Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ndërrim i pushtetit në Sofje në një situatë të paqartë dhe në një moment kritik

БНР Новини
Foto: BGNES

Ditën e mërkurë Parlamenti i Bullgarisë mori dorëheqjen e qeverisë së Bojko Borisovit, që u dha menjëherë pas zgjedhjeve presidenciale. Ndërrimi i pushtetit ekzekutiv ndodh në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm. Partia GERB që udhëhiqte deri tani refuzoi të krijonte një qeveri të re në këtë Parlament. Pozitën e njëjtë e ka edhe forca kryesore në opozitë - Partia Socialiste Bullgare. Kreu i shtetit Rosen Plevneliev nuk mund ta shpërndajë Parlamentin, as të thërrasë zgjedhje parlamentare, sepse ka tre muaj deri në fund të mandatit të tij. Këtë nuk mund ta bëjë edhe Presidenti i porsazgjedhur RumenRadev, sepse ende nuk është hyrë në detyrë.

Presidenti në veprim ka të drejtën të emërojë qeveri teknike, por në gjendjen e krijuar pa precedent ai u mor vesh me Presidentin e porsaemëruar për të miratuar bashkë me të përbërjen e kësaj qeverie, që të mos ketë nevojë pasi hyn në detyrë Kreu i ri i Shtetit të bëjë ndryshime. Mirëpo, vendi jo vetëm ndodhet para perspektivës që të paktën deri në prill të udhëhiqet nga një qeveri teknike në mandatin e dy presidentëve. Në këtë periudhë duhet të thirren zgjedhje parlamentare para afatit. Përveç kësaj para se të shpërndahet ky Parlament duhet të ndryshohet legjislacioni zgjedhor në përputhje me rezultatet e referendumit kombëtar, i cili u zhvillua njëkohësisht me zgjedhjet presidenciale. Nuk bëhet fjalë për ndryshim, por për aplikimin e njëfarë sistemi zgjedhor mazhoritar. Për shkak të situatës së ndërlikuar Presidenti Rosen Plevneliev mori vendim për të thirrur Këshillin Konsultativ të Sigurisë Kombëtare, ku gjithashtu do të marrë pjesë Kreu i ri i Shtetit Rumen Radev.

Përveç të gjitha këtyre vështirësive shtohet edhe konfrontimi i ashpër politik në vend pas zgjedhjeve presidenciale. Bëhet fjalë për konfrontim jo vetëm mes pushtetarëve dhe opozitës, por edhe mes partnerëve të deritanishëm të koalicionit (GERB dhe Blloku i Reformatorëve) dhe përkrahësvetë tyre në Parlament. Në sfondin e këtij konfrontimi duhet të shqyrtohet jo vetëm sistemi i ri zgjedhor, por edhe projekti i depozituar nga qeveria në dorëheqje për buxhet shtetëror gjatë 2017-ës. Debati rreth projektit pritet të fillojë ditën e premte, por që tani Partia Socialiste Bullgare, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë dhe Fronti Patriotik kanë vërejtje të mëdha kundër tij. Sipas disa mendimeve bëhet fjalë për “një front të përbashkët”, disa specialistë të tjerë flasin për “bojkot” të projektit. Nëse do ta quajmë rezistencën front të përbashkët, bojkot, ose në ndonjë mënyrë tjetër, votat e tri forcave kryesore nuk mjaftojnë, që të refuzohet projekti në këtë Parlament. Mirëpo, nuk dihet se çfarë peshë mund të kenë këto forca në Parlamentin e ardhshëm.

Ditën e enjte Presidenti Rosen Plevneliev filloi konsultime politike me qëllim të mos lejojë që kriza politike të zgjerohet në krizë parlamentare. Para dorëzimit të mandateve për formimin e qeverisë së re në kuadrin e këtij Kuvendi Popullor, Presidenti do të bisedojë me të gjitha forcat parlamentare, që të shihet së pari nëse është e mundur që në Parlamentin e tanishëm të gjendet një formulë tjetër për formimin e qeverisë, së dyti, në qoftë se kjo nuk është e mundur – cilat janë datat e arsyeshme potenciale, ose periudhat për zhvillimin e zgjedhjeve dhe së treti çfarë mund të bëjë Kuvendi i ardhshëm Popullor para se të arrihet deri në zgjedhje parlamentare para afatit, në qoftë se arrihet deri në zgjedhje të tilla. Kreu i Shtetit gjendet para detyrave të vështira në fund të mandatit të tij.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Bosilegrad të Serbisë diskutuan për temën e të ashtuquajturit "komb i shopëve"

Një forum u mbajt në klubin e shtypit të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) në Bosilegrad të Serbisë, i provokuar nga përpjekjet për ta imponuar të ashtuquajturin "komb i shopëve" ( shopët janë një grup etnografik që banon në pjesët perëndimore..

botuar më 25-02-19 9.42.PD

Andrej Novakov nga Parlamenti Evropian: Bullgaria është një faktor i pashmangshëm në rajon

Bullgaria duhet të marrë financim të synuar për mbrojtjen - këtë e ka kërkuar eurodeputeti bullgar i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Andrej Novakov nga Komisioneri i ri i Komisionit Evropian (KE) për Mbrojtjen. Diskutimi strategjik i burimeve të..

botuar më 25-02-18 1.07.MD

Më pak se 1/3 e bullgarëve presin ndryshime pozitive nga qeveria e re në SHBA

Sipas sondazhit të rregullt sociologjik të Agjencisë “Gallup International Bolkan” në janar 2025, shoqëria ka pritshmëri të moderuara për ndryshime pozitive në Evropë dhe Bullgari nga politikat e presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump. 30.4% e..

botuar më 25-02-18 11.19.PD