Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Nata e ngrënësve të reklamave”: kur reklamat kthehen në filma

БНР Новини
Foto: advfactory.org

Përpara më shumë se 40 vjetëve francezi Zhan Mari Bursiko si një djalë i ri fillon të zgjedhë video për reklamë, të cilat i propozon për transmetim nëpër sallonet e kinemave. Fillimisht asnjë nuk i kushton vëmendje. Më në fund një prej tyre bie dakord t’i xhirojë pas xhirimeve të rregullta pas mesnatë. Dhe pikërisht atëherë lind “Nata e ngrënësve të reklamave” – një film me metrazh të gjatë, i krijuar prej disa nga videot më të mira të reklamës në botë.

Si parim shfaqja është 5 orë, zgjat një natë të tërë dhe është shoqëruar me një shou me interpretime shumë atraktive. Një ngjarje e tillë do të zhvillohet në Sofje – më 25 nëntor, por si një version i shkurtër me një zgjatje prej 2 orëve e gjysmë. Akoma për aksentët në program tregon Adriana Gjuzeleva, një pjesë nga ekipi organizativ:

Edicioni i 36 i është kushtuar planetit Tokë. Reklamuesit i kushtojnë nderimin e nevojshëm përmes imazheve figurative të fuqishme të cilat ndikojnë. Filmi fillon me një koreografi e cila bën një përshtypje të madhe, e cila tregon një produkt të zakonshëm për pastrim. Ka reklama nga të gjitha skajet e botës – Meksikë, Peru, Francë, Indi, Angola, Brazili, Egjipt, SHBA, Koreja e Veriut dhe shumë të tjera. Një nga aksentët e tjera shumë interesante sivjet është “Luftërat midis yjeve”. Vizituesit gjithmonë shikojnë me interes dhe kureshtje të madhe. Ka diçka, e cila i mban “të ngjitur” pas ekranit dhe në një farë tensioni të këndshëm. Në çdo një moment janë gati të fillojnë të qeshin, të frymëzohen, të befasohen dhe bile të fillojnë të qajnë. I befason fakti sesi një varg prej reklamave mund të gërshetohet në film dhe kjo t’u pëlqejë.

Në vëzhgim të parë ngjarja duket kontradiktore: jetojmë në një botë, në të cilën reklamat janë kudo rreth nesh, njerëzit në masë i konsiderojnë për të mërzitshme dhe duan që të ikin prej tyre. Por në të njëjtën kohë ato janë në themel të një ngjarjeje, e cila shikohet prej mijëra njerëzve nëpër botë. Adriana Gjuzeleva e shpjegon këtë fakt kështu:

Reklamat prekin disa pikë të thella, të nënë vetëdijshme tek të gjithë ne. Dhe sado në mënyrë skeptike që të shikojmë mbi to, ato patjetër që mund të na emocionojnë. Një pjesë e madhe prej reklamave prekin tema të rëndësishme për njerëzimin. Psikologjia e formës është tjetër. Shkojmë të shikojmë film, jemi në një gjendje krejt tjetër. Këto nuk janë reklamat, të cilat kalojnë çdo ditë nëpër kanalet televizive – mjaft të mërzitshme dhe të padukshme. Për kaq vjet Zhan Mari Bursiko ka ndërtuar një stil, përmes të cilit prej çdo një video ai krijon film. Dhe çdo vit filmi është i ndryshëm. Ai imponon një shije, e cila është shumë e suksesshme dhe gjatë këtyre 36 vjetëve shikohet në të gjithë botën.

A ka një formulë për sukses? Cila është ajo e cila e bën reklamën të mirë?

“Nuk mund të përcaktohet një gjë. Ajo është një përbërje prej detajeve, përbërëse dhe bile gjendje shpirtërore. Në vend të parë qëndrojnë ideja, muzika, si pikërisht është prezantuar një produkt i caktuar. Me rëndësi është emocioni dhe fakti nëse aty merr pjesë ylli sportiv ose nga kinemaja. Nuk ka një përgjigje konkrete të kësaj se kush e bën një reklamë të mirë. Nganjëherë idetë pa pretendime të mëdha mund ta bëjnë reklamën gjeniale. Ka shembuj të shumtë për reklama, tek të cilat arrihen deri tek gjërat më të fundit, që të mund ato të mbahen mend. Shfrytëzohen tematika si seksi, politika, jetesa, që të mund të arrihet më lehtë dhe më fort deri tek konsumatori. Përdoren bile pamje shokuese. Por, nganjëherë më e thjeshta dhe më e lehta për t’u mbajtur mend në fakt bën një përshtypje më të madhe.”

“Nata e ngrënësve të reklamave” është për të gjithë njerëzit, të cilët janë të përfshirë në fushën e reklamës, kërkojnë kreativitet dhe një frymëzim, ose thjesht duan të dëfrejnë në bazë të një mënyre të pa zakonshme.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria do të reklamohet si destinacion për arsimin e lartë

Bullgaria është ndër vendet në Evropë me përqindje të lartë të studentëve të huaj. Për momentin pesha e studentëve të huaj në vendin tonë është rreth 8%, çka na rendit ndër vendet e para në rajon. Këto të dhëna i prezantoi ministri i Arsimit, Galin..

botuar më 24-06-07 2.18.MD

Tre ditë rikrijime historike në kodrat Carevec

Nga data 7 deri më 9 qershor, Festivali Ndërkombëtar i Rikrijimeve Historike në Veliko Tërnovo do të mbledhë grupe të rishfaqjes historike dhe rikrijues të pavarur nga Bullgaria, Greqia, Italia, Rumania, Sllovakia dhe Serbia në Kështjellën Historike..

botuar më 24-06-07 6.10.PD
Todor Galev

Bullgarët janë ndër më të ndjeshmit ndaj dezinformatave dhe konspiracioneve në Evropë

Pothuajse dy të tretat e bullgarëve besojnë në teoritë e konspiracionit, tha për BNR Todor Galev nga Qendra për Studimin e Demokracisë në bazë të një sondazhi ekspres të opinionit publik, i cili do të prezantohet sot. Shumica e njerëzve..

botuar më 24-06-06 9.46.PD