Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pas konsultimeve të presidentit nuk ka rrugëdalje të qartë nga kriza, po presim procedurat kushtetuese

БНР Новини
Foto: president.bg

As konsultimet e Presidentit me partitë me përfaqësi parlamentare, as mbledhja e djeshme e Këshillit Konsultativ për Siguri Kombëtare nuk përfunduan me vendime konkrete për dalje nga kriza politike pas dorëheqjes së qeverisë së kryeministrit Bojko Borisov. Ishin shtruar vetëm disa hipoteza, pa ndonjë propozim konkret. Ndonjë vendim mund të arrihet vetëm pas zbatimit të procedurave të detyrueshme, të parashikuara nga Kushtetuta për raste të tilla. Pritet se Presidenti Rosen Plevneliev do të fillojë këto procedura të premten me dorëzimin e mandatit për krijimin e një qeverie të re. Partia e parë, e cila do të marrë mandatin është partia e cila qeveris shtetin deri tani – GERB.

Duke pasur parasysh deklaratat e bëra nga përfaqësuesit e saj, mund të parashikojmë se ajo do të heqë dorë nga formimi i një qeverie të re në kuadrin e parlamentit të tanishëm. Kështu mendojnë edhe anëtarët e partisë së dytë – Partia Socialiste Bullgare. Në se edhe ata refuzojnë, Presidenti do t’ia dorëzojë mandatin e tretë ndonjë formacioni tjetër, sipas zgjedhjes së vet. Në Këshillin Konsultativ për Siguri Kombëtare, Fronti Patriotik shpalli se është gati të pranojë mandatin, me kusht që formacioni i tij do të marrë përkrahje të mjaftueshme nga forcat e tjera politike. Gatishmëri parimore për një përkrahje të tillë shprehu lideri i partisë GERB Bojko Borisov.

Por shumë analizatorë nuk besojnë se ajo do të jetë e mundshme. Në vend të parë, sepse një qeveri e tillë do të duhet të qeverisë me të njëjtën shumicë e paqëndrueshme parlamentare – diçka që Bojko Borisovi e hodhi poshtë me dorëheqjen e vet. Në vend të dytë, sepse Fronti Patriotik ka ndër mend të ftojë në një qeveri eventuale ministrat e deritanishëm – edhe kjo nuk është e pranueshme për Borisovin. Blloku i Reformatorëve, i cili ishte partner koalicioni i GERB-it, gjithashtu preferon të formohet një qeveri e re në kuadrin e parlamentit të vjetër, por akoma nuk ka saktësuar kushtet, në të cilat është gati të formojë qeveri apo të përkrahë ndonjë qeveri të patriotëve. Hipotezat janë aq të prekshme, se vetë bashkëkryetari i Frontit Patriotik Valeri Simeonov pohoi se është e mundshme të kërkojë përkrahje edhe nga socialistët në se GERB-i refuzon. Me siguri, po të formohet një qeveri në kuadrin e këtij parlamenti, ajo do të funksionojë disa muaj dhe përsëri do të zhvillohen zgjedhje paraprake.

Nëse përpjekja e tretë për krijimin e qeverisë përfundon me dështim, Presidenti Plevneliev ka të drejtën të emërojë një qeveri teknike. Kjo do të jetë e tretja e tillë në mandatin e tij. Për këtë arsye ai preferon variantin e mëparshëm. Është i mundshëm edhe një variant tjetër – për formimin e qeverisë teknike nga presidenti i ri Rumen Radev. Mirëpo pasi Radevi e refuzoi ftesën për pjesëmarrje në Këshillin Konsultativ për Siguri Kombëtare, ky variant duket i pamundshëm dhe tregon se në këtë konfigurim politik presidenti i ri nuk dëshiron të angazhohet me përgjegjësi dhe preferon vetë të formojë qeveri teknike pasi marr detyrën e vet më 22 janar.

Derisa vazhdojnë sondazhet dhe konsultimet dhe “pushteti është hedhur në rrugë dhe askush nuk dëshiron ta marrë”, një çështje tjetër e rëndësishme e jetës politike të shtetit mbetet e hapur. Bëhet fjalë për sistemin zgjedhor sipas të cilit do të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme parlamentare – mazhoritar, proporcional apo të përzier. Në ditën, në të cilën u thërras Këshilli Konsultativ tek Presidenti, një diskutim i organizuar nga komisioni juridik parlamentar tregoi se forcat politike nuk janë gati të ndryshojnë sistemin zgjedhor në mënyrë urgjente. Kjo është në sfondin e votës kategorike të zgjedhësve në referendum në përkrahje të implementimit të sistemit mazhoritar. Kështu situata politike në Bullgari bëhet akoma më e ndërlikuar.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Diplomacia bullgare shënon 145 vjetorin e themelimit të saj

Në rezidencën "Bojana", ushtruesi i detyrës së kryeministrit dhe të ministrit të jashtëm, Dimitër Gllavçev i mirëpriti stafit diplomatik në pritje për Ditën e Dikaterit Diplomatik Bullgar - 19 korrik dhe 145 vjetorin e themelimit të shërbimit...

botuar më 24-07-23 10.19.PD
Олаф Шолц, Марош Шевчович

Ngjarjet me adresë ballkanike

Importet e litiumit nga Serbia do të ndihmojnë BE-në të zvogëlojë varësinë e saj nga Kina Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe nënkryetari i Komisionit Evropian i ngarkuar për energjinë Maros Ševçović do të vizitojnë..

botuar më 24-07-19 1.46.MD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova shprehu shpresën për të pasur një qeveri me mandatin e tretë

Në Sozopoll, ku sot mori pjesë në ceremoninë solemne para Monumentit të Apostullit të Lirisë Vasill Levski, me rastin e 187-vjetorit të lindjes së tij ,  nënpresidentja Ilijana Jotova shprehu shpresën për formimin e një qeverie me të tretin..

botuar më 24-07-18 5.02.MD