjinuar. Nuk mund të jetë ndryshe, pasi shpirti i saj dëgjon pëshpërima e engjëjve dhe me një butësi na beson copëza intime të jetës.

СнимкаDashuria e gërshetuar me mesazhet hyjnore dhe rrëfimin lirik – pra bota intime është miku i pazëvendësueshëm në tablotë e krijuara nga Daniella Ruseva. Kjo fije e hollë që lidh çdo vepër çon edhe te pikturat më të reja... kësaj here me verë. Tablotë e reja prezantohen në Qendrën Kulturore “Shtëpia e Bardhë” në Qytezën e Vjetër të Plovdivit. Ekspozita është me emrin “Deep Red”. Në krijimin e tyre nuk janë të shfrytëzuara bojëra, pigmente ose materiale të tjera karakteristike për piktorët, por vetëm materiale organike si pambuku, uji, llumi i verës, lapsa.

"Në një paradë të modës, që ishte në Qytezën e Vjetër, lindi ideja të pikturohet me verë – kujton krijuesja. – Atëherë bashkë me disa piktorë bëmë provë të vizatojmë me llumin e verës mbi filtra të përdorura. Kjo më solli një kënaqësi të madhe. Pas kësaj fillova të eksperimentoj. Megjithëqë pikturoj mbi tablo të zakonshme me bojëra, bëj edhe piktura me verë."

Снимка

Për ato miniatura thonë se pushtojnë me sinqeritetin, thjeshtësinë dhe lirikën e tyre. Kështu zbulohet një funksion i pa supozuar të verës.

"Vera është dashuri, është një pije hyjnore, madje me verë mund të pikturohet – shpjegon autorja. – Sipas meje gjithçka është çështja e perceptimit. Subjektet dhe titujt janë interesant – “Fjalë dhe verë”, “Dashuri dhe verë”, “Engjëll”, “Tri muzat” dhe të tjerë të ngjashëm."

Ka momente, kur njeriu pikturon nën ndikimin e ndonjë vuajtje ose dhembje, por ka edhe të tilla, kur krijon i gëzuar. Mirëpo, pavarësisht nga gjendja emocionale, Daniella Ruseva e hap shpirtin gjerë në fund, pa të ketë frikë se do të zbulojë sekretet më të shtrenjta. Prandaj edhe në ekspozitën “Faqe” – mbi fletat e zverdhura si një kujtim të lashtë, sikur të shkëputura nga një ditar i vjetër, piktorja rikrijon engjëjt mbrojtës, të cilët kujdesen gjithmonë për të. "Mirëpo, engjëjt  nuk duhet të konsiderohen vetëm si të dërguar nga Zoti, sepse në këtë mënyrë i kërkojmë vetëm në botën e përtejme", është kategorike krijuesja. Si një dëshmi për ato fjalë ajo pa u ndërprerë vështron në fytyrat e njerëzve përreth, duke kërkuar engjëjt  tokësor. Kam dëshirë, që njerëzit të kenë një pamje engjëllore, sikur uron ajo. Dhe ashtu siç në fëmijëri me çiltëri dhe pastërti zgjedh forma të thjeshta dhe ngjyra naive, që të rikrijojë mbi tablonë kujtimet.

Снимка

Duke e krahasuar veten me heroinën e dashur të të gjithë fëmijëve Pipi Çorapegjata, Daniella Ruseva e pranon veten si një kërkuese.

"Po, në të vërtetë kam një shpirt kreativ dhe eksperimental, të paktën kështu thonë miqtë e mi – pranon vet ajo. – Edhe kur shëtis në plazh në vende të papritura mund të zbuloj diçka, të cilën është aty pikërisht për mua. Prandaj jam kërkuese. Kam dëshirë të zbulojë një botë më të thjeshtë më primitive si për jetë, ashtu edhe për krijimtari. Mirëpo, kjo është tepër e vështirë, kështu që do të vazhdoj të kërkoj."

Ndoshta ajo do të bëjë këtë si në dhomën e klasës të gjimnazit të Plvdivit ku jep mësime të artit figurativ, ashtu edhe para trekëmbëshit ose nëpër shtigjet akoma të pa shkelura nga këmba e saj. 

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria ka tradita në arsimin e lartë në frëngjisht

Me dëshirën për t'u hapur ndaj botës, pas viteve të gjata të izolimit në ish-kampin socialist, Bullgaria dhe Rumania u bashkuan në vitin 1994 në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë.  Një nga vlerat kryesore të komunitetit frankofon është arsimi..

botuar më 24-06-13 7.30.PD
Piktura “Të strehuar së bashku”

Pjesëmarrje bullgare në një ekspozitë ndërkombëtare për të drejtat dhe dinjitetin e njeriut në Itali

Nga data 8 qershor deri më 9 tetor, qyteti italian Rovereto pret ekspozitën ndërkombëtare “Të drejtat dhe dinjiteti i njeriut”. Edicioni i 18-të i sivjetshëm i ekspozitës tregon vepra tematike të artistëve nga 32 vende, përfshirë Bullgarinë. Artistja..

botuar më 24-06-08 7.30.PD

Unioni i Përkthyesve në Bullgari mbushi gjysmë shekulli!

Sot me një ceremoni festive Unioni i Përkthyesve në Bullgari festoi 50 vjetorin e themelimit. Organizata u krijua më 5 qershor 1974 nga 246 persona - profesorë universitarë, poetë, shkrimtarë dhe përkthyes të njohur gjerësisht. Mes tyre ishin edhe..

botuar më 24-06-07 4.52.MD