Shoqata e gazetarëve që flasin në gjuhën spanjolle në Bullgari bashkë me Lidhjen e Gazetarëve Bullgarë për të katërtin vit me radhë zhvilluan një konkurs për publikime gazetareske “Botët dhe ngjyrat”. Në ceremoninë e dorëzimit të çmimeve ishin të pranishëm ambasadorët e Argjentinës dhe Kubës, të ngarkuarit me punën ad interim të ambasadave të Spanjës dhe Venezuelës, Konsulli i Nderit i Ekuadorit, përfaqësues të Lidhjes së Gazetarëve Bullgarë.
Sivjet në konkurs u nominuan gjithsej 17 gazetarë dhe programe në drejtime dhe kategori të ndryshme. Në kategorinë “Etika profesionale dhe civile” mori çmim programi “12 + 3” i drejtorisë “Horizont” pranë Radios Kombëtare Bullgare. Shkasi për këtë çmim janë seria e intervistave për probleme aktuale në botë dhe te ne. Çmimin “Botët dhe ngjyrat” në kategorinë “Për ekologjinë, kulturën dhe traditat” të programit “Dita jonë” e mori drejtoria “Hristo Botev”.
Çmimin “Bashkuesi i kulturave” Shoqata e gazetarëve që flasin në gjuhën spanjolle ia dorëzoi Radio Bullgarisë pranë Radios Kombëtare Bullgare dhe ish kolegëve tanë nga Redaksia e Gjuhës Spanjolle Maria Paçkova dhe Vencisllav Nikollov.
“Gëzohem se kolegët më vlerësojnë mua dhe punën time – tha pas dekorimit Maria Paçkova. – Pjesa më e madhe e veprimtarisë sime si përkthyese kaloi në Redaksinë e Gjuhës Spanjolle të Radios Kombëtare Bullgare. Për mua kjo ishte një shkollë e vërtetë. Kemi mësuar kaq shumë nga kolegët tanë më të moshuar dhe kishim momente të jashtëzakonshme. Një pjesë e madhe e përvojës sime i detyroj Redaksisë së Gjuhës Spanjolle.”
Nga ana e vet Vencisllav Nikollov ia kushtoi çmimin e vet Radio Bullgarisë dhe shtoi:
“Në Radio Bullgarinë kam kolegë, me të cilët kemi punuar shumë vite me radhë dhe atyre u detyroj frymëzimin tim, me të cilën kam punuar si gazetar dhe përkthyes. Gjithashtu desha t’ia kushtoj çmimin tim atyre pionerëve, me të cilët para më shumë se 50 vitesh filluam ta mësonim gjuhën dhe kulturën spanjolle. Dëshira ime është që edhe ju të rinjtë pas disa vitesh të thoni se e keni vazhduar dhe e keni pasuruar veprimtarinë tonë.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta..