Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Maqedoninë mbetet në sferën e urimeve

БНР Новини
Foto: BTA

Vizita e punës e Presidentit të Maqedonisë George Ivanov në Bullgari na rikujtoi këto ditët e fundit për marrëdhëniet e afërta midis dy vendeve tona, por edhe për problemet mes tyre. Akademia Bullgare e Shkencave e dekoroi Kreun e Shtetit të Maqedonisë me titullin “Doktor honoris kauza” për kontributin e tij në shkencën juridike, në arsim, kulturë dhe në jetën publike.

Dekorimi mund të konsiderohet edhe si element i afrimit mes akademive të shkencave të dy vendeve, të cilat tashmë tre vjet shënojnë së bashku festën e shenjtorëve Kirill dhe Metodij – më 24 maj. Sivjet si shenjë e këtij afrimi u mbajt gjithashtu një ekspozitë në Sofje kushtuar lëvizjes së Bogomilit dhe letërsisë së saj. Në ekspozitë u paraqit gjithashtu një vëllim shkencor kushtuar modernizmit në letërsinë bullgare dhe në atë maqedonase gjatë shekullit të XX. Mirëpo, këto aktivitete, si dhe disa ngjarje të tjera që shënohen së bashku nga bullgarët dhe maqedonasit, nuk mjaftojnë për nënshkrimin e Marrëveshjes kaq të dëshiruar dypalëshe për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim.

Në një bisedë me homologun e tij maqedonas Presidenti Rosen Plevneliev vuri në dukje se ne duhet të vazhdojmë të ecim deri në fund në rrugën drejt nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje në emër të fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit. Kjo është edhe pozita e Presidentit Ivanov, i cili në një intervistë për një media bullgare komentoi se për nënshkrimin e marrëveshjes tashmë është humbur shumë kohë dhe një tekst, i cili mund të koordinohet nga dy vendet, nuk duhet të jetë pengesë për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale.

Për nënshkrimin e marrëveshjes nguli këmbë që para një jave edhe Presidenti i porsazgjedhur i Bullgarisë Rumen Radev. Tani, në bisedimin e tij në Sofje me Presidentin Ivanov, Radev na siguroi se do të punojë për vazhdimësinë në politikën ndaj Maqedonisë dhe kjo kërkon që kërkesa e Sofjes për nënshkrimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë të mbetet si kusht për përkrahjen e kauzës për integrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO. Mbetet ndjenja e vazhdimësisë edhe në politikën e Maqedonisë ndaj Bullgarisë, pasi Presidenti Ivanov komentoi se Bullgaria, si Kroacia dhe Sllovenia, duhet të jetë më e angazhuar me vendet nga regjioni, të cilat ende nuk bëjnë pjesë në BE.

Mirëpo, në fund të fundit nënshkrimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë nuk është në kompetencën e presidentëve, por të qeverive të dy vendeve, kurse ato në momentin e tanishëm ndodhen para një ndërrimi të rëndësishëm. Në Maqedoni do të ketë qeveri të re pas zgjedhjeve të parakohshme gjatë muajit dhjetor. Pritet që edhe në Sofje të ketë së shpejti një qeveri të re, por ka të ngjarë që së pari të formohet qeveri teknike me të drejta të kufizuara në politikën ndërkombëtare. Kështu qe siç duket që pranverën do të kemi qeveri të rregullt me të drejta të plota për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Në këtë situatë megjithë qëllimet e mira të shprehura këtë javë në Sofje nga presidentët Plevneliev dhe Ivanov, Marrëveshja për fqinjësi të mirë mes dy vendeve tona tani për tani mbetet në sferën e urimeve të mira.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Turqia dëshiron të anëtarësohet në BRICS Turqia ka aplikuar për anëtarësim të plotë në BRICS dhe anëtarësimi i saj do të diskutohet në samitin e organizatës në Rusi në tetor, raportojnë mediat bullgare. Nëse pranohet, do të jetë vendi i parë..

botuar më 24-09-07 8.15.PD
Prof. i Asociuar Spas Tashev

Një shoqatë bullgare ka shpërndarë një letër të rëndësishme drejtuar komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Shoqata "Pаsardhësit e refugjatëve dhe migrantëve nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe miq" shpërndau një letër të hapur drejtuar komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe përfaqësive diplomatike të akredituara në RSM dhe..

botuar më 24-09-02 7.45.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbia blen avionë luftarakë “Rafale” nga Franca për 2.7 miliardë euro Për gjithsej 2,7 miliardë euro, Serbia do të blejë nga kompania franceze “Dassault Aviation” 12 avionë të rinj luftarakë “Rafale” – 9 me një vend dhe 3 dyvendësh...

botuar më 24-08-31 10.40.PD