Sonte në Sofje një nga grupet më të preferuara nga të rinjtë në Bullgari prezanton albumin e tij të dyfishtë “The Best of Ostava” me një koncert të madh në Sofje. “Ostava” është bandë e muzikës rok, të krijuar para 25 vjetëve nga Svilen Noev (vokal), Georgi Georgiev (kitarë dhe vokal), Bojan Petkov (baskitarë) Daniell Ivanov (bateri) dhe Aleksander Marburg – kitarë. Muzikantët e talentuar ekzekutojnë në stil “britrok” – një stil që vjen nga Anglia dhe është një përzierje midis pop rok-ut dhe rokut alternativ. Ndër përfaqësuesit e kësaj rryme muzikore janë Оаsis, Supergrass, The Verve, Radiohead. Hiti i parë i bullgarëve nga “Ostava” është “Fushat e lulediellit”, i cili doli në vitin 1994, kurse gjashtë vjet më vonë doli albumi i tyre i parë “Ping-pong”.
Më shumë për koncertin e “Ostava”-s në Sofje na tregoi një nga autorët e teksteve të grupit Zhoro Georgiev. Ja se çfarë tha ai:
“Në koncert prezantuam albumin “The Best of Ostava” – një disk të dyfishtë me 29 këngë, të incizuara live në koncertet tona në Sofje dhe në Plovdiv. Patëm mysafirë muzikantë – bëhet fjalë për kuartetin harqesh “Sapaev”. Përveç kësaj ata morën pjesë edhe në incizimin e albumit tonë. Me ne ekzekutoj gjithashtu Mihaill Shishkov – piano dhe kitarë të llojit “Pedal Steel”. Ai është muzikant i madh dhe mik ynë i vërtetë, i cili mori pjesë në dy albumet tona të para. Vanja Shtereva me bandën e saj Match Point ekzekutuan para daljes sonë në skenë. Mendoi se kjo gjithashtu provokoi interesin e publikut, sepse ajo nuk kishte pasur koncerte prej shumë kohe. Kishte shumë këngë të mira nga e kaluara e afërt. Kënduam të gjitha që kanë qenë të njohur gjatë këtyre viteve. Autorët e teksteve të këngëve jemi dy – unë dhe Svilen Noev – këngëtari i grupit. Muzikën gjithashtu e shkruajmë ne.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..