Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

120 vjet Akademia Kombëtare e Arteve Figurative

БНР Новини
Foto: wikipedia.org

Akademia Kombëtare e Arteve Figurative, shkolla më e vjetër prestigjioze e arteve figurative në Bullgari, shënon jubileun 120 vjeçar. Të shumta janë intelektualët të cilët në fund të shekullit XIX mbrojtën idenë për krijimin e shkollës së lartë të arteve figurative.

Që në vitin 1864 piktori dhe skenograf Nikollaj Pavlloviç bëri propozim të krijohet një shkollë bullgare e pikturimit si akademitë ekzistuese në Evropën Perëndimore. Idenë e përkrahën edhe Ivan Shishmanov, Ivan Mërkviçka, Anton Mitov, të cilët ishin pedagogët e parë të Akademisë. Me përkrahjen e tyre në vitin 1895 projekt ligji u paraqit nga ministri i arsimimit popullor në Mbretërinë e Bullgarisë Konstantin Veliçkov. Gjatë shkurtit të vitit 1896 ai u miratua nga Kuvendi Popullor. Krijimi zyrtar i Shkollës Shtetërore të Pikturimit u bë me dekret të Princit Ferdinand në vitin 1896. Fillimisht leksionet dhe praktika zhvilloheshin mbaheshin në shtëpi private.

Rektorati i Akademisë në fillim të shek. XXKritikja e artit Milena Bozhkova, e cila përgjigjet për koleksionin muzeor të Akademisë sjell më shumë hollësi:

Guri themeltar i godinës së kuqe, në të cilën sot ndodhet Akademia dhe e cila u shpall monument i kulturës, u vu në vitin 1906. Në koleksionin muzeor ruhet edhe kompleti ritual i hedhjes së gurës themeltare, vërë nga njeri prej pedagogëve në shkollën e pikturimit profesor Harallampi Taçev. Ai ishte dhuruar personalisht nga princi Ferdinand. Roli i princit dhe i familjes mbretërore ishte shumë i rëndësishëm për zhvillimin e Akademisë gjatë gjysmës së parë të shekullit XX. Princi Ferdinand ishte njeri prej mbrojtësve kryesorë të idesë për krijimin e Shkollës së Lartë të Arteve Figurative. Kjo traditë vite me radhë respektohej nga tërë familja mbretërore. Në periudhën midis dy luftërave botërore Mbreti Boris III dhe mbretëresha Joana rregullisht frekuentonin shkollën dhe dhuronin shumë libra të çmueshëm për bibliotekën e saj.

Atelieja e pikturimit në fillim të shek. XXMenjëherë pas krijimit Akademia jo vetëm që rregulloi gjendjen profesionale të piktorit bullgar, por ajo filloi të luajë rol të rëndësishëm në jetën kulturore të vendit.

Në vitin 1911 kolektivi pedagogjik dërgoi në Ministrinë e Arsimit një projekt për zhvillimin e shkollës. Në të kishte kërkesë që shkolla të bëhet Akademi e Arteve Figurative. Dhjetë vjet më vonë Shkolla Shtetërore e Pikturimit ndërroi emrin në Akademi të Arteve Figurative. Që nga viti 1995 u bë Akademi Kombëtare e Arteve Figurative.

Viti mësimor sivjet kalon nën shenjen e jubileut. Më 22 nëntor në sallonin e madh të Akademisë Bullgare të Shkencave, në një kremtim u dekoruan me fleta nderi gjashtë nga rektorët e fundit të Akademisë. Po këtë ditë u hap ekspozita “120 vite Akademia Kombëtare e Arteve Figurative. Rektorët”. Në të prezantohen veprat e 25 rektorëve të akademisë që nga themelimi e deri në ditët tona. U vunë në qarkullim dy pulla “120 vjet Akademia Kombëtare e Arteve Figurative” dhe “100 vjet nga lindja e profesorit Vasill Jonçev”. Më 12 dhjetor do të prezantohet libri jubilar “120 vjet Akademia Kombëtare e Arteve Figurative”. Në të u përfshin tekste të kritikëve të artit nga akademia, të cilët paraqesin katër etapat kryesore të historisë së Atelieja e skulpturës në fillim të shek. XXshkollës. Kremtimet do të përfundojnë gjatë shkurtit të vitit 2017 me një ekspozitë të madhe “120 vjet Akademia Kombëtare e Arteve Figurative. Pedagogët” në Galerinë e Arteve Figurative të Kryeqytetit.

Jubileu u shënua edhe jashtë shtetit në dy nga qendrat kulturore bullgare në Evropë. Në Varshavë gjatë prillit u rregulluam një ekspozitë në kuadrin e ditëve “Polonia, njohu të ardhmen e artit bullgar”. Vetëm para një muaji në Institutin Kulturor të Bullgarisë në Pragë prezantuam një ekspozitë i kushtuar 160 vjetorit të lindjes së drejtorit të parë të Shkollës Shtetërore të Pikturimit profesorit Ivan Mërkviçka. Të dy ekspozitat ishin nën kujdestarinë e Ministrisë së Kulturës të Bullgarisë.

Sot në Akademinë Kombëtare të Arteve Figurative përgatiten studentë në 18 specialitete të ndryshme në fushat e pikturimit, diturive për artet, restaurimit, dizajnit. Një fakt tjetër kureshtar nga historia e Akademisë është, se ajo është shkolla e parë e lartë në vend, e cila filloi të pranojë vajza. Kjo ndodhi që me formimin e klasës së parë të Shkollës së Pikturimit. Kështu Bullgaria u avancua para një sërë akademish të arteve figurative jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropën Perëndimore.

Ekspozita “120 vjet Akademia Kombëtare e Arteve Figurative. Pedagogët”Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: nha.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Aktori Icko Finci në moshën 91-vjeçare – një jetë që vazhdon të befasojë çdo ditë

Ichak Finci ka lindur më 25 prill, pjesë e të ashtuquajturit “brezi i artë” i aktorëve bullgarë. Për udhëtimin e tij 91-vjeçar në tokë, Icko Finci le gjurmë të dallueshme në jetën teatrale, filmike dhe kulturore bullgare. Ai ka lindur në Sofje,..

botuar më 24-04-25 7.30.PD
Bozhana Sllavkova

Një poeteshë bullgare fitoi konkursin "Mili Dueli"

Bozhana Sllavkova fitoi konkursin më të madh ndërkombëtar të poezisë "Mili Dueli", duke qenë autorja e parë bullgare që fitoi çmimin e madh. Në edicionin e 9-të të konkursit morën pjesë 711 autorë nga 104 vende. Tre bullgarë arritën në 50-shen..

botuar më 24-04-22 12.48.MD

Dian Kostov prezanton dimensione të reja të artit të krishterë në Bruksel

Krijuesi bullgar Dian Kostov transformon bazilikën më të madhe në Bruksel me ekspozitën-instalim “Udhëkryq – çmimi i zgjedhjes”, shkruan BTA. Skena 17 metra nga jeta e Krishtit dhe Virgjëreshës Mari, do të mund të shihen në fasadën e Bazilikës..

botuar më 24-04-21 10.52.PD