Në pjesën lindore të malit Rodopa, në afërsi të fshatit Mallo Gradishte të bashkisë së qytetit Ljubimec, shtrihet kompleksi i lashtë i kultit “Gurët e Shurdhër”. Të dhënat e para për ekzistencën e tij datojnë nga fillimi i shekullit XX dhe iu përkisnin vëllezërve çek Herman dhe Karell Shkorpill, themeluesve të arkeologjisë shkencore në Bullgari. Mirëpo, sekretet e këtij monumenti filluan të zbulohen mezi në vitin 2008, kur zënë fill hulumtimet reale arkeologjike.
Më shumë hollësi sjell docenti Georgi Nehrizov, studiues shumëvjeçar i kompleksit:
“Ky është një kompleks i madh i cili shtrihet në një sipërfaqe nga më se 1 kilometër katror. Ai përfshin majën Shën Marina, në të cilën supozohet se ngrihej kështjella mesjetare Efrem. Krahas kësaj në kufijtë e tij hyjnë edhe kompleksi i grupeve shkëmbore të njohura me emrin Gurët e Shurdhër.”
Për këtë nga ku vjen emri doc. Nehrizov shpjegon:
“Gjithnjë na ka bërë përshtypje mungesa e dëgjimit në këtë vend. Shkëmbinjtë e gëlltitin tingujt dhe nuk ka jehonë. Sivjet bëmë një eksperiment me specialistë nga Instituti i Mekanikës, me të cilët analizuam akustikën. Ata ripohuan qëndrimin tonë. Tani duhet të zbulojmë, pse është ashtu.”
Kompleksi bënë përshtypje me kamaret e shumta për të cilat docenti Nehrizov shpjegon:
“Ato janë monumente të përhapura kryesisht në Rodopet Lindore përgjatë rrjedhjes së lumit Arda. Ato kanë të bëjnë me kulturën e trakëve. Gërmimet arkeologjike dëshmojnë për këtë. Mirëpo, duke analizuar shtresat kulturore zbuluam edhe një shtresë nga fundi i mijëvjeçarit të pesë dhe fillimi i mijëvjeçarit të katërt para Krishtit. Ato përbëjnë gjurmët më të hershme të pranisë njerëzore aty. Akoma nuk jemi të sigurt çfarë ishin funksionet atëherë. Nga kjo periudhë disponojmë pak materiale, kryesisht qeramika dhe vegla primitive prej eshtre. Epoka e bronzit nuk ka lënë gjurma. Mirëpo, shfrytëzimi më intensiv i këtij objekti daton nga fillimi i epokës së hershme të hekurit. Shtresat kulturore me trashësi më se 2.5 metra na japin një informacion shumë të mirë për zhvillimin e kompleksit, duke zbuluar shumë impiante të lidhura me rite dhe praktika të kultit.”
Gurët e Shurdhër herën e radhës erdhën që të na tregojnë synimin e trakëve të zgjedhin për praktikat e kultit rajone të majave ose përreth shkëmbinjve, mendon studiuesi dhe vazhdon:
“Kamaret e gdhendura mbi shkëmbinjtë janë më se 500. Ky është grupi më i madh i kamareve shkëmbore në malin Rodopa të zbuluara deri tashti. Padyshim ato shfrytëzoheshin për plotësimin e riteve të kultit. Gjurma të tjera nga trakët janë vatrat ku ata kryheshin rite të ndryshme të lidhura me zjarrin.”
Vrimat që shihen kudo mbi shkëmbinjtë çojnë te kamare të vogla me dysheme pak të rrumbullakosura, ku mund të vihet një urnë. Kjo vjen t’u sugjerojë shkencëtarëve, se bëhet fjalë për impiante të varrimit. Një nga zbulimet e para të ekipit të docentit Nehrizov është një petroglif – figurë parahistorike rikrijuar mbi gurin, i cili nuk ka datim të saktë.
“Është shumë e vështirë të caktohet kronologjia e ndonjë figure të gdhendur mbi shkëmbin. Supozojmë se bëhet fjalë për ndonjë shenje simbolike – varkë diellore, e cila kalon rrugën e saj mbi qiellin.”
Viti 2016 është tepër e suksesshme për studiuesit e monumentit “Gurët e Shurdhër”. Lidhur me këtë docenti Nehrizov thekson:
“Më interesant është grupi i figurave qeramike antropomorfe dhe zoomorfe të zbuluara në afërsi të një vatre. Ato figura janë të ashpra por shumë ekspresive. Ato janë figurat e burrave dhe grave të punuara me karakteristikat seksuale. Ka edhe kafshë, të cilat vështirë mund të dallohen. Ka edhe ena tepër të vogla. Materiale të ngjashme shpesh zbulohen në objektet trake, por deri tashti gjetjet vetëm në një vend nuk ishin aq të shumta.”
Sipas arkeologëve ato janë dhurata, ose sende për kryerjen e riteve përreth vatrës. Ka mundësi, që ato të punoheshin edhe rreth vatrës, që t’u jepeshin besimtarëve. Një zbulim tjetër interesant është amfora me doreza me aplikacione që hasen rrallë si zbukurim. Mbi enën shihen vrima të vogla të rrumbullakëta dhe trekëndëshe, të mbushura me rrëshirë dhe me gurrëza të vogla të bardhatë gdhendura në të. Ata ishin në kontrast me sfondin e zi të enës dhe kështu krijuan një pamje të përkryer estetike.
Zbulimet arkeologjike – monedha dhe qeramika, dëshmojnë, se vendi ishte i populluar deri në fund të shekullit XII. “E lidhim këtë me njoftimin e kronistit të Kryqëzatës së Katërt Zhofroa djo Villarduen, i cili përmend, se ushtarët pushtojnë kështjellën Efrem. Ndoshta atëherë u asgjësua edhe kompleksi “Gurët e Shurdhër”, përfundon docenti Nehrizov.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: arkiv
Më 22 shtator 1908 u shpall Pavarësia e Bullgarisë. Pas aktit më të guximshëm të pavarur në historinë bullgare - Bashkimit të Rumelisë Lindore dhe Principatës së Bullgarisë, bullgarët demonstruan edhe një herë fuqinë e unitetit dhe besimin në forcat e..
Arkeologët bullgarë zbuluan një statujë të dytë në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit antik Heraklea Sintika. Arkeologët nga ekipi i Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski hasën në një tjetër skulpturë mermeri pranë vendit në kanal ku në..
Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore...