Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Analfabetizmi funksional i nxënësve bullgarë

Foto: BGNES

Në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës u prezantua raporti kombëtar “Shkencat natyrore dhe teknologjitë në shkollën e shekullit të XXI. Rezultatet e pjesëmarrjes së Bullgarisë në Programin për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve – PISA 2015”. Në vitet e 90-të Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik përpunoi një platformë për vlerësim të standardizuar periodik ndërkombëtar për nxënësit e moshës 15 vjeç. Nëpërmjet kësaj platforme bëhet krahasim midis sistemeve arsimore në shtetet e ndryshme dhe analizohet cilësia e tyre.

PISA analizon nivelin e përgatitjes së nxënësve për shoqërinë tonë bashkëkohore, të cilët ndodhen në etapën përfundimtare të arsimit të tyre të detyrueshëm. Programi vlerëson analfabetizmin funksional në fushën e leximit, matematikës dhe shkencave natyrore. Ai është orientuar drejt së ardhmes dhe mat dijet e domosdoshme për realizim dhe adaptim të suksesshëm të të rinjve ndaj realitetit të ndryshueshëm.

Pjesëmarrja e Bullgarisë në PISA

Bullgaria u përfshi në Programin për Vlerësim Ndërkombëtar në vetë fillimin e tij në vitin 2000 dhe ka marrë pjesë në të gjitha etapat e studimit me përjashtim të kësaj të vitit 2003. Aplikimi i PISA-së në shtetin tonë jep mundësi për bashkërendimin e arritjeve të nxënësve bullgarë me ato të nxënësve nga shtetet e tjera. Kështu mund të kuptojmë cilat janë rezultatet e politikës arsimore në Bullgari dhe nëse rezultatet u përgjigjen pritjeve të shoqërisë ndaj kësaj politike.

PISA ka gjashtë shkallë për arritje dhe që nga viti 2000 deri tani nxënësit bullgarë i përkasin nivelit të dytë në tri fushat e vlerësimit. Ky nivel është kufiri kritik i dijeve dhe kompetencave të nxënësve. Të gjithë pjesëmarrësit nën nivelin e dytë kanë probleme të konsiderueshme dhe nuk zotërojnë dijet dhe aftësitë e domosdoshme për realizim të suksesshëm.

Në studimin e zhvilluar pranverën e vitit 2015 kanë marrë pjesë 6363 nxënës. “Nxënësit bullgarë nga familje me status të ulët social, në të cilat arsimi nuk është prioritet, tregojnë rezultate shumë të ulëta. Nxënësit, gjuha e të cilëve amtare nuk është bullgarishtja, gjithashtu kanë nota të këqija – komenton Dijan Stamatov, zëvendës ministri i arsimit dhe shkencës. – Është mirë se shumica e nxënësve kanë prindër të arsimuar dhe me status më të lartë ekonomik. Mirëpo edhe rezultatet e tyre nuk janë mjaft të mira.

Ja se çfarë komentoi ministrja e arsimit Meglena Kuneva:“Rezultatet e vitit 2015 janë më të mira krahas atyre të viti 2006, por pavarësisht nga kjo janë shumë shqetësuese. Nuk do të bëj justifikime me këtë se në kohën e zhvillimit të studimit unë dhe zoti Stamatov nuk kemi qenë në këtë ministri. Sepse sipas meje të gjithë fëmijët, pavarësisht nga kjo se kush është mësuesi i tyre ose kush është ministri, janë përgjegjësi e shtetit. Dua të them dy gjëra. Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk mund të ndryshojë mjedisin familjar. Akoma studimi i mëparshëm na tregoi se rezultate më të mira kanë nxënësit, të cilët vijnë nga familje, që ofrojnë më shumë mundësi për fëmijët. Ministria do të sigurojë kushte, në të cilat familja nuk do të jetë faktori i vetëm për formimin e personalitetit. Dhe në vend të dytë – shkolla duhet të jetë një vend interesant për fëmijët, ku ata do të zhvillojnë aftësitë e tyre për të menduar në mënyrë kritike. Kjo do të thotë se kemi nevojë për programe të reja arsimore të orientuara ndaj praktikës dhe veprimtarive jashtë shkollore”.

Kuneva nënvizoi se shumica e mësuesve bullgarë kanë filluar karrierën e tyre në kohëra të tjera dhe kanë kuptime të tjera për mënyrën e mësimdhënies. Roli i tyre tani është i ri – të mësojnë fëmijët që vetë të gjejnë zgjidhje. Dhe për këtë arsye kërkesat ndaj mësuesve tani janë krejt të ndryshme. Ministrja Kuneva shtoi:

“S’ka nevojë të kritikojmë në mënyrë jo produktive. PISA është një sistem, i cili diagnostikon problemet në detajet e tyre dhe jep mundësi për zgjidhjen e tyre. Tani Bullgaria ka më shumë mundësi për krijimin e premisave të domosdoshme për brezat e rinj. Po të punojmë në këtë drejtim, rezultatet e ardhshme nga ky studim do të jenë më të mira.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në nivel personal, 60% e bullgarëve janë të kënaqur me vitin 2024, optimistë për vitin 2025 janë 47%

Gati 2/3 e bullgarëve kanë deklaruar se kanë qenë të lumtur në vitin 2024. 26% janë përgjigjur negativisht në sondazhin tradicional të fundvitit të “Trend”, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Jeta personale, familja, rrethi shoqëror dhe puna janë faktorët..

botuar më 24-12-20 11.48.PD
Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri

U inaugurua oborri i shkollës në fshatin Borje i rinovuar me mbështetjen e Bullgarisë

Me ndihmën e qeverisë së Republikës së Bullgarisë u rinovua oborri i shkollës 9-vjeçare "Xhafer Ollomani" në fshatin Borje të Kukësit. Projekti u realizua nga shoqata “Bullgarët e Shqipërisë” në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Tiranë...

botuar më 24-12-19 2.39.MD

Stefka Kostadinova përfaqëson vendin tonë në një ekspozitë në Bruksel

Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe sporti në BE", që u hap në Parlamentin Evropian në Bruksel. Ekspozita prezanton  atlete ikonike femra..

botuar më 24-12-18 2.38.MD