Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shënojmë Ditën e Familjes së Krishterë

Me ardhjen e dimrit dhe në pritje të Lindjes së Krishtit, Kisha Ortodokse kremton festën, e cila i kushtohet Nënës së Bekuar – Hyrja në tempull e Hyjlindëses Mari. Ajo fillon të festohet gjatë vitit 715. Që të mësojmë më shumë për të dhe për mesazhin e saj, vizituam Akademinë Kishtare, ku biseduam me priftin Bozhidar Marinov.

Hyrja në tempull e Hyjlindëses Mari është festë e cila është e lidhur me atë histori nga jeta e Shën Mërisë, kur 3 vjeçare ajo i është dhënë Zotit në kishë. Nëna dhe babai i saj – paraardhësit e shenjtë Joakim dhe Anna për një periudhë të gjatë kohe nuk kanë pasur fëmijë. Në lutjet e veta ata e kanë lutur Zotin t’iu dërgojë fëmijë, duke premtuar, se ajo do t’i kthehet Zotit. Kështu, kur ka qenë 3 vjeçe, fëmija është e dërguar nga prindërit e vet në kishën e Jerusalemit dhe i është dorëzuar priftërinjve, që të mund të arsimohet. Historia tregon sesi Shën Mëria e vogël, kalon përmes të gjithë kishës për të shkuar deri tek vendi, ku kanë të drejtë të hyjnë vetëm priftërinjtë dhe në fund ngjitet nëpër 15 shkallët, të cilat kanë ndarë vendin e shenjtë, nga pjesa më e shenjtë. Aty është gjendur Arka me 10 urdhrat e Zotit dhe një të drejtë për të hyrë ka pasur vetëm kryeprifti. Kur Virgjëresha Mari hyn, që të gjithë janë çuditur dhe asnjë nuk ka marrë guximin për ta ndaluar. Zemra e çdonjërit prej tyre është tronditur, sepse atëherë njerëzit kanë pritur me një shpresë të madhe lindjen e Shpëtimtarit. Ata kanë ditur një besim të vjetër, se do të lindë grua, e cila do të përjetojë një jetë shumë të nderuar dhe të pa gabuar dhe ajo do të bëhet e denjë të lind Shpëtimtarin. Pikërisht këtë hyrje të Hyjlindëses në tempull, feston Kisha, sepse kjo është një pritje e gjithë njerëzimit për lindjen e Shpëtimtarit të ri.

Foto: arkiv personalKëtë ditë Kisha ia ka ndarë dhe nderimit ndaj familjes së krishterë. Në ndryshim nga fetë e tjera, në ortodoksi martesa nuk është thjesht një marrëveshje, e cila përfshin detyrimet dhe përgjegjësitë e të dyja palëve. Sot për festën familjet mblidhen bashkë, duke udhëtuar nga krahinat e ndryshme të botës. Kisha ortodokse në mëson se, familja e krishterë është një lidhje për ruajtjen e fisit të krishterë, kurse synimi drejt dashurisë dhe mirëqenies janë kuptimi i saj bazë. Por, sipas statistikës, tek ne lidhen gjithnjë e më pak martesa – 3 në 1000 veta, kurse ndarjen janë dy herë më shumë. Kjo i shqetëson dhe etërit e shenjtë, të cilët apelojnë për një kujdes drejt fëmijëve dhe edukimit të tyre në vlerat e krishtera.

Gjatë viteve të fundit pothuajse nuk ka familje, e cila të jetë e mbledhur e tëra. Familja e krishterë është ajo, në të cilën burri dhe gruaja, të cilët janë të bekuar në sekretin e kurorëzimit sekret, të cilët janë të bekuar të kenë fëmijë të vet, kjo është familja e krishterë, e cila që këtu e tutje duhet ta përkushtojë jetën e vet të një vetëpërsosjeje në atë devotshmëri, e cila kërkohet nga çdo një njeri të krishterë. Kur nëna dhe babai, bashkë me fëmijën shkojnë çdo të diel në kishë dhe mësohen së bashku, dhe e ri transformojnë shërbesën në jetën e vet personale, atëherë ne shikojmë një harmoni të vërtetë në jetën e njerëzve. Por mjerisht shumë njerëz shkëputen nga kisha, pas kësaj dhe nga familja e vet. Prandaj ne drejtohemi drejt të gjithëve dhe apelojmë që fëmijët të mësohen përmes mësimit të fesë si dhe nga familjet e tyre të shkojnë në shërbesat fetare, që të mund të kenë vlera, mbi të cilat të shkelin dhe të ndërtojnë një jetë të plotë vlefshme.

Historia sesi dy prindër e shpien vajzën e tyre të vogël në kishë dhe ajo me një sinqeritet i pranon vlerat dhe traditat e fisit të vet, që t’i vazhdojë dhe t’i shumojë, duhet t’u rikujtojë prindërve t’i edukojnë fëmijët e vet në mirësitë e krishterimit. Një hap në këtë drejtim është dhe dëshira e Sinodit të Shenjtë dhe të Kishës që mësimi i fesë të jetë një lëndë e detyrueshme:

Në Bullgari flitet për lëndën – feja, e cila është shumë larg, nga kjo të cilën ne e kuptojmë si një mësim ortodoks. Si lëndë feja është një njohje të nxënësve me të gjitha fetë bazë nëpër botë – krishterimi, islami, budizmi e kështu me radhë. Mendoj se ne si një shtet ortodoks, duhet t’i kushtojmë një vëmendje më të madhe fesë ortodokse të Krishtit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Një faqe e autoritetshme e udhëtimit e shpalli Perperikon Machu Picchu-n Evropian

Qyteti i shenjtë shkëmbor i Perperikonit mori një tjetër njohje të madhe. Pasi një muaj më parë hyri në top dhjetëshen e vendeve arkeologjike më interesante në Evropë sipas gazetës së njohur britanike “The Guardian”, tani është shfaqur në faqen e..

botuar më 24-12-27 9.48.PD
Varri i mbretit trak Sevt III në Goljamata Kosmatka

20 vjet më parë, arkeologu Georgi Kitov zbuloi varrin e mbretit Sevt III

Në vitin 2007, më 11 qershor, presidenti amerikan Xhorxh Bush – i riu vizitoi Sofjen. Sipas protokollit të kohës, konferenca për shtyp që ai dha për mediat u mbajt mes eksponateve të Muzeut Arkeologjik Kombëtar. Dreka zyrtare për të ftuarin u dha më vonë..

botuar më 24-12-23 7.30.PD
Perperikon

Perperikon hyri në top 10 të objekteve botërore, sipas "Guardian"

Perperikon – qyteti shkëmbor i trakëve pranë qytetit Kërxhali, Bullgaria Jugore, është futur në top 10 të objekteve botërore që duhen parë, sipas renditjes së gazetës “Guardian”. Vendi është vendosur së bashku me strukturat neolitike në Spanjë dhe Francë,..

botuar më 24-12-16 8.45.PD