Kur dëgjojmë fjalën “kalorës”, menjëherë përfytyrojmë një burrë të veshur në mburoja të një kalorësi dhe me një shpatë të madhe e të gjatë në brez. Në fëmijëri disa prej nesh kanë pasur çaste, kur kanë kërkuar të jenë “Kalorës”, kanë fituar kështjella, kanë luftuar me dragonj të imagjinuar ose kanë marrë frymëzim nga romani “Kryqtarët” të Henrik Senkeviçit. Bashkëbiseduesi tonë është një prej tyre. Gjatë vitit 2003 Mirosllav Lisiçkov krijon shkollën e vetme për skermë mesjetare evropiane në Bullgari. Ajo starton si një grup eksperimental për studimin dhe mësimin e arteve ushtarake mesjetare.
Arti evropian mesjetar i skermës, i cili është ruajtur në dokumentet me dorëshkrim dhe dokumentet e shtypura nga periudha e shekujve XIII-XIV, ka dy degë bazë – traditën italiane dhe gjermane. Një nga dorëshkrimet me një rëndësi fondamentale për studimin e traditës mesjetare evropiane të skermës është i ashtuquajturi Dobringer Hausbuh nga viti 1389. Ky është traktati i parë, nga i cili mësojmë për mjeshtrin e Madh Johanes Lihtenauer dhe artin e tij të skermës – Kunst des Fechtens, i cili ka vënë themelin e traditës gjermane të skermës deri në fund të shekullit të XIV. Nga ana e traditës italiane një rëndësi të madhe ka dorëshkrimi i ilustruar i Fiore dej Liberi nga viti 1409. Për idenë të zhvillohet ky art tradicional ushtarak nga Mesjeta dhe tek ne na tregon zoti Lesiçkov.
“Kjo është një trashëgimi e rëndësishme kulturore për kontinentin evropian si tërësi. Zhvillimi kulturor i Evropës është jashtëzakonisht dinamik. Formohet një art universal ushtarak, që ka qenë në rend të ditës në kuadrin e epokës përkatëse. Është me rëndësi të ruhet trashëgimia kulturore, sepse duke humbur dijen se cilët jemi ne dhe cilët kemi qenë, mbase do të humbasim dhe atë, se cilët duhet të jemi dhe se cilët jemi tani. Është interesante që njeriu të merret me një traditë të tillë kulturore. Ajo, pavarësisht anësh nocionit të gjerë për kulturë, sepse bëhet fjalë për kulturën e luftës dhe traditat ushtarake nga epoka, mund të jetë themeluese për tepër shumë cilësi. Si në nivel fizik, ashtu edhe në atë shpirtëror. Tri janë disiplinat bazë të cilat i studiojmë. E para fillon me një shpatë me një dorë. Përmes saj mësojmë alfabetin e skermës dhe gramatikën, e thënë në mënyrë përgjithësuese, pas së cilës shtojmë instrumente të ndryshme suplementare, si një mburojë e vogël, të quajtur bëkllër, ose mburojë fist drejt një shpate me një dorë – kjo është disiplina jonë e dytë. E treta është e lidhur me të ashtuquajturën shpatë të gjatë. Sipas prioritetit përdoret me dy duar, por ka momente, kur nga ana taktike është mirë ta manipulojmë vetëm me një dorë, prandaj takohet me nocionin dorë e gjysmë.”
Shpatat për stërvitje të përdorura në këtë shkollë janë kopje shumë precize të shembujve nga Mesjeta. Në Hungari dhe në SHBA punohen më të mirat, nën drejtimin e një farkëtari suedez. Pesha e shpatave është midis 1000-1300 gramë për një shpatë dhe 1400-2300 për 2 duar, por të futurën lëvizje, ato mund të godasin me një forcë të madhe. Përdoren dhe armë të pa mprehura, të cilat gjatë një përdorimi jo të rregullt mund të jenë të dëmshme për trupin. Ja përse ekipi është jashtëzakonisht i rëndësishëm sa i përket mbrojtjes – dorashka, maska prej rrjeti, mbrojtëse për grykën kurse për një punë më të fuqishme dhe një mburojë e trashë prej cope. Në shkollë stërviten persona të cilët i kanë mbushur 16 vjeçet, aktualisht ka dhe një pjesëmarrës në moshën 61 vjeçe, i cili nuk u le vend për asgjë kolegëve të vet më të rinj. Prej disa vjetëve gjatë verës organizohet dhe një shkollën në formë kampi.
Çfarë mesazhi sjell beteja me skermë nga periudha e Mesjetës?
“Për mua kjo nuk është thjesht një lojë e tillë, e shkëputur nga realiteti, e cila vjen nga kohërat e lashta – përgjigjet z. Lesiçkov. – Sipas kuptimit tim, kjo është një urtësi pothuajse e përsosur për shpëtim, të cilën ne mund ta marrim nga paraardhësit tanë dhe ta përdorim në jetën moderne. Në këto kohëra të ndera gjeopolitike, në të cilat jetojmë, mjeshtëri të tilla janë një bazë e mirë, në qoftë se nevojitet të mbështetemi tek burrat e rinj, të cilët rriten në Bullgari.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Radosllava Nedjallkova nga Milano u zgjodh "Bullgarja e Vitit 2023" në mesin e 24 bashkatdhetarëve të nominuar nga 19 vende. Dallimi me emrin e Shenjtores Zllata Mëglenska u dorëzua sot në një ceremoni solemne në Universitetin e Ekonomisë Kombëtare..
Sofja është mikpritëse e ekspozitës më të madhe të automobilave në Evropë këtë vit, tha për BTA Aleksandër Kostadinov, kryetar i Bordit Drejtues të Shoqatës së Prodhuesve të Automobilave. Nga 18 deri në 27 tetorit në Inter Expo Center, "Salloni..
Mbrojtja e kafshëve dhe fëmijëve të pafavorizuar, si dhe promovimi i nismave të ndryshme kulturore, janë thelbësore për përmirësimin e mjedisit jetësor në vendin tonë. Rreth kësaj ideje u bashkuan pianistja e talentuar Nadezhda Canova dhe princesha..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e pabesueshme - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen..