Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali i xhazit në Ruse – stile të ndryshme dhe publik i mrekullueshëm

Më shumë se katër dekada Festivali i Xhazit në Ruse paraqet më të mirën të skenës bullgare. Gjatë të gjitha këtyre viteve në program kanë marrë pjesë edhe interpretues të huaj, por kjo kurrë deri tani nuk ka qenë theks në konceptin e organizatorëve. Sivjet edicioni i dyzetë e njëtë, i cili mbaroi para pak kohe, shënoi praninë më të madhe të huaj në historinë e festivalit.

Ndër pjesëmarrësit më të rinj ishin këngëtarët e sekstetit çek a capella Skety – një emër i cili meriton të mbahet mend për shkak të profesionalizimit dhe energjisë së mrekullueshme, me të cilën na mbushin muzikantët e rinj.

Skety nga ÇekiaJa edhe përshtypjet e Martës – një prej këngëtarëve në Skety:“Keni një festival të mrekullueshëm dhe një publik të jashtëzakonshëm, më të mirin që kemi pasur deri tani. Njerëzit në Ruse e pëlqejnë xhazin dhe e vlerësuan ndjenjën tonë të humorit. Mund të them se e dua këtë qytet edhe për një shkak tjetër – këtu ka lindur Elias Kaneti. Gëzohem se mund ta vizitojë shtëpinë e tij të lindjes.

Boris Petrov – ParçetoJam shumë i gëzuar se arritëm ta ftojmë miq të huaj në këtë edicion – na thotë saksofonisti Boris Petrov – Parçeto, drejtori artistik i forumit. – Ky është festivali më i vjetër i xhazit dhe i vetmi që zhvillohet pa ndërprerje kaq shumë vite. Merita është e bashkisë së Ruses, e cila gjithmonë e ka përkrahur. Përpiqem të ketë stile të ndryshme në festival. Jam në kontakt të pandërprerë me interpretuesit bullgarë dhe me ata të huaj, i ndjek aktivitetet e tyre muzikore, incizimet e reja. Festivali u themelua në vitin 1975 nga ati im Petër Petrov – Parçeto si një Takim Kombëtar i Xhazit, por në fund të viteve 80 morën pjesë muzikantë nga Polonia, Hungaria etj. Pas ndryshimeve në vitin 1989 ati im preferonte të ftonte xhazmenë bullgarë, që të mirëmbajë shpirtin e tyre. Duke e vazhduar veprën e tij vendosa se ka ardhur koha që forumi të bëhet ndërkombëtar.

Boris Petrov e hapi festivalin bashkë me Volfgang Shmid (bas kitarë) dhe Tomas Langer – kitarë nga Gjermania.

Për herë të parë interpretojmë muzikë së bashku – na tregon Borisi. – Ideja ishte e zotit Daniell Xhumalijski, i cili merret me reklamën e festivalit. Para disa vitesh ai organizoi te ne koncerte të Bili Kobmën dhe Volfgan Shmid. E quajtëm projektin S-P-L-D – sipas shkronjave të para të mbiemrave tanë. Nikollaj Danev luante në bateri. Volfgan Shmid është anëtar i Asociacionit të Xhazit në Munih. Ka incizuar albume me Bili Kobmën dhe muzikantë të tjerë të njohur me famë botërore. Filluam të flasim shumë shpejt në një gjuhë, kurse publiku e pranoi shumë mirë koncertin.

Mirosllava KacarovaNë skenën në Ruse ishte këngëtarja Mirosllava Kacarova, e cila paraqiti programin Desafinado Life, kurse Vlladimir Kërparov promovoi projektin e tij të ri.

Një përshtypje shumë të mirë në program bëri “Jocov Klarineten Sekstet”:

Muzika jonë shtrihet midis disa brigjeve – tha themeluesi i sekstetit Borisllav Jocov. – Xhazi është i pranishëm shumë fort, por ka elemente të stileve të ndryshme. Pa dyshim fakti se bashkë me ne është pianisti i xhazit Teodor Petkov e forcon praninë të xhazit. Gëzohem shumë dhe jam mirënjohës se formacioni ynë mori ftesë për këtë festival, kurse publiku në sallë na duartrokiti shumë përzemërt.

“Jocov Klarineten Sekstet”Gjithmonë interpretoj muzikë në Ruse me një gëzim të madh – tha pianisti Mario Stançev, i cili banon që prej vitesh në Francë. – Që si fëmijë i vogël kam qenë për vizitë këtu, isha mik me themeluesin e festivalit. I dua njerëzit në këtë qytet të mrekullueshëm, i cili ka publikun më të përzemërt në botë.

Mario Stançev dhe Lionel MartenMario Stançev paraqiti projektin e tij të ri Jazz Before Jazz, të incizuar në Francë bashkë me saksofonistin Lionel Marten.

Kam pasur jo pak koncerte në Bullgari, por e njeh vendin tuaj nga tregimet e Marios – na thotë Lionel. – Për herë të parë kisha shfaqje muzikore në Stara Zagora dhe kjo është një prej dhuratave të mia në jetë. Atje u takova me saksofonistin amerikan Xhorxh Gazon. Kisha vendosur të mos merresha me muzikë më shumë, por ai më bindi të mos e bëj këtë. Bashkë me të dhe me Marion përgatitëm një projekt, të cilin e paraqitëm në një sërë koncertesh. Festivali në Ruse ka një program të shkëlqyeshëm, dëgjova muzikë shumë të bukur dhe interesant, u takova me interpretues të jashtëzakonshëm. Ne bashkë me Marion vendosëm ta interpretojmë muzikën tonë pa mikrofona dhe kjo e shkurtoi distancën midis nesh dhe publikut. Përjetimi ishte i paharrueshëm.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: Ruse Jazz Fest

Më shumë nga rubrika

"Mrekullia e Krishtlindjes" - një këngë tjetër kushtuar Krishtlindjeve

Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev, i njohur me pseudonimin STOYCHOS. Përderisa Stefani ka dy këngë origjinale, për STOYCHOS dueti i..

botuar më 24-12-23 8.10.PD

“Të pëlqej”... një dhuratë feste nga Bellosllava

Duke i qëndruar besnike stilit të saj të butë dhe elegant, këngëtarja Bellosllava arrin gjithmonë të na befasojë. “Të pëlqej” titullohet kënga e saj më e re, këtë herë me reperin Bobo. Teksti është i saj, ndërsa muzika dhe aranzhimi janë të pianistit Zhivko..

botuar më 24-12-20 9.00.PD
Desi Dobreva

"Të dy"

Pasi vite më parë këngëtarja Desi Dobreva prezantoi versionin e saj të këngës së njohur të Maria Nejkovës , tani ajo na ofron një interpretim edhe më të ri dhe më modern të këngës “Të dy” - një remix i krijuar nga Fabrizio Parisi. Në të, DJ i famshëm..

botuar më 24-12-18 9.10.PD