Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarja Bojana Trajanova – nga traditat e New Orleans-it deri në “Mëhallën” bullgare

Prezantojmë albumet “Mëhalla” dhe “Too Big to Fail”

БНР Новини

Bojana Trajanova ka lindur në Sofje, mirëpo që në fëmijëri është zhvendosur me familjen e saj në SHBA. Atje ajo mbaroi arsimin e vet dhe atje nisi në rrugën e muzikës – për të kjo do të thotë rrugën deri në New Orleans. Bojana është bateriste, jeton në “Mekën e xhazit” dhe punon aktivisht me formacione të ndryshme muzikore. Në Bullgari zakonisht ajo vjen për të kaluar pushimet e saj, por i pëlqen që të prezantohet këtu në klube të ndryshme të natës dhe në festivale. Kohët e fundit studion muzikë popullore bullgare, mbledh përshtypje dhe incizime. Për të është befasues fakti se pavarësisht se është rritur në një ambient tjetër muzikor, folklori ynë e frymëzon shumë.




Në vitin 2014 ajo mblodhi nëntë pjesa folklorike në një album me titull “Mëhalla”. “Dëshiroja që në New Orleans të tingëllonte muzikë bullgare, sepse deri atëherë atje nuk kishte muzikë të tillë” – shpjegoi ajo.

Në trion, e cila ekzekutoi muzikën për albumin “Mëhalla” hyn fizarmonicisti nga SHBA Matthew Schreiber dhe bullgari Georgi Petrov (kitarë). “Provokuam një interes shumë të madh ndër kolegët dhe publikun. Përtej oqeanit njerëzit në të vërtetë e pëlqejnë muzikën tonë popullore – tha Bojana. – Folklori ynë vlerësohet shumë në tërë botën dhe është tepër modern. Për të rinjtë ritmet ballkanike dhe meloditë janë shumë interesante. Ata janë magjepsur nga kjo muzikë. Në disk përdorëm këngë tradicionale – shumica prej tyre janë popullore, ka një prej autori dhe një tradicionale për New Orleans, të cilën e gërshetuam me elemente bullgare – Saint James Infirmary. Këtë e fundit e përfshimë edhe në diskun tjetër, të incizuar me një bandë krejt të ndryshe. Është një këngë nga repertori tradicional i orkestrave të New Orleans-it, mirëpo ne e ekzekutojmë në variant folklorik bullgar.”

СнимкаBojana është personi që merret me çështjet organizative të formacionit “One Love Brass Band”. Drejtori i tij muzikor është saksofonisti Kyle Cripps. Banda është krijuar relativisht së fundmi dhe tashmë ka një album. “Ekzekutojmë nëpër festivale, klube, pritje private dhe me raste të tjera të ndryshme. Në New Orleans muzika është diçka që kërkohet shumë dhe ne mund të ekzekutojmë stile të ndryshme” – shpjegoi Bojana duke prezantuar grupin dhe albumin e tyre të ri:

“Jemi tetë persona në këtë grup. Përveç baterive ka dy trumbeta, dy saksofona, një trombë, një bastub dhe një kitarë. Nuk jemi një orkestër frymore standarde dhe për këtë arsye kemi kitarë. Në fakt kjo ishte ideja ime. Në New Orleans ka aq shumë “marching bands” – orkestra, të cilët ekzekutojnë duke marshuar – vetë unë punoj me disa prej tyre. Dhe për këtë arsye krijuam diçka të re dhe interesante. Ekzekutojmë rege, por me instrumente frymore. Dhe diçka tjetër – ne nuk marshojmë, japim koncerte në skenë. Dimë tërë repertorin tradicional, por preferojmë të ekzekutojmë fusion, muzikën tradicionale për New Orleans e gërshetojmë me ritmet e Xhamajkës dhe Ishujve të Karaibeve. Kënga jonë më emblematike është “Too Big to Fail” (“Tepër i madh për të rrëzuar”), kështu quhet dhe tërë albumi. Në vitin 2008 gjatë kohës së krizës së madhe financiare në SHBA shumë banka ishin në rrezik të falimentimit. Qeveria i ndihmoi ato duke lëshuar mjete financiare. Mirëpo atëherë askush nuk mendonte për njerëzit e zakonshëm, të cilët zhytën në borxhe. Kjo pjesë është komenti ynë i bërë me anë të muzikës. Në album përfshimë dhe “Mango Tree” (“Pema e Mangos”), një pjesë që nuk është pikërisht muzikë rege, është një ritëm kalipso. Në album ka akoma nëntë pjesë të tjera.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Mrekullia e Krishtlindjes" - një këngë tjetër kushtuar Krishtlindjeve

Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev, i njohur me pseudonimin STOYCHOS. Përderisa Stefani ka dy këngë origjinale, për STOYCHOS dueti i..

botuar më 24-12-23 8.10.PD

“Të pëlqej”... një dhuratë feste nga Bellosllava

Duke i qëndruar besnike stilit të saj të butë dhe elegant, këngëtarja Bellosllava arrin gjithmonë të na befasojë. “Të pëlqej” titullohet kënga e saj më e re, këtë herë me reperin Bobo. Teksti është i saj, ndërsa muzika dhe aranzhimi janë të pianistit Zhivko..

botuar më 24-12-20 9.00.PD
Desi Dobreva

"Të dy"

Pasi vite më parë këngëtarja Desi Dobreva prezantoi versionin e saj të këngës së njohur të Maria Nejkovës , tani ajo na ofron një interpretim edhe më të ri dhe më modern të këngës “Të dy” - një remix i krijuar nga Fabrizio Parisi. Në të, DJ i famshëm..

botuar më 24-12-18 9.10.PD