Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hillda Kazasjan për koncertin “Për Vili…”

Foto: Bulfoto/BGNES

Të gjithë studentët festojnë ditëlindjen time” – kështu gjithmonë bënte shaka Vila Kazasjan, i lindur më 8 dhjetor (Festën e studentëve bullgarë). Dirigjent, kompozitor, pianist – ai ishte një nga figurat më emblematike të muzikës bullgare. Kontributi i tij për zhvillimin e “Big Band”-it të Radios Kombëtare Bullgare është i madh – emri i Vilit ishte lidhur me të pothuaj katër dekada.

Me pjesëmarrjen e tij të pazëvendësueshme në vazhdim të shumë viteve ishin organizuar ngjarjet më të mëdha muzikore në Bullgari – Festivali Ndërkombëtar “Orfeu i Artë”, klasifikimi vjetor për këngë të lehta bullgare “Melodia e Vitit”, shouja televizive “Studio 1” dhe “Trumbeta e Vilit” – prototipi i formateve të tanishme muzikore për zbulimin e talenteve… Vili Kazasjan ndërroi jetën para tetë vjetëve. Deri në çastin e tij të fundit ai ishte i famshëm me ndjenjën e tij të humorit, të cilën e tregonte gjithmonë, pavarësisht nga peripecitë dhe problemet. Pikërisht në ditëlindjen e tij të 82-të do të mund të takohemi me artin e tij – në koncertin e organizuar nga e bija Hilda Kazasjan në bashkëpunim me shumë muzikantë të shquar.

Mendoj për këtë koncert tashmë katër vjet –tha Hilda. Bile ndihem pak fajtore, sepse vazhdimisht dikush më propozonte që të bënim diçka në kujtim të babit tim. E falënderoj shumë drejtorinë e Pallatit Kombëtare të Kulturës Mirosllav Borshosh dhe ekipin e tij për këtë se më dhanë mundësi që të organizoj ngjarjen pikërisht kështu, siç e përfytyroja – në përmasat e përshtatshme dhe me cilësinë, të cilën babai im e meriton. Muajt e fundit punonim shumë me Hristo Jocovin – i cili është kushëri im dhe muzikant i jashtëzakonshëm. Për ne ishte me rendësi që të nxjerrim nga arkivat e Radios Kombëtare Bullgare dhe Televizionit Kombëtar Bullgar veprat e Vili Kazasjanit, të cilat janë shumë të vlefshme, por pak të njohura. Babi ka krijuar muzikë, të cilën bile nuk e kishim dëgjuar. “Një manual i muzikës kinematografike” – kështu e quajti Hrtisto krijimtarinë e babait tim në këtë sferë. Në koncert ftova solistë, të cilët përkojnë me shijen muzikore të tij dhe të të cilët kanë qenë afër tij. Ndër ta janë Vasill Petrov, Orlin Goranov, Bogdana Karadoçeva . Jam shumë e lumtur për këtë se arrita t’i bind anëtarët e ish grupit “Studio B” që të marrin pjesë. Ky është formacioni i themeluar nga babai im, në të cilin hyn edhe nëna ime – Nadezhda. Ata nuk kanë kënduar së bashku aq shumë vjet dhe mendoj se kjo do t’i japë një emocion të mrekullueshëm koncertit. Në skenë do të ekzekutojë “Big Band”-i i Radios Kombëtare Bullgare dhe trioja, me të cilën punoj kohët e fundit – Hristo Jocov (perkusione), Zhivko Petrov (piano) dhe Dimitër Karamfillov (kontrabas). Ndër befasitë e këtij koncerti është suita romantike e përbërë prej katër pjesëve kinematografike me solist Borisllav Jocov (klarinet). Bija ime gjithashtu do të marrë pjesë në koncertin, kushtuar gjyshit të saj, dhe për këtë arsye emocionohem akoma më shumë.

Hilda Kazasjan tregoi edhe për rolin e dirigjentit aktual të Big Band-it Antoni Donçev në organizimin e këtij koncerti:

Në fakt ai ishte iniciatori. Sipas tij Vili Kazasjan është simboli i orkestrës, të cilën po e dirigjon, dhe për këtë arsye e pranon këtë koncert si njëfarë amaneti ndaj tij. Ndër mëritët më të mëdha të Vili Kazasjanit, sipas meje, është kjo se ai hapi dyert për një botëkuptimi tjetër, të cilin e sjell kjo muzikë. Ai punonte në vitet, kur muzika xhaz ishte e pakuptueshme bile për njerëzit inteligjentë. Nuk janë pak njerëzit, të cilat janë formuar nën ndikimin e tij. Gjatë muajve të fundit me Hristo Jocovin sikur jetonim në një realitet paralel. Dëgjonim muzikë nga 8-10 orë në ditë, për t’i zgjedhur këngët për koncertin. Hristo bëri aranzhime të mrekullueshme. Kështu do të prezantojmë këndvështrimin tonë ndaj krijimtarisë së babait, do të tregojmë se në ne jeton shpirtin e ti. Thanë se nuk ka njerëz të pazëvendësueshëm. Sipas meje ka të tillë – në të vërtetë janë pak, mirëpo babai im është një prej tyre. Ai kishte aq shumë cilësi të jashtëzakonshme – edhe nga pikëpamja njerëzore, edhe nga ajo profesionale. Punonte, jetonte, komunikonte me njerëzit në mënyrën e tij të veçantë. Me të gjithçka dukej sikur ishte shaka, mirëpo kurrë nuk bënte kompromise me profesionalizmin. Sipas meje jeta e një njeriu të tillë është një ngjarje e plotë. Nuk do të them asgjë për programin e koncertit, sepse ai do të jetë surprizë dhe besoj se do të jetë i mirë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Millço Leviev

Koncert kushtuar muzikantit të madh bullgar Millço Leviev

Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..

botuar më 24-10-28 12.30.MD

"Qetë"

Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..

botuar më 24-10-25 12.40.MD

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me një koncert atraktiv

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR)   me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..

botuar më 24-10-24 8.10.PD