Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Piktori Bojko Kolev ushqen shpirtrat me tablotë FOOD të paraqitura në ekspozitën “LIVE”

БНР Новини

Galeria “Nuanca” me një vernisazh interesant paraqiti ekspozitën e re të piktorit Bojko Kolev. Autori hiperrealist u prezantua nga shkrimtari Ljuben Dillov-bir dhe nga Igor Markovski, i afirmuar në qarqet e koleksionuesve dhe admiruesve të artit. Tablotë e krijuesit Bojko Kolev janë në frymën e epokës moderne. Ai është një piktor i kohës sonë. Burim i frymëzimit të tij është jeta reale. Si rezultat ai krijon një iluzion të përsosur për realitetin. Kompozimet e tij janë interesante. Pamjet janë të kristalta dhe të pastra, të rikrijuara me teknikë që bënë përshtypje. Ajo na provokon të mendojmë sa janë të pikturuara për me tepër me bojëra të vajit mbi pëlhurën.

СнимкаTemat dhe subjektet në tablotë e tij janë sendet e ditës, të paraqitura nga krijuesi si vepra interesante të artit. Ngacmuese si një thelbi i hudhrës, si lugë për kafe, kavanoz, rriska të bukës të ngrohtë, spec i djegur i kuq, mollë dhe një sërë sendesh dhe ushqimesh të tjera të lidhura me jetën.

СнимкаHiperrealizmi është një stil në art me popullaritet të madhe. Ai u përhap gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX. Synimi për të krijuar një pamje të përsosur vizuale, më i afër realitetit, shoqëronte krijimtarinë e piktorëve gjatë shekujve. Përveç me veprat prej autori në stilin hiper realist, Bojko Kolevi njihet edhe si mjeshtër në punimin e kopjeve të tablove të krijuesve të ndryshëm si Leonardo da Vinçi, Rafaello, Van Gog, Klod Mone, Gustav Klimt, Modiliani etj.

СнимкаNjë nga tablotë e piktorit Bojko Kolev të rikrijuara në mënyrë poetike me fjalë nga Igor Markovski duket ashtu:

Unë jam admirues i madh i krijimtarisë së Bojko Kolevit. Ekspozita e tij me emrin “Ushqim” në të vërtetë është një ushqim më tepër për shpirtin. Do të them, se Bojko Kolevi pikturoi 8 libra të renditura njeri mbi tjetrin. Aq i fuqishëm është hiperrealizmi se mund të them një për një librat. Jetojmë në vitin “1984”, sepse kështu tha shkrimtari (Xhorxh Oruell) dhe Bojko e ka kapur momentin. Jetojmë në vitin 1984, sepse akoma jemi të preokupuar nga “100 vjet vetmia”. Fluturojmë mbi “Folenë e kukuvajkës” të parfumuar (“Parfumi” nga Patrik Zjuskind), sepse kështu thotë Ljosa (Mario Vargas Ljosa) dhe i themi njeri tjetrit “Aforizma” (Oskar Uajlld), pasikemi “Zemra për grabitje” (Boris Vian) dhe presim “Shpëtuesin në thekër” (Xherëm Selinxhër). Ato tetë libra të pikturuara nga Bojko Kolevi janë ushqimi për shpirtin. Pak është që të thuhet për të, se është gjenial në këtë, të cilën e bënë.

СнимкаPër stilin e pikturimit Igor Markovski thekson:

Hiperrealizmi si një stil u formua në vitin 1965 në Amerikë, kur krijuesit filluan të pikturojnë nga fotografi. Ata tregoheshin si do të dukeshin gjërat mbi tablo të rikrijuara me bojëra vaji. Në Evropë stili depërtoi mjaftë më vonë. Në fillim e konsideruan si një fenomen dekadent në artin figurativ. Nuk kishte shumë pasardhës, por pas vitesh u bë shumë modern. Dhe kjo ishte normale, sepse njeriu gjithnjë dëshiron të shprehë veten në ndonjë mënyrë origjinale. Hiperrealizmi në Bullgari ka shumë pasardhës. Interesohem për 12 piktorë që të zbuloj çfarë tjetër do të shtojnë në atë që pikturojnë dhe mendojnë. Më duket, se tani ky stil merr hov në Bullgari, sepse gjithçka është hiperrealiste. Njeriu mund të shikojë një laps me përmasa të zmadhuara, por ai duhet të ndjejë si pulson këtë tablo. Që të flasë me tablotë mjafton që të mbyllë sytë dhe ajo prapë të jetë para tij. Veprat e Bojko Kolevit karakterizohen pikërisht me këtë. Ai ka kapur çastin, gjë që është me më shumë rëndësi.

СнимкаPërgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: arkiv personal

Më shumë nga rubrika

Në Panairin e Librit në Frankfurt marrin pjesë 150 shtëpi botuese bullgare me mbi 300 tituj

Nga data 19 deri më 23 tetor, Frankfurti pret Panairin tradicional Ndërkombëtar të Librit, i konsideruar si panairi më i madh i librit në botë. Në edicionin e sivjetshëm marrin pjesë 7500 ekspozues dhe pritet që deri në fund të javës veprimtaria të..

botuar më 22-10-22 1.25.MD

Rrënoja dhe perandori në qendër të kryeqytetit

Një ekspozitë ndërkombëtare me temë "Sofia Art Projects:: Rrënojat dhe Perandoritë e Largoto" do të zbulojë para publikut hapësira të paarritshme në qendër të kryeqytetit dhe do të sjellë në jetë rrënojat e lashta. Për herë të parë pas 10 vitesh..

botuar më 22-10-22 8.05.PD

Kinemaja bullgare në fokus në Tunizi

Tre dokumentarë dhe tre filma bashkëkohorë bullgarë do të shfaqen në festën treditore të kinemasë bullgare në Tunis. Ngjarja organizohet nga Pallati i Kulturës në kryeqytetin tunizian nga 21 deri më 23 tetor. Festivali i filmit do të shoqërohet me..

botuar më 22-10-21 10.08.PD