Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tavolina e së ardhmes do të jetë me ushqime bio dhe verë cilësore

БНР Новини

“Bio” kthehet në një zgjedhje të ndërgjegjshme të gjithnjë e më shumë njerëzve, të cilët synojnë drejt një jete të lumtur dhe të gjatë. Kurse me acarimin e vëmendjes mbi cilësinë dhe prejardhjes së pastër të ushqimeve, lulëzon dhe e ashtuquajtura bujqësi biologjike.

СнимкаNë prodhimin bio nuk përdoren pesticide, antibiotikë dhe plehra kimike, bimët rriten në një tokë të lirë nga kimikatet, kurse kafshët, të cilët japin qumësht dhe bëjnë vezë, konsumojnë vetëm produkte të pastra. Përveç kësaj ushqimet bio kanë certifikatë sipas legjislacionit evropian dhe kontrollohen prej organeve të licencuara. Historia e bujqësisë bio tek ne është 15 vjeçare – gjatë vitit 2001 dalin rregulloret e para për prodhim bio, kurse sot tanimë kemi 6 mijë ferma të licencuara, ndërmarrje përpunuese dhe tregtar. Sipas Stoillko Apostollovit, Drejtor i Fondacionit “Bioselena”, kjo është një shkallë e mirë të zhvillimit në një fushë, e cila është e drejtuar drejt së ardhmes.

Më tepër janë sipërfaqet e certifikuara me drithëra – përgjithësisht 118 mijë hektarë. Ka dhe mjaft sipërfaqe me bimë shumëvjeçare, për shembull arra, për shkak të subvencioneve më të larta dhe shpenzimet e pakta fillestare. Shumë mirë zhvillohet prodhimi i frutave të vogla – luleshtrydhe dhe mjedër, të cilat janë kryesisht për eksport. Një kompani bullgare është një nga prodhuesit më të mëdhenj të perimeve të serës në Evropë. Prodhojmë po kështu dhe një sasi të madhe të mjaltës bio. Përveç kësaj po shtohet numri i kafshëve të certifikuar – përpara dy vjetëve kishim vetëm 18 ferma bio, por sot kërkimi i vezëve bio, të produkteve të qumështit dhe të mishit vazhdimisht po rritet. Por, akoma nuk kemi mish prodhim vendas, prandaj dhe ai nuk propozohet në dyqanet bio.

Si në çdo një degë relativisht të re, edhe prodhuesit bio ndeshen me vështirësi. Marrin dhe inkurajim me subvencione të mira nga programi “Zhvillim të rajoneve fshatare”.

Më shumë probleme ka, kur në mënyrë impulsive, për shembull për shkak të subvencioneve, kalohet te bujqësia-bio – pohon Stoillko Apostollov. – Shumica mendojnë se, menjëherë përderisa ndërpriten plehrat kimike dhe preparatet, tanimë janë prodhues bio, por atëherë vijnë zhgënjimet më të mëdha, me qenë se zakonisht ulen rendimentet dhe shtohen dëmtuesit nëpër bimët (te trëndafili vajdhënës dy vjetët e para qenë mjaft kritike”. Është mirë të bëhet një plan i mirë për kalim nga bujqësia konvencionale drejt asaj bio, që të mund të dinë njerëzit se çfarë të presin. Ja, në Suedi rendimentet te gruri bio tanimë po barazohen me ato të grurit të zakonshëm. Me fjalë të tjera ka mënyra gjatë të cilave prodhimi të mos të jetë me një rendiment të ulët, por fare moderne dhe prej tij të fitohet mirë.

СнимкаPër shkak të ortekut të madh informativ për ushqime jocilësore dhe bile helmuese, jo pak njerëz anojnë drejt ekstremeve, duke iu nënshtruar teorive të konspiracionit dhe duke u shërbyer mitologjive:

Mjerisht, në rrjetin tregtar, por edhe nëpër restorantet vihen re të dyja ekstremet – thotë Stoillko Apostollov. – Shumë pak produkte qëndrojnë në mes – ose kemi ushqime shumë të lira dhe pa cilësi, ose janë me një cilësi të lartë dhe pothuajse janë luks. Dhe kjo është si pasqyrim të shoqërisë, në të cilën mungon klasa e mesme dhe përkatësisht të ardhurat e mesme. Në këtë mënyrë prodhuesit dhe tregtarët e ushqimit janë të detyruar të përshtaten sipas mundësive të njerëzve. Por pjesa kryesore e ushqimeve të lira janë me të vërtetë me cilësi shumë të dobët.

СнимкаGjithnjë e më pak shpërdorohej me fjalën “bio”, me qenë se ka një kontroll shumë të mirë, thotë Stoillko Apostollov dhe kujtohet sesi në kohën e kaluar vetëm për dy orë ka blerë 50 produkte me një etiketë mashtruese.

Për mua tryeza e së ardhmes, natyrisht është me produkte bio, por për një bukuri mund të ketë mëlçi pate ose një verë të mirë, të cilët të mos të jenë bio – përfundon ai. – Dhe kjo nuk është një farë ëndërr, me qenë se vetëm pas 20 vjetëve ajo mund të jetë fakt.

СнимкаPërgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: Fondacioni “Bioselena”



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Helikopteri Mi-2 është "heroi" kryesor i Muzeut të Aviacionit në Burgas në shtator

Muzeu i Aviacionit në Burgas ia kushton muajin shtator një prej ekspozitave të tij të veçanta - helikopterit Mi-2, fluturimi i parë i të cilit ishte më 22 shtator 1961. Të apasionuarit pas aviacionit, banorët dhe turistët e qytetit tonë bregdetar..

botuar më 24-09-15 8.10.PD
Këdrinka Këdrinova

Këdrinka Këdrinova zyrtarisht mori detyrën si anëtare e Këshillit të Mediave Elektronike

Anëtarja e re e Këshillit të Mediave Elektronike, Këdrinka Këdrinova, nga kuota e presidentit, u prezantua zyrtarisht në mbledhjen e Rregullatorit të Mediave më 12 shtator, njoftoi reporterja e BNR, Maria Kostova. Me dekret të kreut të shtetit..

botuar më 24-09-13 10.22.PD
Drejtori i BNR-së Milen Mitev (majtas) me Akademikun Julian Revallski

Radioja Kombëtare Bullgare dhe Akademia Bullgare e Shkencave do të bashkëpunojnë në promovimin e botimeve për bashkatdhetarët tanë jashtë vendit

Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Akademia Bullgare e Shkencave nënshkruan një Memorandum mbi bazën e të cilit do të bashkëpunojnë dhe do të ndërmarrin iniciativa të përbashkëta për të promovuar veprimtarinë shkencore dhe kërkimore të..

botuar më 24-09-12 4.49.MD