Pas konsultimeve politike të Presidentit me forcat parlamentare para se të fillojë dorëzimin e mandateve për krijimin e qeverisë së re në kuadrin e këtij Kuvendi, pritjet për një qeveri të tillë duken si një iluzion. “Kundër” janë jo vetëm formacionet më të mëdha – GERB dhe Partia Socialiste Bullgare, por edhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë, koalicioni i djathtë Blloku i Reformatorëve dhe partia e majtë ABV. “Pro” një qeverie në kuadrin e Parlamentit të tanishëm janë Fronti Patriotik, Qendra Demokratike Bullgare – Bashkimi Kombëtar, dhe partia nacionaliste “Ataka”. Mirëpo këto parti dinë se nuk mund vetë të formojnë qeveri, sepse deputetët e tyre janë 42 dhe për të krijuar qeveri kanë nevojë për 121. Partitë e tjerra nuk janë gati të ofrojnë përkrahje prej 79 votave për kompensimin e kësaj mungese.
Në këtë situatë hapi tjetër i presidentit Plevneliev është dorëzimi i mandateve për krijimin e qeverisë. Pas bisedimeve suplementare në kuadrin e mbledhjes së ardhshme të Këshillit Konsultativ për Siguri Kombëtare, kreu i shtetit më parë do t’i dorëzojë një mandat partisë më të madhe – GERB. Nëse GERB-i refuzon, mandati do t’i dorëzohet Partisë Socialiste Bullgare. Në se ajo gjithashtu refuzon, Rosen Plevnelievi do të zgjedhë një parti tjetër për mandatin e tretë. Sipas Kushtetutës pas dështimit të mandatit të tretë Presidenti duhet të formojë një qeveri teknike. Zakonisht është puna e Presidentit që të shpërndajë Kuvendin dhe që të saktësojë datën e zgjedhjeve parlamentare, por ai nuk mund t’i bëjë këto gjëra në 3 muajt e fundit të mandatit të vet. Prandaj Gjykata Kushtetuese vendosi se me këto çështje do të merret presidenti i sapo zgjedhur Rumen Radev, i cili do të hyjë në detyrë më 22 janar 2017.
Në këto rrethana zgjedhjet për Kuvend do të zhvillohen pranverën e vitit të ardhshëm. Por deri atëherë deputetët duhet të punojnë me ritme të shpejtuara. Detyrat më urgjente të tyre janë pranimi i projektligjit për buxhetin e vitit 2017 dhe përcaktimi i sistemit zgjedhor për zgjedhjet e ardhshme. Mungesa e stabilitetit politik i bën këto angazhime shumë të vështira. Për zgjidhjen e problemit me sistemin zgjedhor po fillojnë konsultime politike me pjesëmarrjen e presidentit të ri Rumen Radev. Ekonomistët paralajmërojnë se është mirë që buxheti i vitit 2017 të jetë më konservator, për të mos vështirësuar zbatimin e tij. Në përkrahje të tezës se në kohën e krizës politike kontrolli mbi shpenzimet buxhetore është një detyrë e vështirë, nga Instituti i Ekonomisë Tregtare përmendin se “çmimi i krizës në Bullgari të viteve 2013-2014 është shumë herë më i madh sesa është çmimi i krizës “së madhe” pas vitit 2008”.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Vullneti i përbashkët dhe potenciali ekonomik i të dyja vendeve janë parakushte të rëndësishme për zhvillimin lart të marrëdhënieve tona, tha presidenti Rumen Radev në takimin me ambasadorin vietnamez Do Hoang Long. Në takim morën pjesë edhe..
Këmbëngulja për të kërkuar një zgjidhje ushtarake për konfliktin në Ukrainë është një propozim i humbur. Evropa duhet të mbështesë përpjekjet e SHBA për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Këtë e bëri të ditur presidenti Rumen Radev në Konferencën..
Ukrainës duhet t'i jepen garanci të besueshme dhe të qëndrueshme sigurie si një kusht i domosdoshëm për paqen e qëndrueshme, thuhet në një qëndrim zyrtar të Ministrisë së Jashtme bullgare me rastin e 3 viteve të "luftës së plotë të paprovokuar dhe..