Në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Bullgare kryetari ekzekutiv i dhomës Bullgare të tregtisë Bozhidar Danev mendon se, në qoftë se pakësohen ose ndalohen harxhimet e mëdha e të tepruara të investimeve jo efektive dhe krijohen kushte për tërheqjen e investuesve të huaj, gjatë vitit 2017 Bullgaria mund të arrijë një vëllim ekonomik midis 5,6 dhe 6%. Sipas ekonomistit , investimet e huaja mund të mobilizohen edhe gjatë ndërtimit të infrastrukturës. Kështu për shembull, në vend që Bullgaria të harxhojë 100 milionë euro për projektin e toll-sistemit elektronik, siç është i ndërtuar në Hungari prej shumë vjetëve, thjesht duhet ta transportoi në territorin e vet. Danev mendon se, motorët kryesor të rritjes ekonomike gjatë vitit 2017 do të jenë makinë ndërtimi, industria elektronike, teknologjitë e larta dhe turizmi. Në qoftë se bëhet një riorganizim rrënjësor në drejtimin e bujqësisë, mund të pritet dhe kjo të ndihmojë për vëllimin gjatë vitit 2017. Ka dhe shpresë që gjatë vitit 2017 të ruhet një ndryshim pozitiv në strukturën e eksportit bullgar, të bazuar mbi produkte me një mbivlerë më të lartë. Aktualisht ka mijëra vende të lira pune, të cilat nuk mund të plotësohen dhe dhoma tregtare Bullgare do të ngul këmbë për lehtësimin e importit të punonjësve nga jashtë, sepse në tregun e brendshëm ka një mangësi të njerëzve me mjeshtëritë e duhura dhe kualifikime për një ekonomi moderne. Uria për specialistë çon deri në një rritje të rrogave për ta, kurse në këtë moment Bullgaria ka një vëllim më të lart të rrogave në Evropë, që mesatarisht për 1 vit është 8% dhe gjatë 1,5% vëllim të prodhueshmërisë së punës. Danev llogarit, se viti i cili po përfundon ka qenë i suksesshëm për Bullgarinë dhe për shkak të grumbullimit të premisave ndërkombëtare si për shembull ulja e çmimeve të lëndëve djegëse me 50% dhe ngjarjet në shtetet e tjera , të cilat kanë ridrejtuar drejt saj flukse të mëdha turistike. Mjerisht Bullgaria është shfrytëzuar në mënyrë të kufizuar prej këtyre prioriteteve dhe prandaj vëllimi i arritur ekonomik gjatë vitit 2016 prej rreth 3% është margjinal kundrejt këtij, i cili do të duhet të arrihet.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Vetëm 8% e bullgarëve investojnë, krahasuar me një mesatare prej 24% për Bashkimin Evropian, dhe vetëm 24% kursejnë para, sipas një sondazhi të agjencisë sociologjike "Trend", të kryer me porosi të Finance Academy midis 1005 qytetarëve të rritur në..
Bullgaria mund të përmbushë kriterin e konvergjencës për stabilitetin e çmimeve, i kërkuar për anëtarësimin në eurozonë, që në janar 2025 dhe të vazhdojë ta zbatojë atë për pjesën tjetër të vitit. Këtë e parashikon Banka Kombëtare Bullgare (BNB) në..
Ditën e sotme, më datën 27 janar 2025, u zhvillua ceremonia e hapjes së Dhomës së Tregtisë Bullgari-Shqipëri. Kjo është një iniciativë e përbashkët e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Sofje, z. Ivan Anchev, themelues i Arkadia Solution Ltd dhe..