Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aglika Genova dhe Ljuben Dimitrov për artin e ndarjes, frymëmarrjen dhe përjetimet e përbashkëta në skenë

БНР Новини

Sivjet Aglika Genova dhe Ljuben Dimitrov shënojnë 20 vjetorin nga krijimin i dyshes së tyre për piano. Në lidhje me këtë SRO Records botoi një disk i cili përfshin interpretime të tyre nga vitet e ndryshme. Përpara ditëve të numëruara u mbajt prezantimi zyrtar i albumit Bartik&Babin-Concertos for Two Pianos, i incizuar me pjesëmarrjen e Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare dhe dirigjentin Jordan Kamxhallov.




Si lindi dyshja Genova-Dimitrov – në mënyrë spontane dhe krejtësisht me një plan të Zotit – thotë Aglika. – Ne me të vërtetë besojmë, se ai na drejton në çdo një hap që bëjmë. Jemi nxënës të pedagogëve të shkëlqyer Xhulia dhe Konstantin Ganevi, që kurse kemi qenë të vegjël ne jemi nxënës të tyre – që kur kemi qenë 9 vjeç deri në 11 vjeç. Dyshja lindi pas përfundimit të arsimit tonë bullgar – në dhomën numër 142 të Akademisë Muzikore të Hanoverit. Qemë në klasën e profesorit legjendar Vlladimir Krajnev, i cili ka mbledhur pianist të talentuar nga e gjithë bota. Derisa e prisnim ne me shaka bënim prova mbi një etyd të Shopenit. Në këtë moment Krajnev u kthye dhe tha, se i ka bërë një përshtypje të madhe sinkroni i shkëlqyer edhe në detajet më të vogla. Menjëherë filloj të rendis krijime për dyshe, na këshilloi të përgatitemi për një konkurs në Hanover, i cili qe tamam pas një muaji. E bëmë dhe fituam dekoratën e parë. Mësuesi ynë i dashur na ndihmonte me këshilla derisa qe gjallë. Kontakti ynë mbeti si një shtyllë shumë, shumë të rëndësishme në zhvillimin tonë, kemi kujtime të shkëlqyera.

Vetëm në kuadrin e dy vjetëve dyshja fiton dekoratat e para në disa forume ndërkombëtare prestigjioze në Gjermani, SHBA, Japoni, Itali. Interpretimet e tyre të shkëlqyera kanë tingëlluar nëpër skenat më të njohura botërore, nën shkopin e dirigjentëve të mëdhenj. Gjatë vitit 2002 morën pjesë në një koncert për hapjen e Lojërave Olimpike Dimërore në Sollt Lajk Siti, ku ekzekutuan në një piano prej kristali. Në qoftë se shikoni sajtin e tyre, do të lexoni për shfaqjet e tyre në akoma dhjetëra festivale të tjera dhe salla koncertesh në të gjitha kontinentet. Që nga viti 2009 drejtojnë katedrën “Dyshe për piano” në akademinë e Hanoverit.

Si një dyshe ne lëvizim në kufi të bërjes së muzikës solo dhe të muzikës së dhomës – vazhdon Ljuben. – Këtë ua transmetojmë studentëve. Kemi dyshe, të cilat tanimë janë të formuara si ansambël dhe duan të përsosen. Drejtimi tjetër, në të cilin punojmë përfshin dyshe prej pianistëve të rinj, të cilët po përgatiten për një karrierë vetjake. Arsimimi i pianistëve që në një moshë të re ndërton tek ta vetëdijen të “diejve”, rreth të cilave rrotullohet bota. Në dyshe takohen dy “diej” të tillë. Përpiqemi t’u mësojmë, se ky nuk është thjesht një ekzekutim i të dy vetave të mbledhur bashkë, kjo është një frymëmarrje e përjetim i përbashkët.

Cilat janë momentet në skenë, të cilat kanë mbetur në vetëdijen e tyre?

“Pavarësisht se për çfarë profesionesh flasim, për opinionin shoqëror më të rëndësishme dhe të dukshme janë forumet e mëdha botërore. Prandaj ekzekutimi në ekspozitën Ekspo 2000 në Hanover dhe akoma shumë momente të tjera shumë shpesh përmenden. Ne i vlerësojmë shumë. Por për ne mbeten të paharrueshme momentet, në të cilat mësuesi ynë Vlladimir Krajnev mund të merrte pjesë në koncertet tona. Ose si mësonim pjesë të Vlladigjerovit prej 500 faqeve nga dorëshkrimet e tij-kopje të eksponateve të muzeve, të cilat akoma nuk qenë të botuara.”

Për Aglikën gjëja më e rëndësishme është takimi i saj me Ljubenin në Akademi. “Çdo gjë filloj me disa shënime muzikore të cilat ai mi kishte dhënë” – kujtohet ajo. Kurse ai thotë: “Gjëja më e vlefshme është se jemi bashkë, se mund të ndajmë jetën tonë në çdo një moment, pavarësisht nëse është personal ose muzikor.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Albumi debutues “Nostalgji” i grupit “Tеrpentina”

Muzika magjike e grupit “Tеrpentina” na emocionon gjithnjë e më shumë kohët e fundit, sidomos pas albumit debutues “Nostalgji”.Ai përmban dhjetë këngë me tekst dhe muzikë të solistit të formacionit - aktori i njohur Ivan Jurukov, aranzhimi është i të..

botuar më 24-07-23 8.15.PD

"Mbetu"– një këngë me një video shumëngjyrëshe

Atazar, Kris V dhe këngëtarja Aleksandra Ivanova prezantuan këngën e tyre të përbashkët "Mbetu" me një video shumëngjyrëshe që na transferon në bregdet. Aleksandra i bashkohet për herë të parë ekipit të Atanas Zajkov - Atazar dhe Krëstjo Livrov - Kris..

botuar më 24-07-22 8.10.PD

"Xhaz nën yje" në Kamen Brjag

Shkëmbinjtë mbi fshatin Kamen Brjag, jo shumë larg qytetit tonë bregdetar të Kavarnës, për të dhjetën herë bëhen skena e Festivalit "Xhaz nën Yje". Këtë vit eventi zhvillohet më 19 dhe 20 korrik. Natën e parë adhuruesit e xhazit shijuan..

botuar më 24-07-20 7.15.PD