Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sistemi zgjedhor – molla e sherrit në kohët e trazirave

БНР Новини
Avokatja e Popullit Maja Manollova (majtas) dhe përfaqësues të Komitetit të iniciativës e parashtruan në Parlament projektin për ligjin e ri zgjedhor.
Foto: BGNES

Një prej detyrave të ngutshme të Parlamentit që para se të bëhet e qartë nëse Bullgaria do të ketë qeveri të re në kuadrin e këtij Parlamenti, ose do të ketë zgjedhje parlamentare para afatit është ajo për ndryshime të reja në Kodin Zgjedhor. Këto ndryshime u parashtruan para pak kohe, vetëm një javë para zgjedhjeve presidenciale dhe referendumit kombëtar. Mirëpo, tani bëhet fjalë për një ndryshim të madh në sistemin zgjedhor sipas vullnetit të mbi dy mln e gjysmë shtetasve, të cilët votuan në referendum për aplikimin e zgjedhjes mazhoritare të deputetëve në dy raunde. Të mos kihet parasysh një votë kaq kategorike është jo vetëm jodemokratike, por edhe e rrezikshme për çdo një forcë politike, e cila do ta injoronte. Partitë e kuptojnë këtë dhe megjithë rezervat e tyre e pranojnë sfidën për ndryshim.

Projekti për ndryshime, i cili u parashtrua në Parlament nga Avokatja e Popullit Maja Manollova dhe nga mbështetësitë e idesë për votë mazhoritare, parashikon krijimin e 231 rajoneve zgjedhore në Bullgari dhe të 9 rajoneve jashtë shtetit. Në këtë situatë çdo një deputet do të mund të kandidojë vetëm për çdo një prej tyre. Fituesi do të jetë ai kandidat, i cili ka marrë më shumë se gjysma prej të gjitha votave reale. Në qoftë se në raundin e parë nuk ka deputet të zgjedhur, do të zhvillohet raund i dytë. Ndarja e re e rajoneve shtron çështje serioze. Nga njëra anë për shkak të shpopullimit të disa rajoneve do të ketë nevojë për bashkimin e disa krahinave dhe kjo do të shkaktonte disa probleme. Parashikohet gjithashtu që në këto rajone të mund të votojnë vetëm shtetas pa regjistrim të përkohshëm të adresës së tyre jashtë vendit. Si do të shpërndahen mandatet përtej kufirit, këtë nuk e di madje parashtruesja e projektit. Avokatja e Popullit nuk komenton se e ka parashtruar variantin më të mirë dhe thotë se motivi i saj kryesor është ta mbrojë vullnetin e popullit, të shprehur në referendum dhe nuk ka biseduar me asnjë forcë politike.

Sipas informatave jozyrtare partia që ishte në pushtet deri tani GERB ka marrë vendim për ta përkrahur në Parlament vullnetin e popullit, të shprehur në referendum. Në bisedimet me të gjitha partitë parlamentare, pa Partinë Socialiste Bullgare, GERB ishte siguruar se ata nuk do të votojnë për sistemin mazhoritar, të propozuar nga iniciatorët e referendumit. Votat e partisë GERB në Parlament nuk do të mjaftojnë për aplikimin e sistemit mazhoritar, por në qoftë se Partia Socialiste Bullgare e përkrah taktikën e saj, atëherë ky sistem do të miratohet. Çfarë do të bëjnë socialistët, kjo nuk mund të thuhet, por tani për tani ata sikurse janë pro sistemit të përzier zgjedhor, sipas të cilit 120 prej deputetëve do të zgjidhen në mënyrë mazhoritare, kurse 120 deputetët e tjerë – sipas sistemit proporcional.

Sipas ekspertëve, një sistem eventual mazhoritar do të jetë në favor të partive më të mëdha, si GERB dhe Partia Socialiste Bullgare dhe do të pakësojë shanset e partive më të vogla. Paralajmërimet se sistemi zgjedhor mazhoritar në kushtet e Bullgarisë do t’i thellojë edhe më shumë problemet lidhur me votat e manipuluara, ose të blera, dhe nuk do t’i zgjidhë, mbeten në plan të dytë. Argumenti i Avokates së Popullit Maja Manollova se politikanët tashmë kanë gabuar shumë herë dhe nuk do të jetë fatale në qoftë se tani edhe populli bën gabim në vendimin e tij në referendum, siç duket përkrahet në një shkallë të madhe edhe nga forcat kryesore politike. Si do të zhvillohet ky ndryshim radikal në sistemin zgjedhor të vendit, i përgatitur shpejt dhe në kohëra të trazira politike, kjo do të bëhet e qartë së shpejti.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Denica Saçeva nga GERB

Reagimet në Kuvend për propozimin e PP-DB për shtyrjen e mandatit të kabinetit

Forcat politike të përfaqësuara në parlament kanë reaguar me një dozë të fortë skepticizmi ndaj propozimit ekscentrik të "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) që presidenti Rumen Radev të shtyjë për 3 muaj dorëzimin e mandatit..

botuar më 24-07-16 3.18.MD
Aleksandër Nikolloski

Ngjarjet me adresë ballkanike

Shkupi dëshiron të tërheqë mallra nga Evropa drejt Selanikut përmes  një linje të re hekurudhore Ndërtimi i linjës hekurudhore përgjatë Korridorit 10 është prioritet për Maqedoninë e Veriut, tha ministri maqedonas i Transportit Aleksandër..

botuar më 24-07-12 4.40.MD

Po diskutohet krijimi i linjës ajrore Sofje – Tiranë

Turizmi është diplomacia më e mirë sepse shoqërohet gjithmonë me emocione pozitive dhe kujtime të mira. Jemi jashtëzakonisht të impresionuar nga ajo që ka arritur Shqipëria në fushën e turizmit, tha ministri bullgar i turizmit Evtim Milloshev në..

botuar më 24-07-12 10.28.PD