Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shenjtori me krahët e florinjtë – Dita e Shën Nikollas në kalendarin popullor

БНР Новини
Foto: arkiv

“Shenjtori i Peshkut”, “Shenjtori i Lagët Nikolla” ndërsa vende-vende edhe “Kisha e Peshkut”... të gjitha ato janë emra të festës së madhe popullore i kushtuar Shën Nikollas. Ajo gjithnjë bie më 6 dhjetor. Kjo është data, në të cilën Kisha Ortodokse Bullgare respekton Shenjtorin Nikollaj Mirlikijski Çudibërësi.




Që kur ishte gjallë ai njihej me mrekullitë që bënte. Veprat çudibërëse vazhduan edhe pas vdekjes së tij. Shën Nikolla mbeti në histori edhe si kundërshtar i etshëm të herezive dhe paganizmit. Në legjendat dhe gojëdhënat popullore bullgare Shën Nikolla ka shumë fytyra – nga djali i ri dhe i bukur me forcë të jashtëzakonshme fizike deri te plaku mjekërbardhë. Konsiderohet se është mbrojtës i peshkatarëve, marinarëve, shtëpisë, familjes dhe fëmijëve, tregtarëve e kështu me radhë. Pavarësisht nga mosha e caktuar nga përfytyrimet popullore, në disa prej përrallave dhe legjendave ai ka krahë të mëdhenj të florinjtë, me të cilët fluturon mbi dete dhe oqeane. Plaku Shën Nikolla mban dëborën e parë – ai e tund mjekrën e madhe të bardhë dhe prej saj fillon të bieborafije-fije. Që këtu edhe proverbi: “Sot është kremtja, nesër vjen bora”.

Sipas mitologjisë së krishtere, kur Zoti e ndante tokën dhe qiellin, Shën Nikollas i ranë detet, lumenjtë, liqenet dhe gjithçka që jeton në ujë. Konsiderohet se ai është sundimtar i stuhive, shtrëngatave dhe furtunave detare. Ndërsa krepi është shërbëtori i tij. Prandaj ai jo vetëm që është pjesë e përrallave, por zakonisht asiston në trapezën Ditën e Shën Nikollas.

Të shumta janë legjendat popullore u kushtuara veprave çudibërëse të shenjtorit. Në to ai gjithnjë shpëton njerëzit nga ndonjë fatkeqësi në det ose në oqean. Etnografi Dimitër Marinov ka regjistruar disa histori, për të cilat treguesit thuheshin se janë të vërteta. Një burrë dhe një grua lundruan me një varkë së bashku në mes të një dimri me acar të madh. Ndodhi ashtu, që uji u bë akull. Të dy udhëtarët i drejtuan lutje shenjtorit Nikolla duke dhënë fjalë për dhurata të shumta dhe të bollshme. Mirëpo, menjëherë pasi ai i shpëtoi, burri harroi premtimet bujare. Në po atë çast Shën Nikolla hodhi një shtrëngatë detare. Varka u shkatërrua. U shpëtua vetëm gruaja, sepse ajo i drejtoi fjalë falënderuese Shenjtorit Nikolla.

СнимкаDita e Shenjtorit Nikolla respektohet nga të gjithë bullgarët. Me forcën e vet mbi detet, lumenjtë, liqenet shenjtori siguron edhe lagështinë vitale, e cila sjell pjellorinë e tokës. Besohet, se krapi është peshku i preferuar nga Shenjtori Nikolla. Prandaj një nga ritet është, që në çdo shtëpi, në çdo trapezë festive të ketë peshk. Zakonisht gatuhet krap i pjekur i mbushur me arra dhe me erëza aromatike. Një mënyrë tjetër tradicionale të përgatitjes së krapit është, që ai të mbështillet me brumë dhe të piqet. Kështu në mënyrë simbolike lidhen ujërat e detit me rendimentet e bollshme gjatë vitit të ardhshëm bujqësor. Në se nuk ka krap, atëherë përgatitet ndonjë peshk tjetër.

Është e detyrueshme, që peshku të jetë me luspa. Kjo lidhet me besimin popullor, se krapi 40 vjeçar kthehet në një dragua plotë luspa të mëdha. Për trapezën e Shenjtorit Nikolla brumosen edhe kulaçe speciale. Njeri prej tyre i kushtohet shenjtorit. Gjellët rituale bekohen nga prifti. Ceremonia fetare që mbahet në kishë Ditën e Shën Nikolla dihet si “mesha e peshkut”. Dhe kjo nuk është e rastit, sepse peshku konsiderohet ndihmës i mbrojtësit të peshkatarëve – Shën Nikolla.

Që nga koha më e lashtë Dita e Shën Nikollas konsiderohet edhe festë tradicionale të fisit. Në shumë familje e respektojnë këtë ditë edhe të mos kenë ndonjëri, që ka ditë të emrit.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali i qëndistarisë paraqet traditën e qëndisjes në fshatin Vardim

Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..

botuar më 24-07-27 7.35.PD

Në Aksakovo u krijua grupi i parë i vajzave - gajdexhinj në Bullgari

Në qytetin Aksakovo, rajoni i Varnës, u krijua grupi i parë bullgar i gajdexhinjve vetëm me vajza. Këtë e bëri të ditur Nikolla Georgiev, drejtues i Shkollës së Gajdexhinjve “Trakia”, pranë së cilës u formua grupi. Ivelina, sijana, Sara, Kalina,..

botuar më 24-07-24 10.37.PD

Ribarica pret një festival folklorik

Njohësit e folklorit bullgar u mblodhën në fundjavat e 20 dhe 21 korrikut në fshatin Teteven të Ribaricës për Festivalin e Tretë Kombëtar dhe edicionin e gjashtëmbëdhjetë të "Festivalit të zakoneve popullore dhe kostumit autentik" në zonën e..

botuar më 24-07-21 8.50.PD